Netflix ndërpret projektet nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë

4 Mars 2022, 13:13Lifestyle TEMA

Netflix ka ndërprerë të gjitha projektet dhe blerjet e ardhshme nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, raporton Variety. Gjiganti i transmetimit tha se po vlerësonte ndikimin e ngjarjeve aktuale.

The Walt Disney Company njoftoi se në mënyrë të ngjashme do të ndalojë të gjitha shfaqjet teatrale në Rusi, duke përfshirë “Turning Red” të Pixar, që do të jepet premierë në vend më 10 Mars. Disa orë pas, Warner Bros ndaloi publikimin e “The Batman”.

Festivali i Filmit në Kanë njoftoi të martën se nuk do të mirëpresë asnjë delegacion rus ose pjesëmarrës me lidhje me qeverinë, ndërsa Festivali i Serive Mania dhe MipTV thanë se nuk do të ketë një prani ruse në ngjarjet e tyre përkatëse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje