“E drejta sovrane” e popullit ukrainas për të aspiruar anëtarësimin në NATO nuk mund të bëhet objekt negociatash. Kështu është shprehur kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
Kjo deklaratë vjen pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha që, nëse Ukraina refuzonte “idenë e bashkimit me NATO-n”, atëherë “do të kontribuonte ndjeshëm në formulimin e një përgjigje shumë më kuptimplotë ndaj shqetësimeve të Rusisë”. Komenti i Peskov, u bë në përgjigje të deklaratës së bërë nga ambasadori ukrainas në Londër, përgjatë fundjavës.
Ambasadori Vadym Prystaiko, la të kuptohej se vendi i tij, mund të merrte në konsideratë që të hiqte dorë nga ambiciet për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, për të shmangur luftën. Të hënën, Prystaiko sqaroi komentin e tij dhe tha se Ukraina është “gati për shumë lëshime”, por shtoi se ato “nuk kanë lidhje fare me NATO-n, që është e sanksionuar në Kushtetutën e vendit”.
Boris Johnson tha gjithashtu se “Europa duhet të nxjerrë nga trupi i saj gazsjellësin Nord Stream” dhe të kërkojë alternativa të tjera burimi energjie, në mënyrë që ta ndëshkojë ashpër ekonomikisht Rusinë, nëse ajo pushton Ukrainën.
Kerkon te shkaterosh EU vecanerishte Gjermanine,e do te mbash stolin ku je ulur. Po je trim dili perball Rusise.
Foli dhe ky gjytyrimi i Neandertalit…!!! Kush te pyet ty more pule frigoriferi gjysem e shpuplosur…!!!