Inteligjenca britanike: Pushtimi rus ka ngecur në të gjitha frontet

17 Mars 2022, 09:12Bota TEMA

Ofensivat e Rusisë në Ukrainë kanë ngecur në të gjitha frontet, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj këtë mëngjes.

Sipas saj se forcat ruse kanë “bërë përparim minimal në tokë, det ose ajër në ditët e fundit dhe ato vazhdojnë të pësojnë humbje të rënda”.

“Rezistenca ukrainase mbetet e palëkundur dhe e mirë-koordinuar. Shumica dërrmuese e territorit ukrainas, duke përfshirë të gjitha qytetet e mëdha, mbetet në duart e Ukrainës”, shton Ministria e Mbrojtjes.

Ushtria e Ukrainës thotë se përpjekjet e Rusisë tani kanë kaluar në sulme ajrore, bombardime dhe granatime të popullatës civile,  sepse ata kanë qenë “të pasuksesshëm” në operacionet e tyre tokësore.

Moska ka regjistruar vetëm rreth 500 vdekje të trupave deri më tani, por inteligjenca amerikane vlerëson se është gati 7,000 personel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje