Kumbaro paralajmëron kontroll të çmimeve abuzive në plazhe

17 Shkurt 2022, 13:41Sociale TEMA

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nga salla e Parlamentit paralajmëroi se gjatë sezonit veror do të ushtrohet kontroll për të parandaluar çmimet abuzive në plazhe. Ministrja theksoi se pavarësisht menaxhimit nga ana e subjekteve private, plazhet janë publike në dispozicion të qytetarëve.

“Nuk mund të pranohet në parim që abuzimi me çmimet e çadrave e të shezlongeve private të jetë fantazmagorik në plazhet që edhe nëse administrohen përkohësisht nga subjekte private, janë dhe mbeten pronë publike”, u shpreh ministrja Kumbaro gjatë fjalës së saj për projektiligjin mbi aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën Kuadër për Etikën në turizëm dhe protokollin opsional të saj”.

Kumbaro gjithashtu dha edhe disa porosi të rëndësishme, në një kohë kur po vazhdojnë përgatitjet e sezonit turistik veror dhe aktualisht janë hapur aplikimet për menaxhimin e parcelave të plazheve nga subjektet private.

“Ndërsa ju ftoj të votoni këtë Konventë të etikës në turizëm, nuk mund të mos theksoj se këtë vit nuk do të lejohen ndërtimi i bareve të plazheve pa leje. Gjithashtu nuk do të lidhen kontrata nëse nuk do të sigurohet prania e vrojtuesve të plazhit që shpëtojnë jetë, e po ashtu nuk do të lidhet kontrata nëse subjekti është debitor në tatimet qendrore apo vendore. Do të jemi në monitorim të plotë për të parandaluar abuzimet në territor, në shërbime, dhe në çmime”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Turizmit paraqiti synimin për të shkuar drejt turizmit gjithëvjetor, e jo vetëm në tre muajt e verës, duke folur për vizionin e turizmit cilësor dhe jo thjesht turizmit masiv.

“Investimet infrastrukturore që janë kryer dhe po vijojnë, i shërbejnë këtij vizioni për ta bërë Shqipërinë vendin e 12 muajve turizëm. Ama ka ardhur koha që duhet të synojmë jo thjesht turizmin masiv, që nuk shpenzon, që më shumë ndot se prodhon ekonomi, që më shumë zhurmon se sa gjeneron qarkullim monetar dhe punësim. Sot synojmë turizëm cilësor, kategorinë e turistit që rri jo më pak se sa 5 netë, që shpenzon para por edhe që kërkon shërbim, cilësi dhe standard ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në Parlament.

8 komente në “Kumbaro paralajmëron kontroll të çmimeve abuzive në plazhe”

  1. Trojan says:

    Gjalle je moj Kumbaro ,eshte shpejt sezoni per te folur brockulla,se te degjon ai palloshi qe thote ;cfare ti bejme eshte privat , mund te dilni per presion te merni ndonje 5 milioneshe me urdher sic beni gjithmone

  2. Fermeri i Golemit says:

    Po reren e zene nga kafenete e hoteleve, a do ta lironi, apo ato jane “te tonat”.
    Shko ne Kryemedhenj, para se te vesh ne Golem, shiko kafenete e hoteleve si “AS HOTEL”, “GRAND BLUE FAFFA HOTEL”, (Kafe SEVJAN) “MAJAMI ” etj, qe jane vendosur ne RERE, ku fakir fukarenjte mund te vendosin çadrat e tyre.
    Une jam banor i zones dhe nuk kam nevoje as per hotel as per kafe, thjesht dua te rri ne plazh kohen qe e kam te lire, por çedo, se vend per çadren time te vjeter, por te bukur nuk ka, duhet te paguash 500 deri 700 leke te reja ( vjet aq ka qene, sivjet do Perndia e rriten ca çmimet)
    per 3 deri 4 ore qe une kam kohe mbasdite.
    Zonja ministre, vini doren ne zemer e na ndihmoni.

  3. Arifi says:

    Opo juve nuk kontrolloni hapesirat e lira per plazhet publike, sepse ske ku ben plazh, po lerini cmimet qe jo e jo. Ju nuk kontrolloni dot cmimet e monopoleve si nafta e telefonoia, do kontrolloni cmimet e cadrave.

  4. Qytetari i Thjeshtë says:

    E nderuar Ministre doja t’ju bej me dije se çmimet nuk i vendos qiviria por tregu.
    Ne momentin qe nuk kemi te bejme me mall apo sherbim jetik kompanite vendosin çmimin qe ato shohin te arsyeshem, mjafton, e theksoj, MJAFTON TE JAPIN FATURE TATIMORE!
    PS.Ky mentaliteti per te kontrolluar cmimet ka te bej me bindjet kamuniste me duket! Nuk ju ndahet shpirti ngaKamunizmiJuve jooooooo

  5. titi says:

    CMIMET E CADRAVE NE PLAZHE …DUHET TI KONTROLLOJE SHTETI PASI JANE SHUME ABUZIVE NGA 7——10 MIJE LEK E ME SHUME……..TOKA ESHTE E SHTETIT DHE PRIVATI E SHFRYTEZON …..POR SMUND TE SILLET ME CMIMET SI I DO QEJFI ATIJ…….PO SIKUR SHTETI TJA MARRE FARE TOKEN??????

  6. Ceni says:

    Zonja ministre, Ju flisni per qytetarin po mendoni per privatin. Problemi kryesor ne plazhe eshte mungesa e hapsirave publike. Mgjse rera eshte prone publike, qytetari nuk ka ku ta ngul cadren e vet. Eshte i detyruar te shkoje te cadra e privatit dhe te paguaj ate. Duhet nje raport , perqindje, midis hapsires qe perdor privati dhe asaj ne dispozicion te qytetarit. Kjo eshte e domosdoshme.

  7. rexha 10 says:

    SI KA MUNDESI QE KJO ZONJA MINISTRE I KONTROLLOKA CMIMET E PRIVATIT ,DUKE I CAKTUAR NJE LIMIT ,NDERSA MINISTRI TJETER PO I KESAJE QEVERIE DO TE DEKLARONTE SE CMIMET E PRIVATEVE TE VENDOSURA NUKE MVAREN NGA QEVERIA .E KAME FJALEN PER ISHE MINISTERIN E TURIZMIT BLENDI KLOSIN ,TE ZGJEDHUR POSACERISHTE NGA KRYEMINISTERI YNE I NDERUAR . A ESHTE FAJI I KRYEMINISTERIT ? APO ESHTE FAJI I MINISTRAVE TE DALE NGA TAJARET E KETIJE KRYEMINISTERI , QE VEPROJNE SIMBASE DESHIRES ,DHE JO NE BAZE TE LIGJIT .

  8. taso kume says:

    Akoma me shashka tymuse vazhdoni. duke lene problemin real KARBURANTI,aty duhet kontroll, se per plazhet jeni bere shembelltyre e keqe e Italise,pse nuk shikoni nga Franca qe i ka plazhet te lira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje