
Por historia e Shqipërisë ende nuk është shkruar saktë, ashtu siç e kanë kaluar, mbrojtur dhe e kanë vijuar me besnikëri kombëtare shqiptarët: si ilirë, si albanë e si shqiptarë.
Imannuel Kant ka thënë:
Nëse e vërteta do t’i vrasë ata, ata le të vdesin
Këtë ka thënë Kanti qetësisht, shkurt dhe pa asnjë koment.
E ka thënë kaq shkurt e kaq bukur, se fjala është për të vërtetën.
E vërteta është ndjenjë, është detyrim moral për këdo që di të mendojë dhe të veprojë si i pavarur dhe rëndë ajo i godet mashtruesit, kriminelin dhe njeriun e ligë që nuk di të respektojë dinjitetin e tjetrit.
Njeriu i pavarur krijohet realisht vetëm nëse ai e ka krijuar pavarësinë në funksion të personalitetit të tij, të cilin e ka krijuar si “skllav” i të vërtetës.
Pavarësia individuale, si rregull, të çon tek e vërteta.
Dhe, janë të shumtë ata që i tremb e vërteta. Por ata që dinë ta respektojnë e që thonë ngaherë vetëm të vërtetën, raportin e tyre të drejtë me të vërtetën e kanë kënaqësi shpirtërore.
Ne shqiptarët kemi qenë të luftuar, të vrarë në shekuj nga pushtuesit tanë, por, në histori, në funksion të vetvetes, shqiptarët e kanë respektuar të vërtetën për historinë e tyre edhe në kuvendet popullore, kur ka qenë fjala për bashkim.
Por historia e Shqipërisë ende nuk është shkruar saktë, ashtu siç e kanë kaluar, mbrojtur dhe e kanë vijuar me besnikëri kombëtare shqiptarët: si ilirë, si albanë e si shqiptarë.
Dhe tani jemi në kohet moderne.
Jemi të fortë, sepse jemi dy shtete të pavarur në Ballkan. Dhe kjo forcë duhet të na bashkojë.
Por kundërshtarët e Shqipërisë, që janë historikisht pushtuesit tanë, në këtë periudhë kohe janë hedhur me gjithçka kundër shqiptarisë.
Dhe lodhen kot. Kurse të pështirë janë ata shqiptarë injorantë që u shërbejnë kundër shqiptarisë.
Por, asgjë nuk na bëjnë dot.
Dalja në skenën e madhe të historisë së sotme, bota shqiptare në Gadishullin Ilirik është domosdoshmëri për konceptin perëndimor dhe sidomos për Amerikën, në funksion të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Kjo kohë e re, do të jetë e gjitha me ne…
Po jà,bere Taku,babai YT ,Kicoja,kujt i sherbeu?Si bertiste Kicos Spiri para Zyres se Kicos:- Kicos ti dhe Kicos une,dil ketu se kam Pak Pune,kico ti ne ministri,Kicos une coban me dhi
I pari je ti o mender avokat. Me ato qe thua e qe brroçkullis, ti çon uje ne burimin e tyre (antishqiptareve). Njohja e realiteteve dhe jo verberia nacionaliste e shpien kete vend perpara. Perpiqu te kuptosh thelbin e shtetit ku jetojme, si u be, nga u be, pse u be dhe kujt i sherben. Mos u kap nga historia e ketyre trojeve por nga historia e miletit qe popullon keto troje. Keshtu do te mesosh disa gjera qe me pas do ti thuash vetes, bobo cfr kam thene deri me sot. Ti ke aq tru sa ti kuptosh gjerat dhe nuk je si turma injorante.
Jeni fisnik Tirona!
O Tak mos u habit e kane semundje te trasheguar u ka pelqyer ne fillim shliva vodka metaxa dhe tani avujt e ketyre pijeve nuk te leshojne me.Po nuk me besuat mua pyesni pijanecet e ata jua shpjegojne me mire kete veti te alkolit. " E pi sot e avolli te del mot" kur ju duhet ustallareve qe kane prodhuar keto lloj pijesh per keta lloje njerezish.
Jooooo injoronte por SHPIRTZINJ
Tak marmalata