51 milionë kinezë në karantinë, rikthehet frika ndaj pandemisë

15 Mars 2022, 22:10Bota TEMA

Kina po përballet me situatën më të keqe të pandemisë që nga fillimi i vitit 2020 kur bota u zhyt në izolim për të kontrolluar koronavirusin që shpërtheu në Wuhan.

Dy vjet më vonë, tashmë rreth 51 milionë kinezë janë futur në karantinë në Jilin, një provincë në verilindje të vendit aziatik.

Të hënën, autoritetet shëndetësore në Kinë raportuan për 1437 raste të reja me koronavirus në dhjetëra qytete të vendit, duke pësuar një katërfishim të rasteve në një javë. Epiqendra e rasteve është pikërisht në Jilin ku u regjistruan 895 raste të reja.

Kjo do të jetë karantina e parë në këtë provincë që prej asaj të Wuhanit dhe Hubeit në janar të vitit 2020.

1 komente në “51 milionë kinezë në karantinë, rikthehet frika ndaj pandemisë”

  1. Bravo says:

    Pak shpejt ke këto lajme se po mbaron lufta e na duhet diçka të mbajmë popullin mbyll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje