“Në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë”, ushtari i Gardës Kombëtare të Ukrainës lyen plumbat me dhjam derri për të vrarë çeçenët

28 Shkurt 2022, 19:18Bota TEMA

Një video e publikuar në llogarinë në Twitter të Gardës Kombëtare të Ukrainës tregon momentin kur një ushtar lyen plumbat me dhjam derri, për të vrarë ushtarët çeçenë që janë dërguar për të luftuar krah rusëve në Ukrainë.

Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare. Twitter gjithsesi ka vendosur një shënim në video, duke thënë se materiali shkel rregullat e platformës për gjuhën e urrejtjes, por në interes të informacionit publik, video nuk është fshirë.

Në video, ushtari dëgjohet të thotë: “Të dashur vëllezër myslimanë, në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë. Ju lutem shkoni në shtëpi. Këtu do të hasni në probleme”.

Sipas informacionit të publikuar në faqen e Gardës Kombëtare të Ukrainës, bëhet fjalë për një ushtar të regjimentit Azov, një pjesë e ushtrisë ukrainase që është akuzuar disa herë nga Rusia për prirje neonaziste.

Kjo llogari ka publikuar disa herë materiale video dhe foto që përpiqen të frymëzojnë, shpesh edhe përmes memeve, ushtarët dhe popullin ukrainas, që ndodhet sot në ditën e pestë të luftimeve, pas nisjes së sulmit rus.

Azov fighters of the National Guard greased the bullets with lard against the Kadyrov orcs?

Бійці Азова Нацгвардії змастили кулі салом проти кадировських орків?

Підписуйтесь на наш телеграм канал https://t.co/SBQltMr4bM pic.twitter.com/A1ci7tZL8r

— НГУ (@ng_ukraine) February 27, 2022

3 komente në ““Në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë”, ushtari i Gardës Kombëtare të Ukrainës lyen plumbat me dhjam derri për të vrarë çeçenët”

  1. Sh. Gurra says:

    ISA MUSTAFA KADIROV

    PO KY PUTIN të cilin e mbështetni ju CENËT, hudhte të gjallë nga helikopteri sa e sa djem të ri – kryengritës.
    Si e harruan ata të Isa M Kadirovit, këtë hata anticecene.

  2. fukaraji20 says:

    Une jam musliman dhe te them “Zoti qofte me ty ne kete kohe “ gjeniale per keta delenxhilere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje