Ministrja e Jashtme britanike: Perëndimi nuk ka vepruar herët ndaj kërcënimit rus

7 Mars 2022, 18:02Bota TEMA

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka thënë se Perëndimi nuk ka vepruar mjaftueshëm herët në përgjigjen e tij ndaj vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për pozicionim të trupave në kufi me Ukrainën

“Realiteti është presidenti Putin nuk i ka marrë seriozisht kërcënimet e parandalimit”, u ka thënë ajo deputetëve.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është që të forcojmë NATO-n, na duhet të forcojmë sidomos krahun lindor”, i ka thënë ajo Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik.

“Ne veçse kemi dërguar më shumë trupa në Estoni, mirëpo duhet bërë më shumë. Ne duhet të jemi seriozë për shpenzimet në mbrojtje”, përfundoi Truss.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje