Rusia: Nuk na plas fare për sanksionet e Perëndimit

14 Shkurt 2022, 12:02Bota TEMA

Ambasadori i Rusisë në Suedi doli nga korniza e diplomatit, kur u pyet për sanksionet e Perëndimit në rast të një invazioni në Ukrainë.

Më falni gjuhën, por ne as na plas fare për sanksionet”, tha Viktor Tatarintsev për të përditshmen e Stokholmit, Aftonbladet.

SHBA, Britania dhe BE-ja kanë kërcënuar të gjitha se do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën. Moska, nga ana tjetër, vijon të ngulë këmbë se nuk ka ndërmend të sulmojë vendin fqinj, pavarësisht se SHBA thotë se në kufirin lindor janë vendosur rreth 130 mijë trupa ushtarake ruse.

Tatarintsev akuzoi SHBA-në dhe NATO-n për nxitje të tensioneve në Evropë. “Zgjerimi i NATO-s është kërcënimi më i madh për Rusinë”, thotë ai.

Rusia vijon të kërkojë me insistim garanci që NATO-ja nuk do të zgjerohet në Lindje të Europës, çka do ta bënte të pamundur anëtarësimin e vendeve si Ukraina në aleancën ushtarake perëndimore.

1 komente në “Rusia: Nuk na plas fare për sanksionet e Perëndimit”

  1. anticensurë ??? says:

    kështu “zjarr për zjarr” askujt nuk i plas,por kur fillojnë të bëhen realitet dhe ti atë gaz që ke duhet ta futësh në bythë për të mbetur i trashë si je,kur dhe gazin nuk mund ta nxjerrësh më!atëherë do ti kuptosh se ça muti po ha sot!!
    o halabak,që e ke lënë vëndin në nivelin e botës së tretë,vetëm industri nxjerrëse asgjë më tepër,vetëm për shkak të një dobiçi një metër të lartë!!
    dhe për një copë bukë më shumë për veten tënde!hy rracë e qelbur satrapësh!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje