Kreu i Urgjencës: Ende herët për të liruar masat anti-Covid, kusht rritja e vaksinimeve

14 Shkurt 2022, 17:17Sociale TEMA

Shqipëria nuk është ende gati për heqjen zyrtare të masave anti-Covid. Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik duhet të plotësohen disa kushte për të arritur në një vendim të tillë; rritje e nivelit të vaksinimit anti-Covid dhe rënie e mëtejshme e infektimeve nga “Omicron”.

Skënder Brataj, njëherësh drejtor i Urgjencës Kombëtare tregon se koronavirusi vijon të jetë në qarkullim në vendin tonë. Krahas rasteve të reja, rreth 20 pacientë shtrohen çdo ditë në spitalet Covid dhe dhjetëra të tjerë po trajtohen në banesë.

“Shtetet që kanë nisur me lirimin e disa prej masave e kanë kaluar pikun rreth 1 muaj e gjysmë para nesh. Kështu që janë në një rënie akoma më të theksuar sesa Shqipëria. Sigurisht që edhe këtu mendohet që një analizë nga ana e ekspertëve dhe Komitetit do të vlerësohet situata e masave, por kjo është e lidhur edhe me vaksinimin që deri tani është rreth 55% sa i përket popullsisë target dhe 43% sa i përket gjithë popullsisë”, tha Brataj.

Edhe pse ekspertët po flasin për fundin e afërt të pandemisë, ata nuk përjashtojnë as rrezikun e ndonjë mutacioni tjetër që mund të vijë nga të pavaksinuarit.

“Nuk jemi në nivelin e duhur. Duhet të insistojmë te njerëzit që vaksinimi është për ta dhe për të mos rrezikuar nga shtambet e reja që mund të shfaqen”, shtoi Brataj.

Fundi i muajit shkurt pritet të sjellë një situatë më të qetë edhe në spitale. E ndërsa masat anti-Covid do të mbeten ende në letër, qytetarët  prej kohësh janë liruar prej tyre.

4 komente në “Kreu i Urgjencës: Ende herët për të liruar masat anti-Covid, kusht rritja e vaksinimeve”

  1. fatos says:

    prof aa mbaroje Atalanta dje! Faleminderit

  2. Arzt says:

    Pse e nxirrni ende kete pallen?! Ky s’ja ka haberin fare Covid-it

  3. enter"" says:

    Ik ore pirdhu.
    Pandemia po mbaron e ju akoma te ura.

    Vaksinat nuk shpetojne

  4. doni says:

    cilat masa o plak ,a ke dale neper tirane te shohesh apo lesh ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje