Fundoset anija e mallrave estoneze pasi preku një minë pranë Odessa-s

3 Mars 2022, 15:12Bota TEMA

Një anije mallrash në pronësi estoneze është fundosur në brigjet e Ukrainës pas një shpërthimi.

Ajo besohet se ka prekur një minë dhe katër anëtarët e ekuipazhit të anijes së fundosur ende nuk gjenden.

Dy të tjerë ndodhen në një gomone shpëtimi në det pas shpërthimit pranë Odessa, sqaroi për agjencinë “Reuters” Igor Ilves, drejtor menaxhues i kompanisë me bazë në Talin, Vista Shipping Agency.

Estonia është anëtare e NATO-s dhe fundosja e anijes mund të nxisë konflikt të mëtejshëm në Evropën Lindore.

Incidenti vjen në një kohë kur flota ruse e Detit të Zi u akuzua për përdorimin e anijeve civile si mburoja njerëzore në pushtimin e Ukrainës.

“Për sigurinë e lundrimit civil, Marina e Forcave të Armatosura të Ukrainës mbylli lundrimin në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”, do të shpreheshin Forcat e Armatosura të Ukrainës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje