Të rinjtë dhe Shqipëria 2024!

4 Shtator 2024, 19:27Blog Lajla Pernaska

Sot rastisa të shkoj në një kancelari pranë një Universiteti në Tiranë, ku shërbente një vajzë e re, që bënte me përpikmëri punën e saj.
“Studente je? -e pyeta
“Sapo kam mbaruar Master për Pedagogji të lartë” më tha.
“Bravo, besoj dhe me rezultate të mira”- ja ktheva,
“ Po, e mbylla shumë mirë”- u përgjigj modestisht.
Ndjesia e admirimit për mirësjelljen dhe degën ku ishte diplomuar ( thuajse e braktisur nga brezi i ri), më ngacmoi dhe kureshtjen e imagjinatën bashkë, shprehur në një pyetje spontane:
“Ku dëshiron të fillosh punë? - vazhdova dhe me një dozë entuziazmi.
“ Unë do iki jashtë, nuk rri dot këtu”- ishte përgjigjia e menjëhershme e saj.
Ndërkohë që mendimi im u ngërthye nga befasia e një lloj trishtimi i përgjigjes, ajo vazhdoi:
“Këtu nuk e ngremë dot jetën tonë, nuk na ofrohet asnjë mundësi. Këtu e zhdukën fare shtresën e mesme, të gjitha të ardhurat/ mundësitë i shrytëzojnë një grusht të pasurish me pushtet në kurriz të të gjithë ne të tjerëve që vetëm varfërohemi çdo ditë. Unë jam e fejuar dhe nuk e ngremë dot as familjen këtu. Ka emigruar para i fejuari dhe unë do iki së shpejti…..”
Nuk kisha fjalë më, se një pështjellim më kish ngërthyer…
I urova mbarësi ….

Por unë pse isha sot në atë vend?
Ah po, po bëja dokumenta studenti për familjar timin që po largohet jashtë gjithashtu…..
E njëjta ndjesi të shoqëronte dhe brenda dyerve të Universitetit e Rektoratit, ku personeli pohonte se sa shumë janë shtuar kërkesat e studentëve për dokumenta për jashtë vendit, më shumë se kurrë…..
Dhe për ironi, rruga më çoi përmes qytetit studenti, ku është dhe lagjia ime dhe ku 34 vite më parë shpërtheu lëvizja studentore “Liri , Demokraci” e bashkëmoshatarëve të atëhershëm të studentëve të sotëm.
Besoj s’është harruar ende se kush ishte motivi e thirrja e fuqishme e tyre:
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Trishtim dhe revoltë bashkë për një klasë pushteti politik kaq të dështuar , që në 34 vite e la Shqipërinë, kaq larg Europës!

8 Komente

  1. M
    Marinela

    po mi shyre po ishit ju qe si hajdute te pangopur e sollet vendin ne kete derexhe

    Përgjigjjuni
    1. L
      Larguar

      ...dhe sipas sondazhit te Zaloshnjes te gjithe keta qe po i nxjerrin dhunshem nga Shqiperia do te votojne partine ne pushtet.

      Përgjigjjuni
      1. e
        e po...

        Lejla, ngjyra jote eshte fjala qe ke percjelle dikur dhe qe ishte ne sens te kundert me shqiptaret e ndershem. Leri tregimet ti se ka te tjere per te folur. Ju u bete specialist ne politike, ne parlament me ligjet, ne shoqerite civile e ushtarake te partive, specialist ne filozofi e ne fund ne artin tuaj femeror. Jeni bere bajat per nje brez qe u ka njohur. lerini te rinjte te vendosine per jeten e tyre, por jo ata hamshoret qe genjen ne Jal Ilir Meta me nga nje aifon falas e i telendis tere naten. Jeni bere bajat, si u durojne ata njerez !

        Përgjigjjuni
        1. L
          Llazi Usa

          Nga ju plera si puna jote moj Lejla po ikin se ket kultur mbollet ju me Sali bajgen ne kete vende, tani ti na beke te ndereshmen dhe gjoja te vjene keq, turp te kesh.

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Karagjoze fshati!!!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sufllaqja me qepe

              Nuk te eci me kollaret e Rames?

              Përgjigjjuni
              1. D
                Doli kjo e mencura, ha ha ha

                Po moj Lajl po, te pame edhe ty krah nongrates. Femer malinje.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  LERINI MO NJEREZIT TE BEJME CFARE DUAN......KJO ISHTE DESHIRA E SHQIPETAREVE DHE NE BOTE PO KESHTU FUNKSIONON..,.KU SHIKON ME MIRE ,SHKON.......ZOGJTE SHTEGETARE SI VEPROJ E???¿MINJERA KILOMETRA........SHQIPERINE JU MASKARENJ, NDERTOJENI. PER ATA QE JANE ATJE DHE PER ATA QE DUAN TE KETHEHEN,POR AJO QE I LARGON ME SE SHUMTI ESHTE LUFTA NE MES PARTIVE,SIDOMOS VRASJET POLITIKE .....MBANI SALI PLEHUN DHE DO BENI PROKOPI.....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje