"Putin nuk është Rusi", Navalny bën thirrje për protesta kundër luftës në Ukrainë

2 Mars 2022, 12:11Bota TEMA

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje rusëve të protestojnë kundër luftës në Ukrainë, sipas një mesazhi të postuat në Twitter nga zëdhënësja e tij.

“Alexei Navalny u ka bërë thirrje që njerëzit të dalin dhe të protestojnë kundër luftës çdo ditë në orën 19:00 dhe në fundjavë në orën 14:00″, shkroi zëdhënësja Kira Yarmys.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë.

1 komente në ““Putin nuk është Rusi”, Navalny bën thirrje për protesta kundër luftës në Ukrainë”

  1. Guardium says:

    Çdo vend ka pasur dhe ka kolonen e 5 brenda. Kjo kolone ne Rusi ka nje origjine mbi nje shekullore. Ashtu sikurse urrejtja, tentativa, deshira dhe ekspansioni anglosakson me e zhbe Rusine.
    Sot kolones se 5 i eshte shtuar dhe nje kolone tjeter. Kolona e 6.
    Ky sharlatani me emrin Navalny, nuk eshte ne burg si njeri politik, por si hajdut.
    Eshte normale, qe ne çdo vend te kete letyra si ky. Rusia nuk ben perjashtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje