Blinken: Putin po e bën Rusinë një shtet të pabesë

8 Mars 2022, 16:23Bota TEMA
Blinken: Putin po e bën Rusinë një shtet të pabesë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Estonia tha se presidenti Putin po e shndërron Rusinë në një shtet të pabesë.

“Presidenti Putin po e bën Rusinë një shtet të pabesë, duke shkatërruar brenda një jave, 30 vjet hapje dhe mundësi ndërkombëtare. Populli rus tashmë po i ndjen efektet e kësaj në jetën e përditshme dhe ato do të përkeqësohen.

Shpresojmë që ata të mund ta mësojnë të vërtetën se pse po ndodh një gjë e tillë. Kjo nuk është lufta e popullit rus. Nuk është një luftë çlirimtare apo çfarëdo tjetër që u është thënë. Kjo është lufta e Presidentit Putin për të nënshtruar një vend sovran demokratik dhe derisa ai t’i japë fund, bota do ta bëjë atë përgjegjës”, tha Blinken.

1 komente në “Blinken: Putin po e bën Rusinë një shtet të pabesë”

  1. Mos ma vini re says:

    E thene nga zyrtari i shtetit qe i tha botes “Iraku ka arme te shkaterrimit ne mase” dhe e sulmoi vetem pa asnje miratim as te Natos e as te OKB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje