Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse po përgatiten të bombardojnë qytetin port të Ukrainës, Odessa. “Ky do të jetë një krim ushtarak. Ky do të jetë një krim historik”, tha Presidenti Zelensky.
Forcat ruse kanë bërë përparim në Ukrainën jugore që nga fillimi i pushtimit të tyre më 24 shkurt, duke pushtuar qytetin Kherson dhe duke rrethuar portin e Mariupolit, por Odessa deri më tani është kursyer kryesisht.
Zelensky gjithashtu ka shprehur zemërimin që NATO po refuzon të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi hapësirën ajrore të Ukrainës që do të pengonte Rusinë të kryente sulme ajrore.
Kur Amerika ulerinte se Rusia po pregatit sulm kunder Ukraines, ti si president i Ukraines, e hidhje poshte alarmin. Tani qe je ne mes te luftes, me ne fund e besove. Teper vone. Nuk do rrezikojne vendet e tjera te goditen me bombe atomike, per te te mbrojtur ty. Prandaj ke ushtrine.