“14-vjeç nënë, dhëndri në burg!” - Drama shqiptare dhe ‘shkopinjtë e Maliqit’ që shfaqen “ashiqare”

7 Shtator 2024, 19:41Blog TEMA
“14-vjeç nënë, dhëndri në burg!” - Drama

Nga Aranit Muraçi

T’i marrësh jetën dikujt e të sorrollatesh i lirë e nga ana tjetër të sjellësh në jetë një njeri, pavarësisht rrethanave, e të përfundosh pa kaluar as 24 orë në burg, kjo është ironia e jetës. Me drejtësinë. Veçanërisht, në një shoqëri të vuajtur dhe të etur për drejtësi!

Është edhe “forca e ligjit”! E drejta për të cilën “shqyhen” ligjvënësit, sa herë që “shkelet” një e tillë! As më shumë dhe as më pak nuk është e drejta sesa një interpretim, që ngjan me “shkopin e Maliqit” te filmi që bazohet në komedinë e Çajupit “14 vjeç dhëndër”!

Historia e fundit në Korçë është një tjetër komedi e shoqërisë sonë ‘moderne’, e cila ngjan në fakt më shumë si dramë. Është edhe pak tragjedi.

Sa e sa kriminelë janë ende të lirë nën akuzë për vrasje? Sa e sa prova fshihen nga ligjzbatuesit e korruptuar dhe zyrtarët e paaftë? Se e sa gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të shtetit janë blerë dhe janë shitur për t’i shërbyer botës së krimit?! Sa e sa të vrarë janë edhe nga vetë dora e shtetit, në mes të ditës, në sytë e të gjithëve.

Sa e sa shqiptarë nuk gjejnë drejtësi. Iu mohohet, iu shkelet e drejta. Në disa raste iu dhunohet një e tillë nga vetë ligjzbatuesit.

Por cila është ironia e kësaj historie sa dramatike, komike po aq edhe tragjike?

Në Korçë lindi sot një 14-vjeçare, e cila, sipas mjekut të maternitetit gëzon shëndet të plotë bashkë me foshnjen që solli në jetë! Çudi e madhe për kohën që jetojmë! Babai i foshnjës, një 21-vjeçar, pa kaluar as 24 orë arrestohet nën akuzë për “marrëdhënie me të mitur nën moshë” dhe me shumë mundësi ende nuk e ka kuptuar “krimin” që ka kryer. Madje edhe 14-vjeçarja që sapo u bë nënë dhe familjarët e dy familjeve pretendojnë se nuk ishin në dijeni të “krimit” që ai ka kryer.

A nuk duhet tja kursenin të paktën arrestimin “kriminelit” në ditën që u bë baba, i cili pavarësisht rrethanave nuk ia mori, por u bë prind dhe solli sot në jetë një njeri? Përderisa ai nuk paraqet as rrezikshmëri shoqërore dhe as nuk ka bërë ndonjë përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë, a nuk do të kishte qenë e udhës të ishte vepruar më “dorëlëshuar” nga ligjzbatuesit ‘e përpiktë’ të kësaj komedie, drame apo qoftë edhe tragjedie?

Pse duhej arrestuar pa vendim gjykate një 21-vjeçar i cili, për më tepër se ai, vajza minorene, duhet të ishte sot si të gjithë moshatarët e saj në shkollë dhe jo në maternitet. Në këto rrethana ‘zbatuesit e përpiktë’ të ligjit, para arrestimit ndoshta do të ishte më e drejtë dhe njerëzore ta hetonin “babain-kriminel” në gjendje të lirë. Derisa Apeli të merrte një vendim të formës së prerë, nëse çështja do të shkonte deri atje. Sipas të njëjtit standard, ose ashtu siç ndodh jo në pak raste me deputetë dhe ministra të cilët kanë shkelur ligjet që kanë hartuar vetë pavarësisht se paguhen për ti zbatuar ato me “rigorozitet dhe seriozitet”!

Autoritetet ligjzbatuese, bashkë me ato edukuese, rregullatore e progresiste, në vend të prangosjes me kaq shpejtësi të një të riu i cili bashkë me partneren dhe familjet e tyre, me shumë mundësi pa asnjë klasë shkollë dhe për rrjedhojë ende nuk dinë se çfarë krimi kanë kryer, sikur të fokusohen më shumë në arsimimin dhe në ndërgjegjësimin e të rinjve e të mbarë shoqërisë, më mirë do të vepronin. Dhe ligjet kur ti zbatojnë me kaq forcë ndaj të dobëtit, sikur të kishin mësuar nga porositë e Martin Luter King, Jr: Kurrë mos harroni se gjithçka që Hitleri bëri në Gjermani ishte legale. E ligjshme!” - akoma më mirë do të ishte!

15 Komente

  1. v
    victor

    Zoti gazetar..........eshte perdhunim! Ne cdo vent te botes se civilizuar. Dakord qe kriminelet tane jane sheshit, edhe ky do dali neser. Sepse Shqiperia eshte qeneri, nga fundi ne krye. Keto 30 vjet kane zhdukur shtetin, nderin, punen, lirine, edhe perfundimisht privilegjin te na quajne "njerez". Shkoj pervit, dhe shikoj beton pa fund, pordhe sa te duash, plehra ne cdo ane, nje gjysem rruge ku levizin 7 makina te vjetra dhe ........te te ruaje zoti mos te shkosh ne spital! Aty duhet nje si xhaxhi, ta rregulloje.......po kur do dali!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      @Viktor! Mllefin per kohen e sotme dhe mallin per "xhashin", ruaje per ndonje vend tjeter, me shoket e tu, kafene a gjetke, sese bota askund nuk eshte 'Bardh e Zi'. Nuk di se çfare moshe ke, por po te kishe jetuar ne kohen e 'xhaxhit' tend, keto fenomene, ku me shume e ku me pak, te gjitha ekzistonin, sa dhe si kjo ha diskutim, sepse atehere keto mbaheshin sekret nga opinioni publik, paçka se merreshin vesh. Bile ne ate kohe, as aksidentet rrugore nuk raportoheshi, edhe pse në vitin 1990, ne vend kishte afro 12.000 mjete rrugore dhe sot po i afrohet milionshit.. Tani sa i perket temes: E para ku e di ti qe ishte perdhunim, per me teper qe kete e thua me bindje absolute?! E dyta dje mediat njoftuan se, si pas nje studimi apo ankete, te organizuar nga UNICEF me te rinj shqiptare nen 15-16 vjeç, 57% e djemve deklaronin se kishin kryer marredhenie seksuale, ndersa nga vajzat deklaroheshin vetem 5 %. E kupton qe e kane patur nga droja, turpi a ku di une, por kuptohet se eshte me e lsrte, sepse ata çunat me ke kane kryer marredhenie seksuale?! Që nuk kane ngelur ato vajza shtatzane apo nuk jane bere nëna qysh 14 vjec, si rasti ne fjale, kjo sigurisht qe e ka kuptimin. Sot mbrojtja e vajzave dhe djemve, jo vetem, por kushdo qe kryen marredhenie seksuale ka mjetet per te siguruar mbrojtjen adekuate. Kjo sidomos edhe per t'u mbrojtur nga semundje te rrezikshme te transmetueshme nepermjet atij akti si SIDA, Sifilizi etj. Ata qe e dine, dine dhe te mbrohen nga shtatzania e padeshiruar. Pra, prape vijme tek kultura, edukimi social. Kjo nuk do te thote se fenomeni nuk duhet kritikuar, qe femijte duhet te keshillohen edhe per kete qellim, se jeta eshte e gjate. se ka kohe per te gjitha etj, etj. Ndaj shkrimim eshte serioz dhe po ashtu duhet trajtuar nga shoqeria dhe, per me teper, nga organet ligjzbatuese qe jo vetem ne kete rast, por dhe ne shume te tjere, vleresojne se 'bishti eshte më i rende se sqepari'. Që dmth, per nje arke peshk marre si pasoje "korrupsioni", nje nepunese e larte e shtetit (grua) u denua me burg , ndersa mamuthet e korrupsionit 33 vjeçar gezojne vilat, dashnoret, kontot bankare ne Zvicer e parajsa fiskale, bile na kane drejtuar dhe po na drejtoje vendin. Do emra? Jo, jo...se lista eshte e gjate dhe per me tepr ti e kushdo i dini cilet jane.

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        O Bureto qe ke bere carcaf, behet fjale per nje te mitur o trupeshk. Ata djemte 15 vjec qe permende ti, qe me siguri edhe genjejne per t'u dukur se aq i thote truri, jane vete moshe e mitur, pra minoren. Ketu behet fjale per nje te rritur (burre) qe kryen marredhenie me nje person te mitur, qe eshte krim, dhe klasifikohet si perdhunim sepse nje person i mitur nuk ka pjekurine te jape miratim per martese ose marredhenie seksuale. Keshtu eshte ligji ketu dhe ne boten e qyteteruar perendimore.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kola

          Xhaxhi enver u beri njerz se ishit thuajse “majmune” . Xhaxhi Enver u ndertoi shtepi edhe atje ku dhia nuk dilte, Xhaxhi Enver ju krijoi uzina e vende pune per gjithe shqiptaret , Xhaxhi enver ua zhduku analfabetizmin , ne Kohen e Xhaxhit Enver jetonit ne nje park BOTANIK dhe ushqime bio dhe jeta e shqiptarit nga 40vite jetes qe ishit jeta e shqiptarit u zgjat ne 80vite (ta lem anash kohen e Sali shkjaut) . Asht e vertet se gjat rremujes se reformave mbas luftes 2 botnore kane pesuar disa te pa fajshem dhe shumica ishin ato familje me koke patriarkale qe nuk donin te degjonin per shtetin po fundi-fundit Xhagji Enver ju nere njerz dhe shtet , e patet te gatshme rrugtimin nga 1990 e tutje po adhuruat nje shpiun Serb qe ende e mbani te gjalle dhe i pafshi hajrin .

          Përgjigjjuni
        2. B
          Berto

          O Viktor ….ke fole si te folsha une . Jame Kosovare dhe urrej kaosin ne Kosove por me beso qe Kosova me Shqiperin me duket si Zvicra me Francen, Shqiperia asht nje kaos urban dhe shqiptaret e shqiperise jane aq te pa lare sa u vie era larg, sa per elegancen e shtepive , kopshteve mos te flasim hiq …

          Përgjigjjuni
        3. S
          Seren B

          Me ty fane si të merreshim vesh . Dikur aty rridhte një kro . Qe një uj kurë . Që se shtegun i morri i ligu , u shter . Natyra vendosi t'a thante . E tushit bojë s't'u ka tha as rrodha njit si shelegut . E pra , cili t'i ja heqë kujt , si rrodhen si mendtë këté datë . Shtat sot .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mentalitet i mbrapshte

            Cfare shkrimi injorant o zot. Gjykata nuk ka cfare te hetoje o zoti gazetar, sepse marredheniet me nje te mitur klasifikohen si abuzim dhe perdhunim, pra eshte krim, sepse nje i mitur ose e mitur nuk ka kapacitetin mendor dhe pjekurine per te dhene miratim per marredhenie seksuale. Ne kete rast, kjo e mitur ishte shtatzene, pra prova ishte e qarte. Ky mashkull burre 21 vjec, ka kryer marredhenie me nje femije minorene dhe e ka lene shtatzene. Nuk ka nevoje per hetim sepse ishte 100 perqind i dukshem krimi. Mos ngaterro korrupsionin politik me pedofiline, 2 krime krejt te ndryshme. Kjo vajze e mitur eshte shitur dhe martuar me nje burre qe e ka perdhunuar sepse ne ate kategori bien marredheniet me nje te mitur dhe trupi i te mitures do te kaloje ne kete moshe kaq te re traumen e lindjes. Martesa me te mitur nuk lejohet nga ligji dhe nuk legjitimon asgje. Turp qe kerkon te zbehesh krimin e pedofilise duke futur ne mes korrupsione politikanesh qe nuk kane lidhje fare me kete rast.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hypsi

              Ik mor rrot ari ata janë te martuar ne baze te zakoneve dhe ligjeve cigane dhe as nuk duan tja din per ligjet e bordellos se drejtësise shqiptre Cfare rrezikshmeri paraqet ky cigan apo gjyqtaret kan frik mos me vonë ju le shtatzan gocat dhe grate e tyr

              Përgjigjjuni
              1. X
                X

                O analfabet Hylsi, cfare jane ligjet dhe zakonet cigane o cope mishi?? Ne nje shtet te gjithe qytetaret zbatojne ligjet e shtetit, o katundar i shkrete. Keshtu funksionon shoqeria o lugat, nuk je ne xhungel ketu qe te trillosh ligje dhe zakone gabelash se do te martosh kalamaj, o mjeran.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  USA

                  O Hypsi ziu, ato "ligjet e bordellos" qe i quan ti, i ka gjithe bota e qyteteruar o jevg muti, per te mbrojtur te miturit. Zakonet e ciganeve qe shesin kalamajt per lope, shko zbatoji ne stan me kafshet, malok muti. Ti si shpellar mund te kesh zakon edhe te mos shkollosh femijen dhe te vjedhesh po s'ta lejon ligji.

                  Përgjigjjuni
              2. L
                Laura

                A je ne vete ti ore?? Po normale te duket te martosh kalamanin 12 vjec me nje burre dhe te mbetet shtatezane 14 vjece? Eshte krim o zoteri. Krim ndaj nje te mituri.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O teveqel

                  A e kupton ky idiot gazetar qe me ligj nuk lejohen marredheniet e nje te rrituri me nje person te mitur?? Kaq nuk ta ha truri?? Normal qe do burgosej menjehere o teveqel sepse eshte krim seksual. Ligji mbron te miturit nga dhuna dhe perfitimet seksuale. Maskara qe kerkon te normalizosh pedofiline. Do te te pelqente ty nese vajzes tende naive 12 apo 14 vjecare me cante shkolle do t'i vardisej nje 22 vjecar apo 30 vjecar??

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    noname

                    vajzeri e keputur ......

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kosovare

                      Lereni keta te humbur ne mesjeten e tyre e mos mundoheni te gjeni tani arsye duke justifikuar pedofiline. Ngjashem edhe ne shoqerine shqiptare martohen minorenet, me e keqja me t‘moshuar. Keta e kane ket pune mentalitet kurse ne kultur, apo tani ju doli gjumi!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sanco

                        Bravo Gazetarit, i duket normale pedofilia. Mbase do ti dukej me problem po ta provonte ne familjen e tij. Per mendimin tim arrestimi eshte shume pak per kte monster. Duhet ti merret foshnja nga sherbimet sociale dhe ti gjendet nje familje adoptive. Prinder te tille nuk mund te rrisin dhe te edukojne nje femije.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje