Kroacia akuzon Shqipërinë për ndotjen e Adriatikut me qese plastike dhe i ankohet KE-së

21 Shkurt 2022, 09:18Sociale TEMA

Qeset plastike që hidhen në detin Adriatik në Shqipëri janë kthyer në shqetësim për Kroacinë. Deputeti kroat në Parlamentin Europian, Karlo Ressler i ka drejtuar një letër Komisionit Europian lidhur me problematikën e ndotjes me qese dhe ndotje të tjera plastike të Adriatikut nga Shqipëria.

“90% e ndotjeve plastike dhe ndotjeve të tjera që gjenden në brigjet e Kroacisë vijnë nga Europa Jugore dhe kryesisht Shqipëria” shprehet Ressler në këtë letër.

Sipas Ressler, për më tepër, 229 mijë tonë plastikë përfundojnë çdo vit në detin Mesdhe dhe për shkak të ndikimit të rrymave dhe cektësisë relative të detit, të cilat pasi kalojnë përmes ngushticës së Otrantos, shpesh përfundojnë në Kroaci.

“Qeveria shqiptare njoftoi se do të kryhej një hetim në dhjetëvjeçarin e fundit për ndotjen plastike nga Shqipëria, që përfundojnë në bregdetin kroat, por nuk u arrit asnjë përfundim” tërheq vëmendjen Ressler në letrën e tij drejtuar Komisionit Europian.

Ai shpjegon, se Kroacia është një vend i varur nga turizmi i cili është i njohur për ruajtjen dhe natyrën e jashtëzakonshme të bukurisë së saj natyrore dhe po përballet me një problem serioz që nuk mund ta zgjidhë vetë.

Në letër thuhet, se gjeografikisht, zona më e goditur nga ndotjet plastike është Dubrovniku, një destinacion turistik i njohur globalisht, si dhe pjesë të tjera të qarkut Dubrovnik-Neretva, apo parku kombëtar Mljet dhe Delta e Neretvës, prej të cilave kjo e fundit ka qenë nën mbrojtjen e UNESCO-s që nga viti 1992.

Ressler ve në qendër respektin dhe mbrojtjen e detit nga banorët e këtyre zonave.

“Banorët e këtyre zonave kanë jetuar për shekuj buzë detit, nga deti dhe me detin, duke trashëguar respektin dhe njohjen e nevojës për t’u kujdesur për detin nga brezat e mëparshëm” shprehet Ressler.

Ai kërkon që Komisionit Europian të ndërhyjë për ndalimin e ndotjeve plastike në detin Adriatik nga Shqipëria dhe mbrojtjen e tij në kuadrin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe programeve evropiane mjedisore.Karlo Ressler është anëtari i delegacionit në komitetin parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.(ABC News)

11 komente në “Kroacia akuzon Shqipërinë për ndotjen e Adriatikut me qese plastike dhe i ankohet KE-së”

  1. Eli Fara says:

    lol. Thujani sulltanit byth si Edi Rama se sa shum ka kontribuar per zhvillimin dhe mirembajtjen e “Shqiperise”

  2. Fatos says:

    Mesdheu nuk është kryesisht Shqipëria, se aty janë një mori shtetesh 100 herë më të mëdha se ne. Në hyrje të Adriatikut fillon me Greqinë dhe detin Jon, pastaj me Italinë, e Malin e zi më lart. Gjithsesi, ka të drejtë por jo duke anashkaluar të tjerët.

    1. Barrelmbajtesi mantelbardhe bashkepenembajtes says:

      Mire e ke, ama ne njihemi si populli i vetem ne bote qe plehrat i hedhim nga dritaret dhe qe dhitemi ne det.

  3. Taulant says:

    Kishim mbetur edhe kete pa degjuar.
    Mikroplastika qe eshte shkaterrusja kryesore prodhohet ne vendet e zhvilluara si Itali France Spanje te cilat varrosen edhe floren e faunen e detit Mesdhe.

  4. Detari says:

    albanistani i gjithe si nje kosh plerash dhe fekale. ashtu si populli islamik.

    E forta eshte se kopilat turk me larte nuk e pranojne realitetin.

  5. ?? says:

    Hallall Kroaci!!
    Je vend serioz, pa piken e dyshimit. Je vend i paster, i bukur, popull jo rracist, je dinjitoz, jo si puna e komshinjve zhulanjos shqiptar.
    Shume mire ke bere, shqiperia te ben si vehten, i mbyturi te mbyt.
    Vetem shqiptari dhjet ne detin perpara kabines!

    1. Shkodrani says:

      Kam pare shum te tjere qe dhjesin ne det dhe ne nuk e kemi filluar kete sport, perkundrazi u beme pjese e tij shum vone.
      Per me teper ne nuk kemi pasur miliarda nga evropa dhe amerika qe te rregullojme dhe zbukurojme tokat e grabitura me dhune.
      Ketij tipit do ti kujtoja se nga ish jugosllavia uji i liqenit te Shkodres u be helmues dhe copat e mbetjeve te aluminit te vishnin trupin sa futeshe ne uje. Pastaj do ti kujtoja se kur ne nuk hidhnim asgje sepse muk kishim asgje, ato mbetjet plastike ishin po aty dhe ne brigjet tona.

      1. ?? says:

        Po po, dalim qe jemi njesoj me çdo vend tjeter!!!
        Po çe do qe jemi me kafshet e zhulsit ne planet!!!
        Edhe ne afrike dhjesin e s’lahen, por ama skane as uje e as shi e as kanalizime, dhe sapo ju jepet mundesia, mesojn e punojne dhe bejne dhe sera ??
        Pa beje nje xhiro nga toka der ne venecia, edhe hajt shkruaj te njejten gje.
        Po te pres.

  6. Lumi says:

    Mall qe ky eurodeputeti nuk ka pare kronikat e top chennel ku pemet buze lumenjeve tane ne vend qe te kene gjethe, kane qeska plastike.
    Te gjithe lumenjt tane rrjedhin ne det.
    Kur ne nuk pyesim per njeri-tjetrin dhe ku jeta vlen nje grosh, do kemi kujdes per natyren, faunen, floren, pyjet, tokat? Ha,ha,ha

  7. taso kume says:

    Para 5 vjetesh isha ne KRES ishull i Kroacise 10 dite ,dhe kam pare me syt e mi qe nje duanxhi si themi ne ka bere 30 metro per te hedhur bishti e cigares ne koshin e vogel qe kish vene bashkia ,i them njeriut tim : shiko edukaten GJermanike te KROATEVE ,dhe kane shume te drejte se KROACIA ka nje fete fitimi te mire nga turizmi,po ai i atashuari jone ne UE nuk u tha se kemi dhe nje proçes penal dhe per çeneritoret perveç injoranteve qe kane uzurpuar qytetet SHqiperise qe u duket natyrale te hedhin ne toke lloj lloj plerash.

  8. Naim Frashëri says:

    Nese Plerat ,kalojne Otranton drejt Adriatikut (Kroacise) athere Plerat nuk vijne nga Shqiprija, Koha qe Ministri te mesoj Gjeografine. Paska dhe Idjote Koroacia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje