Të shtëna me armë në Ukrainë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

14 Shkurt 2022, 12:07Bota TEMA
Të shtëna me armë në Ukrainë, dy të vdekur dhe dy

Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar për vrasjen e dy pjestarëve të komunitetit grek në Ukrainë si edhe plagosjen e dy prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat në pjesën lindore të Ukrainës, ku sipas tyre grekët u qëlluan nga ushtarë ukrainas.

Bëhet fjalë për fshatin e njohur si Granitna, në zonën e kontaktit mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro rusë.

Autoritetet greke nuk kanë dhënë detaje mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga qeveria e Ukrainës.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Shprehim dhimbjen tonë më të thellë për vdekjen e papritur të dy patritotëve tanë dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.

Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të lënduarve.

Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt për një arsye të të dobta me patriotët tanë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.

3 komente në “Të shtëna me armë në Ukrainë, dy të vdekur dhe dy të plagosur”

  1. janullatos topefagos says:

    greke bythqira do jene me separatistet

  2. anticensurë ??? says:

    lajm që nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodh në ukrainë!!
    “për motive të dobta”!?
    njëlloj si mund të ndodhte dhe në mes të kievit o të athinës!!

  3. Jorgo says:

    po c’greke leshi jane ata mo, thuaj jane Romake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje