VIDEO/ Momenti kur droni turk shkatërron sistemin anti-ajror të rusëve

10 Mars 2022, 13:35Lifestyle TEMA

Ukrainasit janë duke bërë një luftë më të mirë se rusët online duke shpërndarë vazhdimisht pamje nga betejat që janë duke u zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.

Sëfundmi, ukrainasit kanë publikuar pamjet nga momenti kur një dron turk godet një sistem anti-ajror të lëvizshëm të rusëve, BUK. Ky i fundit duket se ka lëshuar dy nga raketat e tij dhe dy të tjera janë ende në gatishmëri, por gjatë sulmit nga droni ato shpërthejnë duke shkatërruar tërësisht edhe mjetin.

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë

Një spital fëmijësh dhe një maternitet janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan sulmin ndaj objektit një “krim lufte”. “Shkatërrimi është kolosal,” thotë këshilli i qytetit.

SHBA paralajmëron se Rusia mund të planifikojë një sulm kimik ose biologjik në Ukrainë.

Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një plan ndihme prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa FMN ka miratuar 1.4 miliardë dollarë financime emergjente.

Moska ka pranuar përdorimin e armëve termobarike në konfliktin që ndërkohë po numëron 1300 të vdekur, për Ukrainën “është gjenocid”, UNICEF regjistron më shumë se një milion fëmijë refugjatë.

Kina akuzon NATO-n se po e shtyn Rusinë në konflikt. Çernobili mbetet pa energji elektrike, por për Aiea nuk ka asnjë “rrezik sigurie”.

Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike.

Ka përfunduar takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas. Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura.

Lavrov akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo përbën shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.(abcnews.al)

#Ukraine: More recent footage from the eyes of the Bayraktar TB2 drone in the hands of the Ukrainian military; another 9K317 Buk-M2 TELAR completely destroyed. pic.twitter.com/y2uUGKil99

— ?? Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) March 10, 2022

4 komente në “VIDEO/ Momenti kur droni turk shkatërron sistemin anti-ajror të rusëve”

  1. asd says:

    Bravo Britaniket. Jane me te ndjeshem se te tjeret per te drejtat e njeriut. Kane gjithashtu me shume guxim per tu perballur me te keqen. Kane mesuar nga historia se nese i fshihesh te vertetes do te jete edhe me e veshtire perballja ca me vone.

  2. Ylli Shamunaqes says:

    Shikoni kur tja fali greku ishujt turkut.

    1. Matrapiku says:

      .
      Me keto fake video gjoja te droneve te skaduar turq prishjani mendjen ndonje femije ne stargames
      .
      Nuk ka as dhe nje dron turk me aktiv . Te gjitha i shpartalloi ushtria orthodoxe ruse sipas te dhenave te oficereve tane helene
      .
      Si kujtoni ju mongolet do maten me ushtrine e lavdishme o orthodoxe .
      .
      Ti selcyku me emer Ylli sa per dijeni Turku sapo dorezoi veriu ne Qipros plus pagoi 38 vjet demshperblime jo te guxoje te mendoje te mare ishujt tane homerike
      .
      Droni bayraktar baras shit

      1. shqip says:

        Thashe se zotrote kishe ca me shume mend se ai hajvani qe del me sharjet per turqit, por kot e paskam pasur kete mendim, se mesa duket andej nga Hellada gomarlleqet i paskeni epidemi kombetare.
        Mbetet vetem me thene: Zot na ruaj nga budallenjte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje