Nga Adriatik Doçi
Krahas mundësisë së shpalljes ‘Non Grata’ nga SHBA dhe humbjes së të gjitha privilegjeve, Ilir Meta mund të përfundojë në duart e SPAK-ut nëse Gjykata Kushtetuese do të konfirmojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin nga posti i Presidentit, për shkelje të rëndë dhe të përsëritur të Kushtetutës. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se pse Ilir Meta po ‘lëviz çdo gurë’ për t’i shpëtuar shkarkimit si President, që nga tentativa për të orientuar procesin drejt kurtheve procedurale deri tek shantazhimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në raportin e komisionit hetimor, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në 9 qershor 2021, për shkarkimin e Ilir Metës, theksohet se përpos shkeljes së 20 neneve të Kushtetutës, Ilir Meta ka konsumuar edhe dy vepra penale, gjatë angazhimit të tij në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, në krah të opozitës. Kuvendi pretendon se Ilir Meta ka konsumuar veprën penale të thirrjeve publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal, dhe që dënohet dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet, si dhe veprën penale të thirrjes për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, parashikuar në nenin 266 të Kodit Penal, për të cilën është caktuar një dënim nga dy deri në tetë vjet. Kuvendi i referohet thirrjeve të vazhdueshme të Ilir Metës për vetëgjyqësi, për dhunimin e patronazhistëve, për prerjen e duarve dhe kushtimeve për të mprehur sëpatat.
“Rezulton nga aktet që janë marrë në shqyrtim se ne shumë nga daljet e veta publike, Presidenti i Republikës ka zgjedhur të përdorë një retorikë dhune dhe të favorizojë haptazi në sytë e publikut dhunën si mjet për zgjidhjen e problemeve përkundrejt mjeteve që ofron shteti i së drejtës. Kjo retorikë dhune, e justifikuar në mbrojtje të votës nga vjedhja, ka pasur përshkallëzim të fortë deri në fund të fushatës. “Nëse një votë vidhet, do u pritet dora në sheshin Skënderbe, Kryemadhit të parit dhe të tjerat”, deklaronte Presidenti më datë 1 mars 2021, duke u ofruar shqiptarëve “drejtësinë” e Mesopotamisë së lashtë, në vend të shtetit ligjor. Më 19 prill 2021 Presidenti lëshoi thirrjen: “Gjejini (patronazhistët)! Izolojini! Mos i toleroni!…Ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini, katundar e punëtorë, që nga Shkodra gjer në Vlorë!”. Më 21 prill 2021 parulla e ditës ishte: “T’i mprehin sfurqet, kosoret, lopatat, sëpatat t’i mprehin e t’i kenë gati për të dielën”, thuhet në raportin e shkarkimit të Metës.
Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton aspekte të elementeve penale që mund të ketë konsumuar Ilir Meta gjatë ‘dalldisjes’ së tij para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Por, nëse Gjykata Kushtetuese do të pranojë vendimin e shkarkimit të Ilir Metës, ky vendim konfirmon dhunimin e Kushtetutës nga Ilir Meta dhe është një mesazh i fortë për SPAK-un. Në njëfarë mënyrë, konfirmimi i mundshëm i shkeljes së rëndë të Kushtetutës, është edhe një konfirmim i konsumimit të dy veprave penale nga Ilir Meta.
Nga ana tjetër, Ilir Meta është subjekt i SPAK-ut për çdo vepër të dyshuar penale, në bazë të nenit 135 të Kushtetutës si dhe të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale.
Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë ditën e hënë për fatin e Ilir Metës. Nëse Kushtetuesja vendos shkarkimin nga detyra, Ilir Meta duhet të largohet që atë ditë nga Presidenca. Neni 63 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Presidentit hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Nëse Kushtetuesja do të rrëzojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin, Ilir Meta do të përfundojë mandatin dhe do të largohet nga Presidenca në korrik 2022 si të gjithë paraardhësit e tij.(Shqiptarja.com)
Fuck Ilir Muti
mos u beni merak se nuk shkarkohet ka lekun ai dhe i paguan dhe cdo gje vete nene rregull
duan ti marrin nje pjese te floririt te vjedhur qelbesires Cepanit
SHKARKIMI I Metes ,,jane denglat qe cfaqin deputetet tane debila ,vetem e vetem qe te genjehen popullata e vendit se ketu ka demokraci dhe ligji vepron dhe per Presidentin dhe jo per rangun pashte qe si pyet fare …dhe kjo ligjishmeri ka futur ne burg shume kriminele -hajdute dhe shkateruse dmth –as nje — vetem disa qytetare qe kane vjedhur korent nga halli i te ftohtit dhe varferise,,,prandaj i nderuar president ic mos e ruj sepse ne burg shkon i varferi dhe jo ti qe fle mbi florinjte e falur nga qaf kraba….mos i besoni o popull politikaneve tane se 31 vjet vetem kane genjyer …pooooor dhe ne si popull i mencur i votojme sepse jemi mesuar qe ti mbajme ne kuris dhe me zgjedhe ne qafe…largojini sa me pare pa ja u pire dhe piken e fundit te gjakut
Sikur nga nje lingote flori nga ato qe vodhi t’u jap gjykatesve, Meta shpeton e nuk shkarkohet Ai ka para dhe flori.
Ky palo president duhet detyrimisht të shkarkohet si Faqe Zi dhe pasi të gjykohet , të konfiskohet dhe të shpallet , me Dekret ” Jashqitja e Kombit së bashku më Sahlinë e Viçidolit . këta fundërina e spekullatorë pa anë e fund . Edhe Gjykimi e dënimi i Zotit eshtë me Gjykatën Kushtetuese .
Ne qoftese kushtetusja nuk e shkarkon, tregon se atje, ne Shqiperine e larget nuk egziston me as drejtesi, as kushtetute, as shtet, por e kane marre ne dore talebanet ate pune, prandaj, meqense Amerika ka filluar tu a leshoje talebaneve si ne Afganistan edhe ne Shqiperi do ti lere te lire te hane kokat e njeri tjetrit shqiptaret. Veçse nje gje mos te harrojne: kokat e para do jene prokuroret dhe avokatet e gjykatesit, pastaj politikanet.
Pse e zgjatni per kete shemtire,hajdut. Cfare president eshte ky dallkauk.