Sulmi me raketa në Kharkiv, raportohet për disa të plagosur, mes tyre një fëmijë

1 Mars 2022, 09:47Bota TEMA

Të paktën gjashtë persona u plagosën duke përfshirë një fëmijë në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të postuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës (MOFA) dhe zyrtarë të qeverisë ukrainase.

“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Tëitter të martën, duke shpërndarë një video që tregon atë që duket të jetë një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje