Nga Ivan Krastev
“New York Times”
Në javët e fundit të Luftës së Parë Botërore, një gjeneral gjerman u dërgoi një telegram aleatëve të tij austriakë, duke e përmbledhur kështu situatën. “Situata është serioze, por jo katastrofike!”. Pak orë më vonë mbërriti përgjigja e austriakëve:“Këtu situata është katastrofike, por jo serioze!”.
Sigurisht që kjo është një shaka, por që përmbledh më së miri mosmarrëveshjen aktuale midis Amerikës dhe Evropës sa i përket situatës në Ukrainë. Për Shtetet e Bashkuara dhe presidentin Joe Biden, që miratoi zyrtarisht të mërkurën një dislokim të trupave amerikane në Evropën Lindore, një pushtim rus i udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin është një “mundësi realiste”.
Për Evropën, jo dhe aq. Një diplomat i lartë gjerman e përmblodhi me pak fjalë këtë divergjencë:“SHBA mendon se Putin do të nisë një luftë në shkallë të plotë ndaj Ukrainës. Ndërkohë evropianët mendojnë se ai po luan bllofin”.
Ndoshta kjo mosmarrëveshje është e pritshme. Tek e fundit, për një publik europiano–perëndimor lufta në shkallë të gjerë, është përgjithësisht po aq e paimagjinueshme sa edhe një pushtim alien.
Dekadat e shumta të paqes në Evropën Perëndimore, të kombinuara me varësinë e thellë të kontinentit nga nafta dhe gazi i Rusisë, i nxisin zyrtarët evropianë të supozojnë se lëvizjet agresive ruse duhet të jenë me siguri një hile e Kremlinit.
Por tendenca evropiane për të pasur një qasje më të butë ndaj Rusisë pikërisht në këto momente, nuk shpjegon arsyen se pse pas alarmimit fillestar, edhe zyrtarët ukrainas duket se ndajnë tashmë të njëjtën pikëpamje me ta.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e minimizoi javën e kaluar kërcënimin e menjëhershëm të luftës, duke deklaruar se situata ishte “e rrezikshme, por e paqartë”. Për një vend të kërcënuar nga 130.000 trupa ruse në kufi, ky është një vlerësim i habitshëm. Po çfarë fshihet pas tij?
Përgjigja është befasuese, madje paradoksale. Evropianët dhe ukrainasit janë skeptikë ndaj një pushtimi të madh rus në Ukrainë, jo sepse ata kanë një pikëpamje më të mirë mbi Vladimir Putinin sesa homologët e tyre amerikanë. Përkundrazi, kjo ndodh sepse ata e shohin atë si më keqdashës.
Lufta, arsyetojnë ata, nuk është loja thelbësore e Kremlinit. Përkundrazi, loja kryesore bazohet tek një grupim i madh taktikash që janë të dizenjuara të destabilizojnë Perëndimin. Për Evropën, kërcënimi i luftës mund të rezultojë të jetë më shkatërrues sesa vetë lufta.
Amerika dhe Evropa nuk janë të ndara mbi atë që dëshiron të arrijë presidenti rus. Me gjithë spekulimet rreth motiveve të tij, shumë gjëra janë tanimë të qarta:Kremlini dëshiron një shkëputje simbolike nga vitet 1990, duke e varrosur rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Ftohtë.
Kjo e fundit duhet të marrë formën e një arkitekture të re evropiane të sigurisë, që njeh sferën ruse të ndikimit në hapësirën post-sovjetike, dhe që e hedh poshtë universalitetin e vlerave perëndimore. Në vend të ri–ngritjes së Bashkimit Sovjetik, qëllimi është rimëkëmbja e asaj që Putin e konsideron si Rusia historike.
Ky mesazh është përcjellë si në Uashington po ashtu edhe në Bruksel. Ndërkaq,në të dyja anët e Atlantikut ekziston një marrëveshje e përgjithshme se çfarëdo që të bëjë më pas, Kremlini nuk do të qëndrojë palëvizur. Pra Rusia nuk do të tërhiqet në heshtje.
Por ndërsa amerikanët priren të besojnë se Putin ka nevojë për një luftë të nxehtë në Ukrainë që të përmbushë ambiciet e tij të mëdha, evropianët, dhe me sa duket ukrainasit besojnë se një strategji hibride – që përfshin praninë ushtarake në kufi, përdorimin si armë të furnizimeve me energji dhe sulmet kibernetike – do t’i shërbente më mirë.
Dhe kjo qasje bazohet në disa arsyetime logjike. Një inkursion rus në Ukrainë, mund ta shpëtojë rendin aktual evropian. NATO nuk do të kishte zgjidhje tjetër, veçse të kundërpërgjigjej me vendosmëri, duke vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, dhe duke vepruar në unitet.
Duke e përshkallëzuar konfliktin, Vladimir Putin mund të bashkojë kundërshtarët e tij. Përkundrazi, frenimi mund të ketë efektin e kundërt:pa një pushtim, politika e presionit maksimal, mund të përfundojë duke e përçarëdhe paralizuar NATO-n.
Për të parë se si mund të ndodhë kjo, mjafton të shohim Gjermaninë. Para krizës, Gjermania ishte aleatja më e ngushtë e Amerikës në Evropë. Por ndërkohë ajo mburrej se kishte një marrëdhënie të veçantë me Moskën, dhe se ishte partnerja më e rëndësishme për Evropën Lindore dhe atë Qendrore.
Ndërkohë që sot disa zyrtarë në Uashington kanë vënë në pikëpyetje gatishmërinë e këtijvendi për t’u përballur me Rusinë, marrëdhëniet e Berlinit me Moskën po përkeqësohen me shpejtësi, dhe shumë evropiano-lindorë janë të shqetësuar nga ngurrimi i dukshëm i Gjermanisë për t’i mbështetur aleatët.
Vështirësitë e Gjermanisë janë një shembull i asaj që mund të ndodhë nëse Putin vazhdon kërcënimet e tij, por pa kaluar tek një pushtim faktik. Dhe më e rëndësishmja, nuk ka ndryshuar Gjermania, por bota në të cilën ajo vepron.
“Pozicioni i saj, është ai i një treni që qëndron pa lëvizur,edhe pasi stacioni hekurudhor ka marrë flakë”- më tha Bojan Pancevski, korrespondenti i “The Wall Street Journal” për Gjermaninë. Sot, forca gjeopolitike nuk përcaktohet nga fuqia ekonomike që zotëron një shtet, por nga sasia e dhimbjes që mund të durosh.
Në dallim nga koha e Luftës së Ftohtë, armiku nuk është dikush që ndodhet pas Perdes së Hekurt, por dikush me të cilin bëni tregti, nga i cili merrni gaz, dhe tek i cili eksportoni mallra të teknologjisë së lartë. Fuqia e butë i ka lënë vendin elasticitetit.
Dhe ky është një problem për Evropën. Nëse suksesi i Putin do të përcaktohet nga aftësia e shoqërive perëndimore për t’u përballur me presionin e çmimeve të larta të energjisë, keqinformimit dhe paqëndrueshmërisë politike gjatë një periudhe të gjatë, atëherë ai ka arsye të mjaftueshme për të shpresuar.
Siç qëndrojnë gjërat, Evropa është dukshëm e papërgatitur për këto sfida. Korrigjimi i kësajsituate, nëpërmjet investimeve tek kapacitetet ushtarake, diversifikimit të energjisë dhe ndërtimit të kohezionit social, duhet të jetë fokusi kryesor i kontinentit.
Evropianët kanë të drejtë të besojnë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk është i pashmangshëm. Madje mund të jetë e saktë të thuhet se nuk është skenari më i mundshëm. Por ne nuk mund ta mashtrojmë veten se mund ta kapërcejmë testin e qëndrueshmërisë. “Nëse fton një ari të kërcejë, nuk je ti që e vendos se kur përfundon vallëzimi, por ariu”-thotë një proverb rus.
Shënim: Ivan Krastev, është anëtar i përhershëm në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë,dhe ekspert i politikës ndërkombëtare.
ja dhe një shkrim në krahun e putanës!!
pak si rrëmujë me një arsyetim,kushëri të jozefinës,topall,dhe pa asnjë vështirësi për të kuptuar se është thjeshtë diversion!!
ky eksperti i polit ndërkombëtar,i merr ngajrjet të shkëputura në në kohë dhe aspak të lidhura me përvojën e shkuar!!
pra nuk i intereson historia dhe “dejavue” që shohim kohë pas kohe!!këtij i intereson se sa do të ngrihej çmimi i ngrohjes a i karburantit dhe jo sulmi i një të çmënduri bythëjashtë me”kobure” në dorë !!ky copa,kujton se për të mos zbritur temperaturat e ngrohjes gjatë dimrit,do pranohet një i çmëndur të të japë urdhëra në shtëpinë tënde!!
që europa e ka kuptuar bllofin e putinit!?
këtë nuk e vë në dyshim askush!që amerika nuk është budallaqe që të kujtojë me të vërtetë se ai do pushtojë ukrainën pa asnjë shkak,ta harrojë dhe budallai!!europa duke qënë më e afërta në rrezik,duke qënë si gjithnjë një amalgamë mendimesh dhe politikash,po bën zakonin e saj!nuk provokoj por dhenuk lëshoj!!tërhiq e mos e këput!amerikanët,pas tërheqjes nga afganistani,po përfitojnë nga gomarllëku i putanës!!
gomarllëk i nisur me kohë!!pushtimi i ukrainës,nxitja e rrëmujës në lindje të ukrainës,më pas me tregimin e muskujve me raketet hipersonike,e kanë bërë xhuxhin ti duket vetja gjigant!!
jo vetëm të kërkojë “jastëqe për të mbrojtur” rusinë e tij,por dhe të diktojë se ku duhet të vendoset një organizatë ushtarake që është e pa krahasueshme në gjithë historinë botërore!!
eksperti i polit ndërkombëtar nuk arrin të kuptojë se putana jo vetëm që ka bërë një bllof,por dhe e ka bërë në një kohë shumë të keqe për të!nëse këtë bllof ai e ka të sugjeruar nga të tjerë,nga bashkpuntorët e tij?!
duhet të kuptojë se duan ti fusin brrylin!
nëse e ka menduar vetë dhe e kanë kundërshtuar këshilltarët!?
atëherë duhet të tërhiqet sa nuk ka bërë ndonjë gomarllëk!!
deri tashti koha është me të!!
pavarsisht se çfarë ka thënë,çfarë ka kërkuar,ato mund të thuhen fare thejshtë”ishin kërkesa politike që i bëmë për të rritur sigurinë tonë,dhe nuk kanë asnjë lidhje me manovrat që po bëjmë në teritorin tonë dhe të bjellorusisë”!
për lehtësimini e tyre janë dhe deklaratat që kanë bërë gjatë gjithë kohës”ne po bëjmë manovra,të cilat nuk kanë bazë pushtimin e ukrainës”!!
pas tërë kësaj rrëmuje popullariteti i tij do binte deri diku,por prapë do të mund të propagandohej si “njeriu që i bëri ball “kuçedrës”!për rusët mjafton një gjë e tillë!!duam sduam aq e kanë nivelin!
veprimi i baiden,amerikës,është mëse i saktë!!
ky veprim ka shumë drejtime në të njëjtën kohë!!
zgjon nga gjumi aleancën!u bë kohë që shtrohej pyetja se “kur nuk ka rrezik përse duhet të egzistojë”!rreziku është i përhershëm!!j vetëm nga jashtë,aleancës por dhe brënda saj!!tipa si lëpen,janë një rrezik i përditshëm!!
i ul veshët si diktatorit të rusisë dhe atij të kinës!!
i hap sytë popujve nën këta sociopatë,se ata do të jenë pësuesit e dëmeve,prandaj duhet të hapin sytë kur zgjedhin dhe mbajnë në këmbë të çmëndur të tillë!
i hap rrugën një bashkpunimi paqsor me tipa të tillë,duke i thënë “ne nuk jemi armiqt e tu,por dhe nuk të lëmë të korrësh si në grur pa zot”!!
ivan krastevi përmënd proverba rus,por harron se ka dhe proverba perëndimorë,që ariun e përmëndin vetëm për peliçen që kanë si qilim në dhomën e pritjes!!