Zelensky: Jam gati për negociata me Putin, nëse s’ka marrëveshje do të nis Lufta e Tretë Botërore

20 Mars 2022, 14:44Bota TEMA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur ditën e sotme se është gati që të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa paralajmëroi se nëse përpjekjet për negociata dështojnë, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të Tretë Botërore”.

“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte. Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans…Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave, në çdo rast, ne po humbasim njerëz çdo ditë, njerëz të pafajshëm në terren,” tha Zelensky në një intervistë për CNN të dielën në mëngjes.

Presidenti ukrainas shtoi se forcat ruse kanë synim që të shfarosin vendin që ai drejton por theksoi se Ukraina do të tregojë që është në gjendje t’i japë një goditje të fuqishme.

“Por, për fat të keq, dinjiteti ynë nuk do të ruajë jetë. Pra, unë mendoj se ne duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështojnë, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”.

2 komente në “Zelensky: Jam gati për negociata me Putin, nëse s’ka marrëveshje do të nis Lufta e Tretë Botërore”

  1. More maskara ,qe cove vendin tat ne Ferr e hudhe ne flak
    per bythen tate ,
    se dikush te ferkoj bythet pas , i pashpirt .
    Nji fjlae goje dhe ishin kursyer jeten e miljrave Ukrainasve femije etj .
    Ky funderine e kriminel me Nobel duhet te akuzohet per Krime ndaj Njerezimit
    eshte pjes e nji Loje te pist qe u bo kunder Popullit Ukrainas?

    1. Moisi Golemi says:

      Ik ore bythqir rus!! Paske mësuar edhe shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje