Çfarë ndodh nëse Rusia humb luftën?

7 Mars 2022, 22:40Bota TEMA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka bërë një gabim strategjik me pushtimin e Ukrainës. Jo më pak duket se ka gabuar dhe në taktikën ushtarake.

Putin minimalisht do ta ketë të pamundur që ta fitojë këtë luftë në termat e preferuara të tij. Ndërkohë, ka disa rrugë se si ai mund ta humbë atë.

Presidenti rus mund të çojë ushtrinë drejt një kostoje të madhe dhe dobësim, duke ulur moralin e ushtarëve, konsumuar burimet dhe duke mos marrë asgjë në këmbim përveç zhytjes së vendit në varfëri e kaos.

Skenari më i keq për Putin është se nga degradimi gradual i ekonomisë së Rusisë dhe rritjen e izolimit të saj, do të humbasë mbështetjen e popullit rus dhe elitës politike.

Basti i tij me Ukrainën ngjan me një përpjekje për të rikthyer imperializimin rus, por duke vënë në rrezik fundin e Perandorisë ruse.

Cari i fundit rus, Nikolas II, humbi luftën kundër Japonisë në 1905. Më vonë ai ra viktimë e Revolucionit Bolshevik, duke humbur jo vetëm kurorën por edhe jetën. Mësimi nga historia është se liderët autokratë nuk mbeten të tillë pasi humbin luftën.

Putin rrezikon që ta humbasë edhe në fushën e betejës luftën në Ukrainë edhe pse ushtria e Ukrainës nuk do të jetë në gjendje për të zmbrapsur atë, pasi diferenca në numra dhe forcë është e madhe, pa llogaritur armët nukleare.

Putin duket se do ta ketë shumë të vështirë që të arrijë qëllimin për të instaluar një qeveri kukull në Ukrainë edhe në rast se arrin ta pushtojë atë.

Për analogji është rasti i luftës së Algjerisë 1954-62, e cila edhe pse përballë një superfuqie ushtarake si Franca, arriti të gjente rrugën për ta mposhtur si dhe dobësuar mbështetjen në Paris pro luftës.

Në fjalimin e tij për Ukrainën, Putin foli si të ishte në mesin e shekullit XX. Ai shqetësohej për nacionalizmin gjermanofil në Ukrainën e 1940-s.

Duke e cilësuar Ukrainën si naziste, ai foli për qëllimin e ndërhyrjes ushtarake që ishte denazistizimi, në një kohë kur në Kiev nuk ka elementë të të djathtës ekstreme.

Sanksionet e SHBA dhe BE ndaj Rusisë do ta veçojnë këtë vend nga ekonomia globale. Investimet e huaja do të bien. Tregjet do të mbyllen, përfshirë dhe shitja e gazit dhe naftës që deri tani ka qenë pika kyçe e Putinit për modernizimin e ekonomisë ruse. Biznesmenët dhe talentet do të largohen.

Një arsye tjetër për dështimin e Putinit në Ukrainë është publiku rus. Politika e tij e jashtme ka qenë shumë popullore. Në Rusi, aneksimi i Krimesë mori shumë mbështetje, ndërsa e kundërta po ndodh tani.

Pasojat e humbjes së Rusisë në Ukrainë do të sjellin sfidë të madhe për Evropën dhe SHBA për të rindërtuar Ukrainën me qëllim anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.

Nëse Putini në fund do të arrijë ta fitojë luftën, Rusia do të bëhet një shtet i përjashtuar në arenën ndërkombëtare.

Nëse Putini humb; Rusia rrezikon të kthehen në një diktaturë me ushtri nukleare ose në rastin më pozitiv mund të integrohet në Evropë.

3 komente në “Çfarë ndodh nëse Rusia humb luftën?”

  1. Nje qytetar says:

    Mire o “Tema” , mire por kush e ka shkruar kete artikull ? Ky eshte nje deduxion te cilin e kam edhe une si nje qytetar i thjeshte me nje fare logjike po te thjeshte . Te gjithe kemi opinione te pergjitheshme mbi kete teme . Ne , duam te lexojne e te shohim analiza nga njerez kompetente ne kete fushe e jo nga anonimë si puna ime .

  2. Ari says:

    Duket si enderr, por mund (dhe duhet) te ndodh: pas renies se Putinit dhe klikes se tij, Rusia me kulture europiane do te behet nje vend demokratik dhe, step by step vend europian dhe ne NATO?!!?

  3. anti25642654censurë says:

    mbyllja e bukur me 66% të mundësive të nxjerra në shesh!!
    pra o demokraci,o diktaturë bërthamore!?
    por rastin e një humbje pas përdorimit të armëve bërthamore a e keni harruar apo nuk ju ka shkuar në mëndje si dh esulmi i paraljmëruarar ndaj ukrainës??
    varianti i përdorimit të armëve bërthamore EGZISTON!!!!!!
    mundësia mund të jetë,tmerrësisht e vogël,por EGZISTON!!
    dhe parashikimi i tretë do të ishte i tillë:
    nëse përdoret arsenali bërthamor rus kundër perëndimit,jo vetëm do të kemi një periudhë të tmerrshme për njerzimin në tërë planetin tonë,por do të kemi dhe një zhdukje të kombit rus!!
    e para do të kemi nje¨sulm të jashtëzakonshëm bërthamor mbi rusinë perëndimore,që në fakt është shumë e vogël për të përballuar tërë arsenalin e kundërshtarit!do të kishim një rrafshim total të saj dhe këthimin në të pabanueshme!!
    arsenali bërthamor rus!?duhet të shpërndahet në shumë vënde,për pasojë nuk do të ishte aq i suksesshëm në shkatërrim sa ai perëndimor!!
    pas kësaj,kufijt rus do të bllokoheshin dhe asnjë rus,i fajshëm a i pafajshëm nuk do të kishte mundësinë të dolte nga teritori i radioaktiviezuar!
    ky teritor ka shumë mundësi të shuhet dhe si emër në hartat botërore,dhe pjesa lindore e rusisë të ndahej në pjesë ndërmjet shtetve të tjera pjestarë në luftën kundër saj(si ka ndodhur gjithnjë)!
    një luftë bërthamore do ta zhyste njerzimin në një periudhë të errët,jo vetëm figurative,por dhe fjalë për fjalë,me një rritje të vdekshmërisë dhe shkatërrime të mëdha politiko ekonomike!!
    urrejtja për rusët si shkaktarë të kësaj shfarrosje të njerzimit do të ishte e tillë që do të rrezikonte jetën e çdo rusi të thjeshtë!!
    nga një urrejtje e tillë vështirë se do të shpëtonin edhe ata rusë që po luftojnë sot me armë në dorë putinin!!
    shumë rusë janë të pjerdhur në tru nga propaganda putiniane,si gjermanët në L2B,shumë të tjerë janë të friksuar,shumë pak kanë guximin të flasin hapur!!
    shpresoj që këta të fundit të kenë mundësinë të ngrihen dhe të afrojnë pjesën e friksuar!!
    shpresoj që një popull i tërë të mos bier viktimë e një të çmënduri!
    por mbi të gjitha shpresoj që njeriu të mësojë se të çmëndur të tillë mund të vijnë në pushtet në çdo vënd të botës dhe në çdo kohë!!se putini në brazil e ka emrin bolsonaro,se putini në turqi e ka emrin erodogan,se putini në hungari e ka emrin orban,se putini në amerikë e ka emrin tramp,se putini në kinë e ka emrin Xi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje