Kërcënon sërish Rusia: E papranueshme që armët bërthamore amerikane të jenë në Europë, erdhi koha t’i çojmë në shtëpi

1 Mars 2022, 11:48Bota TEMA

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se do të bëjë gjithçka për të penguar Ukrainën që të marrë armatime bërthamore.

Ai gjithashtu deklaroi se prania e armatimeve bërthamore amerikane në kontinentin Europian, është e papranueshme për Moskën.

“Është e papranueshme për ne që armatimet bërthamore amerikane janë të pranishme në territorin e disa shteteve europiane”, tha ai gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës, ku mori pjesë virtualisht. “Ka ardhur koha tashmë që këto armë të kthehen në shtëpi dhe infrastruktura e tyre në Europë, të çmontohet plotësisht”, tha ai.

1 komente në “Kërcënon sërish Rusia: E papranueshme që armët bërthamore amerikane të jenë në Europë, erdhi koha t’i çojmë në shtëpi”

  1. Dajti says:

    Jane ato arme qe ju kane ndaluar ju te sulmoni Evropen qysh nga mbarimi i Luftes II Boterore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje