FOTOT: "Unë isha motra më e shëmtuar", Bella Hadid pranon ndërhyrjet në fytyrë

16 Mars 2022, 12:42Lifestyle TEMA

SHBA- Ndërkohë që thashethemet dhe spekulimet rreth operacionit plastik të modeles Bella Hadid kanë qarkulluar prej vitesh, modelja 25-vjeçare ka vendosur të tregojë të vërtetën.

Në një intervistë të martën me Vogue, modelja konfirmoi se ajo bëri një ndërhyrje në hundë në moshën 14-vjeçare. Modelja pranoi se e vetmja arye se pse ka vendosur të bëntë hundën ishte sepse ajo gjithmonë kishte menduar se pamja e saj ishte shumë shëmtuar në dallim nga motra saj e madhe Gigi Hadid.

“Unë isha motra më e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi, as aq e shoqërueshme. Kjo është me të vërtetë ajo që njerëzit thanë për mua. Dhe për fat të keq, kur ju thonë gjëra kaq shumë herë, ju thjesht e besoni atë,”-shpjegoi Hadid. Do të doja të kisha hundën si prindërit dhe gjysherit e mi. Unë mendoj se do të kisha të njëjtë,”– tha Bella.

Ndërkohë ajo ka sqaruar edhe çdo aludim tjetër të mundshëm që njerëzit kanë bërë për fillerat, buzet e saj dhe fryerjen e mollzave. Bella shpjegoi se kurrë nuk ka marrë fillera duke hedhur poshtë të gjitha hipoteza.

“Njerëzit mendojnë se jam plotësisht e bërë në fytyrën për shkak të një fotografie ku unë jam adoleshente. Jam shumë i sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo. Thjesht le t’i japim fund kësaj. Unë nuk kam probleme me të, por nuk është për mua, nuk kam bërë kurrë fillera. Kushdo që mendon se i kam hequr sytë apo çfarëdo tjetër … është shirit fytyre! Truku më i vjetër në libër”-shtoi modelja.

Bella gjithashtu detajoi vështirësitë e saj me imazhin e trupit dhe shëndetin mendor, duke pranuar se ndihej gjithmonë ‘e shëmtuar’ dhe ‘e pakëndshme’ në krahasim me motrën e madhe Gigi, ndërsa reflektonte për betejën e saj me anoreksinë dhe duke kërkuar trajtim për depresionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje