Gazetarja e Top Channel që raporton për Covid tregon mes lotësh: Humba mamin dhe 5 ditë më pas babin

14 Shkurt 2022, 12:15Sociale TEMA

Alma Demiraj, gazetarja e çështjeve sociale në Top Channel, ka raportuar për situatën e pandemisë së Covid-19, që nga momenti kur u konfirmuan rastet e para në vendin tonë.

Së fundmi, ajo ka rrëfyer vështirësitë e raportimit për një situatë që askush nuk e dinte si do të vazhdonte.

Ajo është një nga gazetaret që ka guxuar të hyjë edhe në ambientet e brendshme të spitalit Infektiv, aty ku as familjarët e të prekurve nuk lejohen.

Gazetarja mes lotësh tha se goditjen më të madhe e ka marrë kur për shkak të Covid-19 humbi prindërit.

“Kjo ishte goditja që mora më shumë. Për një vit e ca që raportoja, nuk e kisha ndjerë frikën.

Momenti që jam tronditur më shumë ka qenë shkurti. Edhe vetë profesioni na rrëmben, punojmë pa frikë, por në 21 shkurt unë humba mamin dhe 5 ditë më pas humba tim at”, tha ajo.

Më tej Alma Demiraj u shpreh se edhe pse e vështirë ajo vazhdon të raportojë nga oborri i Infektivit situatën e virusit në vend.

“Më thanë të mos shkoj në oborrin e Infektivit, por unë vendosa që të vazhdoj raportimin.

Vendosa të marr prapë mjekët që trajtuan time më dhe tim at deri në momentin e fundit…

Sepse jeta kështu qenka. Dhe do të vazhdoj ta bëj”, tha ajo.

6 komente në “Gazetarja e Top Channel që raporton për Covid tregon mes lotësh: Humba mamin dhe 5 ditë më pas babin”

  1. Doriani says:

    Ngushellime! Jeta eshte lufte, po duhet vazhduar.

  2. Roberto says:

    Ngushellime per humbjen e njerzve te dashur,prinderve te tu. U prehshin ne paqe??

  3. Franz Kafka says:

    e tmerrshme…

  4. lani says:

    ngushullime sume e veshtir eshte..ZIOTI te fercoft moter

  5. anticensurë ??? says:

    top kanali??
    mi motra mos kanë qënë dhe ata ndjkës së “bombave” cakiste??
    edhe nëse kanë qënë më vjen keq,por të paktën duhet ta dish se ti bën pjesë në një nga televizionet ku përhapet budallallëku,çmënduria në masën injorante shqiptare!!
    ti në vëd që të na tregosh “trimërinë” për të përballuar jetën,”si të vjen”,përpiqu të hapësh gojën për jetën që shkurtohet nga programet e medjes ku ti nxjerr bukën!!
    hap gojën kundër medies që vret!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje