5 arsye pse Putin nuk do ta pushtojë Ukrainën

21 Shkurt 2022, 22:00Bota TEMA

Rusia ka zhvendosur më shumë se 2/3 e kapacitetit ushtarak në afërsi të kufirit me Ukrainë.

30 mijë trupat e saj që supozohej të tërhiqeshin nga Bjellorusia gjatë fundjavës, gjenden ende atje.

Urat pluskuese dhe logjistika për një pushtim të mundshëm është ende.

Dhuna në dy republika në lindje të Ukrainës që kërkojnë shkëputjen po rritet.

Liderë perëndimorë dhe shërbimet e inteligjencës kanë dhënë alarmin se Putin e ka dhënë tashmë urdhrin për pushtimin e Ukrainës.

Por, ka 5 arsye sipas një shkrimi të BBC, pse pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të ndodhi:

1.Do të ketë gjakderdhje

Ukraina do të rezistojë, të paktën fillimisht. Edhe pse Rusia në numra është shumë më e fortë, kjo nuk do të thotë se dëmet do të jenë vetëm nga njëra anë.

2.Popullariteti

Një sondazh i fundit tregon se shumica e të rinjve në Rusi janë kundër luftës kundër fqinjit të tyre sllav. Në rast se nga lufta e mundshëm do të kishim shumë humbje jete, zgjedhja e Putin do të sillte rritje të pakënaqësisë ndaj tij.

3.Sanksionet e Perëndimit

Shumica e liderëve perëndimor, edhe pse Gjermania dhe Hungaria nuk janë aq të ashpër sa Britania, sanksionet në rast lute do të ishin dërrmuese për ekonominë ruse, sidomos në sistemin bankar.

4.Kosto të lartë politike

Kur Rusia pushtoi dhe aneksoi Krimenë në 2014, u kthye në një vend të padëshiruar në arenën ndërkombëtare. E njëjta gjë do të përsëritej, edhe më keq në rast lufte.

5.Putin ia arriti qëllimit

Moska ka marrë vëmendjen e Perëndimit për “padrejtësitë e rendit të sigurisë në Evropë pas Luftës së Ftohtë”. NATO është përqendruar tek marrëveshja për t’u mos zgjeruar drejt lindjes, në kufi me Rusinë ndërsa Macron ka nisur të flasë për një rend të ri për sigurinë.

1 komente në “5 arsye pse Putin nuk do ta pushtojë Ukrainën”

  1. anticensurë ??? says:

    sistemi bankar është një nga,sanksionet!
    por nuk është më i forti!!
    ndalimi i blerjeve,importit nga rusia,një ndalim total,do ta bënte rusinë të “fuste në bythën” e putinit tërë gazin e naftën,të paktën për 5 vjetët e ardhëshme!
    ndalimi i shitjeve,eksportet,një ndalim total,do ta bënte rusinë të bënte gojore brënda vetvetes!!rusia varet nga teknollogia perëndimore në 97% të rastieve!!ata kanë një teknollogji të dobët,por as kina nuk jua plotëson dot nevojat me teknollogjinë e duhur!!që nga gazi,nafta dhe shumë prodhime të tjera do të fillojnë të “nxirren me kazma e lopata”si në kolkozet e fillimeve të viteve ’20(shekulli i kaluar)!!
    nëse perëndimi nuk e bën një gjë të tillë,do të ketë më shumë probleme se këto që shohim sot!
    mjaftojmë të lexojmë kërkesat që bëri xhuxhi me “dy gisht këmbë”,për tërheqjen e natos në kufijt e ’90ës,dhe këtë që po ndodh sot!?
    për të kuptuar se çdo të ndodhë nesër!!
    mos reagimi,në 2014,për krimenë dhe luftën në dombas,mosreagimet në luftrat e gjeorgjisë e armenisë,dhe sidomos lejimi i veprimit në siri,bëri dhe do të bëjë që sociopatit të kremlinit ti shtohet oreksi më shumë se sociopatit të gjermanisë naziste!!
    një cic mic,një “jo prit të presim se ndoshta ndryshon mëndje”,”jo po ka mundësi të jem në ëndër”janë vetëm ushqim për oreksin e xhuxhit narcizist!!
    nuk e di se ku do ti fusë “presidenti” shakator i ukrainës fjalët “ua di për faleminderit inteligjencës amerikane,por unë besoj atë ukrainase”!!
    keshtu është kur drejtimin e shtetit e merr në dorë më i miri i “BB ukraina”!!
    kot nuk i thonë “nga artistët nuk të gjen asgjë e keqe”!!
    në të vërtetë,me ta?!
    shkon ti vetë tek e keqja!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje