Rusia paralajmëron banorët e Kievit: Largohuni, po përgatitemi për sulm me precizion të lartë

1 Mars 2022, 14:51Bota TEMA

Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Keivit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton “BBC”.

Në një deklaratë të lëshuar pak minuta më parë, zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

2 komente në “Rusia paralajmëron banorët e Kievit: Largohuni, po përgatitemi për sulm me precizion të lartë”

  1. cipini says:

    Cmenduria gjithmone e ka nje fund te turpshem, kete na ka mesuar historia. Kujtoni nazizmin ne Gjermani qe dhe sot e kesaj dite qytetaret gjermane ndjehen te turperuar brez mbas brezi.

  2. Salivirusi ppsh says:

    Ne cdo lufte 2/3 jane civile 1/3 jane ushtare
    kjo eshte dhuratae qe na i dhurojne politikane te papergjegjshem .
    5 dite konflikte 300 te vrare kur e krahasone me 1997 e Berrishes 5000 te vrare haaaa dhe cicecerone non grata ne parlamente tregone qe Shqiptaret nuk kan gjak po uje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje