Një rrugë në Tiranë merr emrin e... "Leninit"

27 Shkurt 2022, 15:26Sociale TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar emërtimin e një prej rrugëve në Njësinë Administrative Nr. 14 në kryeqytet me emrin e aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë Lazër Filipi apo i njohur ndryshe si “Lenini shqiptar” për shkak të rolit që e luajti mrekullisht për vite me radhë. 

Në një pritje të veçantë që iu bëri familjarëve të “Artistit të Merituar” në 101-vjetorin e lindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur që urbanizimi i Tiranës moderne po ecën paralel me emërtimet dinjitoze, të shënjuar në histori nga emra të pavdekshëm të artit, sportit dhe kulturës në vendin tonë.

“Jam shumë i lumtur që, bashkë me familjen e Lazër Filipit, i kemi dedikuar një vendim të Këshillit Bashkiak një rruge të re në Njësinë 14, aty ku po mbaron Unaza dhe aty ku Astiri, nga një zonë problematike, po kthehet në një zonë me shumë potencial e ku po urbanizohet me rrugë të reja, por edhe me emërtime dinjitoze. Më vjen mirë që sot nuk ka vetëm rëndësi të bëjmë infrastrukturë, por edhe emërtim infrastrukture. Ndonjëherë, janë bërë qoka me emra që nuk kanë pasur vlerë, apo ndonjë kontribut të shquar, por janë gjetur si mënyrë nga politika për të bërë emërtime në qytet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Sot, tha Veliaj, emërtimet në qytet janë me një standard të ri. “Po vendosim ata njerëz që na kanë bërë krenarë, që përfaqësojnë realisht dinjitetin dhe talentin e Tiranës e që janë emra që do i rezistojnë kohës, sepse unë besoj që pavarësisht sistemeve, mund të këtë ndryshuar pushteti, partitë, por kush ka pasur talent, kush ka qenë i vërtetë, kush ka pasur pasion dhe kush ka treguar një vlerë të komunitetit tonë i mbijeton çdo pushteti, çdo kohe e çdo moti,” deklaroi ai.

Paskalina Filipi, vajza e aktorit të njohur, u shpreh krenare, por dhe mirënjohëse për këtë vlerësim që i bëhet babait të saj të ndjerë. “Jemi shumë krenarë e të lumtur që një krenari e qytetit është pjesë e jona, e babait tonë, se ka dhënë shumë për të gjithë deri në frymën e fundit. Jemi shumë krenarë dhe do mundohemi ta mbajmë e ta ruajmë me krenari. Na bëtë kaq të lumtur me këtë vlerësim dinjitoz e të madh për babain tonë,” u shpreh ajo.

Lazër Filipi lindi më 7 shkurt 1921 në Shirq të Shkodrës. Ai ishte aktor i shquar i teatrit dhe kinematografisë, skenarist dhe regjisor. Për merita të larta në fushën e artit skenik në vitin 2005 është nderuar me titullin “Artist i Merituar” për 80 rolet e tij në teatër dhe kinema.

Gjatë karrierës së tij interpretoi role të pavdekshme, si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj.. Kryeroli i tij mbetet ai i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artistikë në kinematografi.

Artisti Lazër Filipi ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare më 16 dhjetor 2016.

8 komente në “Një rrugë në Tiranë merr emrin e… “Leninit””

  1. TURIEMIGR says:

    AKTOR I KALIBRIT BOTEROR .NE QE I KEMI NDJEKUR NE SKENAT E TEATRIT DUHET TE JEMI KRENAR QE KEMI JETUAR NE EPOKEN E KOLOSEVE, : MANI; PROSI ;LEVONJA E SHUME TE TJERVE, ME KARAKTERISTIKAT E VECANTA INTERPETIVE. NUK E DI NE SE DO TE KETE TE TILLE KOLOSE TEATRI YNE, DHE KAQ TE SHUMTE NE TE NJEJTEN EPOKE. DHE NE RADHE TE PARE FISNIKE QE NUK I BENIN HIJE NJERI TJETRIT. TE PAHARUAR QOFSHIT O KOLOSA !

  2. Filip Ndreka says:

    I madhi dhe i paharrueshmi Lazër Filipi, ishte jo vetëm ARTIST I MERITUAR, poooooor, edhe ARTIST I POPULLIT, zoterinj të nderuar të redaksisë së TEMËS…..
    Janë dy kategori të ndryshme në vleresimin e figurës së tijë.
    Titulli, ARTIST I MERITUAR, jepej nga Keshilli i Ministrave.
    Titulli, ARTIST I POPULLIT, jepej nga PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR.
    Kaq sa për dijeni të brezit të sotëm.

  3. Sa ironike esht : njerzit qe prishin teatro dhe sulmojne aktoret dhe artistet, dojn me na mbush mendjen se bejne veze me dy te kuqa.
    Ikor Erjon se nuk lahet m. . . . me sh…. .
    E keni bastardhu kete vend.

  4. Artista te medhej , por jetuan ne nje kohe ,( koha e kjofte largut ) me shume pak vjera ….

    1. qe te kuptosh says:

      Jetuan ne kohe te lavdishme,prandaj do mbeten gjithmone te lavdishem.
      Kuptove o analfabet kooperativist Trushpelar?

  5. Roberto says:

    Nderim per aktoret tane qe na kane sjelle art ne shtepite tona.

  6. E di si eshte puna says:

    Do ishte vertet mire (dhe nuk eshte e larget dita) qe nje shesh ne Tirane te marre emrin Sheshi Lenin. Lenini eshte nje figure e madhe e historise boterore, qe pervec kontributeve ne sherbim te njerezimit, ka edhe nje kontribut te madh e te jashtezakonshem ne favor te shqiptareve ne historine e tyre. Pse? Ruset kane pasur periudha te ndryshme historike kur jane sjelle ne menyre te ndryshme ndaj shqiptareve. Rusia Cariste ka qene proserbe dhe antishqiptare, por Rusia Sovjetike nuk ka qene aspak ashtu. Ka qene Rusia dhe Lenini qe ka denoncuar Traktatin e Fshehte te Londres ne 1917, ku te gjitha Fuqite e Medha kishin vendosur copetimin e shtetit shqiptar te krijuar ne 1913 dhe kufiri Serbi – Greqi do ishte ne Lumin Shkumbin. Rusia Sovjetike e denoncoi kete (nderkohe qe Rusia Cariste e kishte miratuar, bashke me Angline e Francen). Pas ketij denoncimi publik, Traktati u hodh poshte dhe shteti shqiptar sot ekziston per merite te Rusise (sovjetike natyrisht). E moret vesh!?

  7. ka me keq says:

    Kujt ja thua, keta te kesaj epoke, e kane mendjen tek paraja dhe pidhi; s’kane as nder , as dinjitet, as moral, as patriotizem, por as njerzillek. jane kthyer ne konsumatore te resurseve te natyres njesoj si ato kafshet dhe kerpudhat parazite, fungi imprephecti. Do me? Shiko vajzat, grate dhe mbesat e ish presidenteve dhe kryeministrave te kesaj epoke, shiko “deputetet”, femrat e tyre qe jane kthyer ne kryebordhella te tregut te çfrenuar. Bota sot me keta njerez ka fytyren e Vladimir Putanes dhe jo te Vladimir Iliçit. Ku marrin vesh keta ç’eshte dibjiteti njerezor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje