“Ndalo gjakderdhjen”, ish-presidenti ukrainas thirrje Zelenskyt: Hiq dorë nga krenaria

8 Mars 2022, 11:02Bota TEMA

“Ndalo gjakderdhjen!”. Kjo është thirrja me të cilën ish-presidenti filorus i Ukrainës, Viktor Yanukovich i drejtohet pasardhësit të tij në detyrë, Volodymir Zelensky.

Yanukovich i kërkon Zelenskyt të lerë mënjanë krenarinë dhe të ndalë luftimet me të gjitha kushtet.

Sipas “Kyiv Indipendent” mesazhi i Yanukovich drejtuar Zelenskyt është në formën e një letre të hapur që është publikuar të martën në mediat ruse.

“Dua t’i bëjë një kërkesë presidentit në mënyrë presidenciale dhe atërore. Volodymir, ndoshta ëndërron të bëhesh një hero i vërtetë. Po heroizmi nuk nënkupton të luftosh deri në ukrainasin e fundit”, shkruan Yanukovich.

 

1 komente në ““Ndalo gjakderdhjen”, ish-presidenti ukrainas thirrje Zelenskyt: Hiq dorë nga krenaria”

  1. K says:

    Thirrjen duhet t’ja bësh padronit putin , degjeneratë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje