Tensionet Ukrainë-Rusi, kancelari gjerman Scholz shkon në Kiev dhe Moskë

13 Shkurt 2022, 15:55Bota TEMA

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpara vizitave të tij të para si kancelar në Kiev të hënën dhe Moskë të martën për takime me presidentët ukrainas dhe rus, zoti Scholz përsëriti paralajmërimin e tij ndaj Rusisë, si bëri thirrje që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

“Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe perspektivën e saj, dhe se ne jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha kancelari Scholz në parlamentin gjerman të premten.

Por ai shtoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve.

Megjithatë një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Berlini nuk pret “rezultate konkrete” nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të dielën në një intervistë se Evropa mund të jetë në prag të luftës.

Zoti Habeck nuk dha detaje por iu referua grumbullimit masiv të forcave të armatosura të dy vendeve përballë njëra-tjetrës.

Zoti Scholz ka thënë vazhdimisht se Moska do të paguante një “çmim të lartë” në rast të një sulmi, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë ngjallur pikëpyetje në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për t’i bërë ballë Rusisë. /VOA

1 komente në “Tensionet Ukrainë-Rusi, kancelari gjerman Scholz shkon në Kiev dhe Moskë”

  1. american16al says:

    Kancelari gjerman shet dengla duke thene se Moska do te paguaj cmim te larte nqs sulmon …!!!!! Humor me te mire per te shtunen ne darke nuk …Ha…ha…ha…….. Ky kancelar jo vetem qe nuk mbeshteti Ukrainen me armatim por nuk lejoji dhe te tjeret qe te kalonin mbi gjermani per te cuar arme , kjo do te mbahet mend si momenti kur Gjermania tregoji kush eshte ne te vertete dhe jo si te tjeret e mendonin…. !!!!
    Scholz te ktheje nja dy gota vodke me Putin dhe pastaj te flasi pallavra per mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje