SHBA aktivizon ekipin e reagimit bërthamor

4 Mars 2022, 09:43Bota TEMA

Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm ka njoftuar se ka vendosur të aktivizojë Ekipin Amerikan të Reagimit ndaj Incidenteve Bërthamore.

Ajo ka shkruar në Twitter se ka folur me ministrin e energjisë të Ukrainës pas raportimit për shpërthim zjarri në termocentralin Zaporizhzhia. Granholm

“Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë,” tha Granholm, e cili mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA-së.

“Reaktorët e termocentralit mbrohen nga struktura të forta kontrolli dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurt”, ka shkruar ajo.

Autoritetet ukrainase raportuan në orët e para të mëngjesit të së premtes së 4 marsit, një sulm të forcave ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.

Përkundër zjarrit, u raportua se nuk është evidentuar ndonjë rrite e nivelit të radioaktivitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje