Numri i turistëve në Shqipëri, 2-fish më shumë krahasuar me vitin pandemik

20 Shkurt 2022, 14:35Sociale TEMA

Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat mbi strukturat akomoduese dhe numrin e vizitorëve në Shqipëri, për periudhën tetor-dhjetor.

Sipas këtyre statistikave, rezulton se numri i vizitorëve dhe kryesisht atyre jo rezidentë është rritur me më shumë se dy herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje ka pasur edhe numri i pushuesve vendas, që rezulton me një shifër plus 65%.

Sa i përket tremujorit të katërt 2021, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, tregojnë se numri i vizitorëve është rritur me 89,2%, krahasuar me tremujorin e katërt të 2020-s.

Të njëjtën ecuri kanë pasur edhe numri i vizitorëve rezident, të cilat janë rritur me 65,9%, kurse ai numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 2,2 herë.

Gjithashtu, numri i net qëndrimeve është rritur me 2.1 herë, në krahasim me tremujorin e katërt 2020.

Të njëjtën ecuri kanë pasur edhe dy treguesit e mëposhtëm, ai i net qëndrimeve nga rezident është rritur me 68.9%, numri i net qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 2.6 herë.

Gjatë tremujorit të katërt 2021, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve me 89.2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2020.

Numri i vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut, ka shënuar rritjen më të lartë prej 2.4 herë.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2.1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive”, ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,1%.

Në tremujorin e katërt 2021, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49,9%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (66,5%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,9%).

“Gjatë tremujorit të katërt 2021, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 2,1 herë, në krahasim me tremujorin e katërt 2020. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve rezident, të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 93,3%”, nënvizon raporti.

Ndërsa sa i përket Zonës Bregdetare, në të dhënat e raportuara nga INSTAT, “ky tregues është rritur me 2,8 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net qëndrimeve të vizitorëve rezident, të cilët janë akomoduar në ‘Hotele dhe akomodime të ngjashme’ ka shënuar rritjen më të lartë prej 74,8%”.

Në tremujorin e katërt 2021, numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Qendër“ (55,2%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (53,7%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,7%).(Albanianpost.com)

2 komente në “Numri i turistëve në Shqipëri, 2-fish më shumë krahasuar me vitin pandemik”

  1. elton says:

    e mori vesh njeri sa turiste kane ardhur, ????

  2. Lani says:

    E megjithate standarti ynë i jeteses bie çdo dite e me shume. Pensionisti blinte deri dje veç ilaçeve edhe bukën thatë. Sot ble ose njërën ose tjetrën. Me ngritjen e çmimeve nuk i dalin lekët për më shumë.
    Ndersa rrogetaret thjesht mbijetojnë ose ata të mbrapshtit i mbajne syte te xhepat e hallexhinjve qe u hyjne ne zyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje