VIDEO: Elektrodë në shtyllën kurrizore, italiani i paralizuar ngrihet në këmbë!

8 Shkurt 2022, 15:10Shëndeti TEMA

Një ëndërr që vinte pas një makthi të gjatë. Një dhuratë shumë e madhe”; Michel Roccati, 30 vjeç është një prej tre pacientëve të paralizuar në Itali të cilët falë elektrodave të vendosura në shtyllën kurrizore, kanë arritur të ecin, të notojnë përsëri e t`i japin dhe biçikletës.

Komandat kalojnë përmes një tableti të kontrolluar nga pacienti, që lidhet me trurin e stimulon lëvizjen. Megjithatë objektivi final tani është të arrihet në një “by-ass wireless”, të aftë të marrë impulse elektrike nga truri e t`ia dërgojë automatikisht chip-it të implantuar në shtyllën kurrizore. Tashmë, synimi është që sistemi të testohet në një numër më të madh pacientësh.

Michel mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë rrugor në 2017-tën. Për muaj të tëra, ai qëndroi i shtruar në spital me shtyllën e kurrizit të thyer në disa vende e asnjë lloj ndjeshmërie të këmbë.

Ai thotë se nuk u dorëzua asnjëherë, por shpresoi gjithmonë se dikur, do të gjendej një zgjidhje për problemin e tij, e hyri të studionte dhe vetë funksionimin e trurit dhe shtyllës kurrizore, ndërsa sot ndihet me fat që mund të ngrihet vetë në këmbë sërish.

2 komente në “VIDEO: Elektrodë në shtyllën kurrizore, italiani i paralizuar ngrihet në këmbë!”

  1. fran says:

    “by-ass wireless”
    pa tel nga bytha….. ca i keni keto lajme ore tutkuner as nje copy-paste nuk beni dot….

    1. ben says:

      fran-kane dashur te thone “by-pass wireless”. Po cfare mund te presesh nga perkthyes qe nuk e kane haberin nga gjuha e huaj nga e cila bejne prkthimet, por u mjafton “google translator”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje