Youtube, Twitter dhe Facebook të bllokuara në Rusi

4 Mars 2022, 22:20Bota TEMA

Mesa duket, edhe platforma gjigande e videove, Youtube, ka ndaluar së funksionuari në disa rajone të Rusisë.

Kjo lëvizje vjen pasi Moska bllokoi pak orë më parë edhe mediat sociale Facebook dhe Twitter.

Bllokimin e mediave sociale, Kremlini i ka justifikuar duke i konsideruar si favorizuese ndaj mediave  pro-ukrainase dhe diskriminim ndaj mediave ruse.

Kujtojmë që pak ditë më parë Facebook dhe Youtube bllokuan disa media ruse në platformat e tyre pasi shpërndanin informacione të rreme për luftën në Ukrainë.

1 komente në “Youtube, Twitter dhe Facebook të bllokuara në Rusi”

  1. Sara says:

    kae fillu me bo |kanace” si qemoti , po per internet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje