Anijet ruse, manovra pranë Krimesë

12 Shkurt 2022, 21:50Bota TEMA

Më shumë se 30 anije nga flota detare ruse nisën manovrat stërvitore pranë gadishullit të Krimesë. Kremlini e kishte paralajmëruar më herët stërvitjen, por lëvizjet vijnë pasi vendet perëndimore paralajmëruan se një agresion rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë nga momenti në moment.

Rusia ka mbledhur më shumë se 130 mijë trupa ushtarak në kufirin me Ukrainën. Të enjten nisi edhe stërvitja e përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, edhe kjo si pjesë e rritjes së tensionit me Ukrainën.

Aleatët ndërkombëtare, nga ana tjetër vijojnë të furnizojnë Ukrainën me armë dhe municione. Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan dërgimin e 3 mijë trupave ushtarake shtesë në Poloni, në gatishmëri nëse ushtria ruse do të hyjë në Ukrainë.

1 komente në “Anijet ruse, manovra pranë Krimesë”

  1. fteri says:

    Kush do përgjigjet për gjakun që derdhet në këtë luftë ?…
    Ku duhet të ankohet populli thjeshtë sllav ukrainas ,rus dhe më gjërë për katastofën njerzore që kurdisin politikeanët global në kurriz të njerzimit ?..
    A nuk mund të gjenden zgjidhje,apo rrugë të tjera për të mos vrarë qindra e mijra njerëz të pafajshëm ?…!.
    Përse populli shqiptar duhet të sakrifikohet për interesa e SHBA -së ,për naftën e gazin që i rrëmben me arrogancë vendeve të tjera ?Përse ne shqiptarët të sakrifikohemi për kapitalizmin e egër ,siç u sakrifikuam për komunizmin utopok ? Kryeministri duhet të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon ,sepse jan shumë rreziqe po filloi lufta nuk i dihet mbarimi ,do na shuajn nga faqja dheut ,sepse jemi shumë të dobët.Detyra e politikanve shqiptar ësht ë të reduktojnë shunën ,në se nuk e kuptojmë aktualisht këtë rrezik midis supërfuqive do ndodhemi shumë shpejt përballë rrezikut të madhë për të ardhmen ,histoia nuk do ju a falë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje