Banorët e Kievit të ndarë mbi çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

14 Shkurt 2022, 16:46Bota TEMA
Banorët e Kievit të ndarë mbi çështjen e

Banorët e kryeqytetit ukrainas të Kievit shprehën mendime të të ndryshime mbi çështjen e debatueshme të anëtarësimit të vendit në NATO. Të djelën ambasadori ukrainas në Britani kishte thënë se Ukraina mund të hiqte dorë nga përpjekjet për anëtarësim në NATO për të shmangur luftën me Rusinë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës, tha sot se politika e saj e anëtarësimit në NATO nuk ka ndryshuar dhe se komentet e ambasadorit ukrainas në Britani ishin keqinterpretuar. Megjithatë, kjo shkaktoi reagime të shumta në Kiev.

Ambasadori Vadym Prystaiko i tha kanalit BBC se Ukraina ishte e gatshme të ishte “fleksibile” lidhur me qëllimin e saj për t’u anëtarësuar në NATO. Zëdhëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov tha sot se Rusia do të mirëpriste një lëvizje të tillë. Kjo nxiti reagime në mesin e banorëve të Kievit.

“Ideja se ne mund të heqim dorë nga qëllimi për t’u anëtarësur në NATO vetëm sepse Rusia do të na pushtonte është thjesht një absurditet”, tha Vladyslav, një inxhinier elektrik 33-vjeçar nga Kievi, duke shtuar se lëshimet ndaj Moskës nuk do të garantonin në asnjë mënyrë sigurinë e vendit.

“Rusia na ka sulmuar edhe në të kaluarën ndonëse, sipas kushtetutës sonë, ne ishim një shtet i paangazhuar”, shtoi ai.

Të tjerë thonë se ka hapësirë për të bërë ndryshime në politikën e jashtme të vendit, duke marrë parasysh rëndësinë e marrëdhënieve me Rusinë.

“Unë jam në favor të një partneriteti me Rusinë në mënyrë që të gjejmë zgjidhje për çështjet mes dy vendeve tona. Duhet të rishikohet situata dhe të merren vendime të ndryshme për të rregulluar politikën tonë të jashtme, jo thjesht të japim një refuzim të prerë”, tha 33-vjeçarja Nina, një konsulente në fushën e menaxhimit.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ka një premtim që nga viti 2008 se do t’i jepet mundësia për t’u anëtarësuar, një hap që do ta çonte aleancën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në kufijtë e Rusisë.

“Lajmi është qartësuar sepse deklarata e ambasadorit Prystaiko u keqkuptua dhe keqinterpretua. Ai tha se Ukraina duhet të jetë më fleksibile dhe Ministria e Jashtme ukrainase e konfirmoi se politika në lidhje me anëtarësimin e vendit në NATO nuk ka ndryshuar. Mbeti ajo që ishte. Unë e mbështesë plotësisht anëtarësimin e vendit në NATO”, tha një student 20 vjeçar ukrainas, i cili nuk pranoi të identifikohej.

Një banore tjetër e Kievit theksoi se vendet e Perëndimit nuk janë të gatshme ta pranojnë menjëherë Ukrainën në NATO.

“Për këtë arsye ne duhet të përqëndrohemi në përmirësimin e ekonomisë sonë, që do të na bënte një partner më strategjik në vend të një vendi që varet nga ndihmat. Ne duhet ta rrisim ekonominë dhe të bëhemi një vend më tërheqës për partnerët tanë perëndimorë”, tha 31 vjeçarja Inna Kotrych, punonjëse në industrinë e ilaçeve.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se lidhjet në rritje të Ukrainës me aleancën perëndimore mund ta bëjnë atë një vend nga ku NATO mund të lëshojë raketa që kanë në shënjestër Rusinë. Ai thotë se Rusia duhet të vendosë “vijat e kuqe” për ta parandaluar këtë./VOA

1 komente në “Banorët e Kievit të ndarë mbi çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”

  1. Një Qytetar says:

    E vetmja zgjidhje e drejtë do të ishte edhe përfshirja e Rusisë në NATO. Kjo ka qënë një kërkesë e kahershme e Putinit, duke siguruar një qetësi për të gjithë. Rusia të gjitha lidhjet i ka me perëndimin, mendimtarët e saj gjigand si Tolstoi, Dostojevski, e plot të tjerë deri në ditët e sotme kanë vendosur gurë të rëndë në themelet e qytetërimit të sotëm perëndimor. Rusët janë anëtar të OSBE dhe për çdo aspekt të jetës lidhjet e tyre kanë qënë me perëndimin. Nuk është e drejtë, mendoj unë, që ata të trajtohen me mentalitetin e periudhës së luftës së ftohtë. Duke qënë në NATO ata do të familjarizoheshin me qëndrimet përbashkuese të aleancës, mosmarrveshjet do t’i zgjidhnin kurdoherë me anën e bisedimeve pa vendosur për asnjë rast dorën në brez për të kapur armën si mënyrë zgjidhje.Sa i takon drejtimit autoritaristë të saj nga Putini, ata këtë mënyrë drejtimi kanë patur në shekuj dhe të tillë mund t’a kenë edhe për shumë kohë. Drejtim autoritaristë sot ka edhe Hungaria, Turqia, element të saj po shfaqen edhe në Poloni, por kjo nuk i ka penguar aspak këto vënde të jenë anëtar të denjë të NATO-s. Nuk mund t’i kërkohen pothuaj forcërisht një vëndi të implementojë norma ultraliberale, jashtë natyrës dhe edukatës tradicionale. Epo dreqi t’a marrë, bota s’mund të jetë e gjitha LGBT, ankesat e këtij komuniteti qurravitës për të drejta që as mund të konceptohen nga pjesa dërrmuese e njerëzimit nuk mund të shërbejnë si flamur për përparimin shoqëror. Një individualizmit kaq i skajshëm, i cili as që do të marrë në konsideratë të drejtat dhe liritë e pjesës tjetër të shoqërisë por kërkon të imponohet, kjo meriton të dënohet si dhunë shoqërore, jo të promovohet si njësi matëse për përparimin shoqëror. Komuniteti LGBT nuk duhet të abuzojë me lirinë por të shohë drejt raportin midis lirisë dhe domosdoshmërisë si e vetmja mënyrë për të ruajtur ekuilibrin e jetës shoqërore. Sidoqoftë, një Rusi në NATO do të ishte mënyra më e mirë për sigurimin e paqes në botë. Frika tradicionale Ruse për sigurinë e saj, një frikë që në shumë raste në histori ka qënë djallëzore dhe justifikuese për ekspansionin e saj, do të bëhej e pavlerë dhe përdorimi i saj do të ishte i pajustifikuar. Por kjo është temë e gjërë dhe nuk mund të përfshihet në një koment si ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje