Korridori humanitar kthehet në korridor masakre – Rusët vrasin civilët që po evakuoheshin

12 Mars 2022, 20:15Bota TEMA

Një korridor humanitar në veri-perëndim të Kievit është kthyer në korridor masakre, pasi forcat ruse kanë zhvilluar një sulm, duke lënë të vrarë shtatë persona, të cilët po evakuoheshin.

Sipas inteligjencës ukrainase, në një njoftim për shtyp, ky korridor evakuimi ka pësuar goditje të shumta me bomba nga ana e Ushtrisë ruse, duke lënë edhe të vrarë në kurs.

Sipas raportimeve, Rusia nuk e ka respektuar vendosjen e armëpushimit në këtë zonë të kalimit, duke vijuar bombardimet e rënda.

Bilanci është ende i pakonfirmuar plotësisht, pasi mendohet se numri mund të jetë edhe më i lartë se shtatë persona.

Po ashtu, sipas autoriteteve ukrainase, bëhet me dije se personat e mbijetuar, janë kthyer mbrapsht, duke mbetur të rrethuar në fshatin Peremoha. Ata nuk janë lejuar nga ana e forcave ruse të largohen dhe kanë mbetur të izoluar aty.

Kjo është një akuzë e radhës që Ukraina ngre mbi Rusinë për mosrespektimin e armëpushimit dhe lejimin e kalimeve në korridore humanitare.

1 komente në “Korridori humanitar kthehet në korridor masakre – Rusët vrasin civilët që po evakuoheshin”

  1. Goni says:

    Domethene te gjitha te kqiat i benka vetem Rusija.
    Na i hapet syre flm!
    Po gjithe keto telashe pse i kemi,Evropa eshte drejte kolapsit!?
    Pra luften ne Ukraine kush e nxiti ?
    Marveshjen qe kerkon Rusia nga Amerika ska per mar kurr,keshtu qe gjysma e Ukraines do iki dhe lufta do mbaroj ,besoj shpejt se hengrem po zjati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje