Zelensky: Ja cila është mënyra e vetme për të ndalur Rusinë

4 Mars 2022, 11:12Bota TEMA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim këtë mëngjes lidhur me situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia gjatë natës.

Stacioni më i madh bërthamor i Evropës u dogj pas “bombardimeve të armikut” dhe mësohet se aktualisht është nën kontrollin rus.

Zelenskyy tha se mënyra e vetme për të garantuar se Rusia nuk do të bombardojë infrastrukturën bërthamore është krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Zelenskyy gjithashtu u bëri thirrje rusëve që të vazhdojnë të protestojnë kundër pushtimit, i cili ka hyrë në javën e dytë.

“Populli rus, dua t’ju bëj thirrje: si është e mundur kjo? Në fund të fundit ne luftuam së bashku në vitin 1986 kundër katastrofës së Çernobilit,” tha ai.

Ai pretendon se Moska synon qëllimisht infrastrukturën dhe zonat e banuara të Ukrainës si Mariupol, Kherson, Kharkiv dhe Chernihiv.

1 komente në “Zelensky: Ja cila është mënyra e vetme për të ndalur Rusinë”

  1. Loku says:

    E mor Ermal Mamaq i Ukraines ta futi mir perendimi,ri quravitu neper video tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje