
Nga Preç Zogaj
Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e PS-së para një muaji, me sigurinë se do të fitojë jo vetëm zgjedhjet e vitit 2025, por edhe ato të vitit 2029, pra, pesë mandate të sigurta më e pakta, kryeministri Rama, iu drejtua të pranishmëve: “Do thoni ju: Po pse, sa do rrimë ne në pushtet, 50 vjet? Po pse të mos rrimë 100, kush na e ndalon, kush na e ndalon”?
Shtrimi në këtë formë i pyetjes, që qartazi nuk është pyetje por kapardisje nga maja e kalit, i bën të paqenë në Shqipërinë e sotme dhe të dekadave të ardhshme faktorët klasikë që prodhojnë rotacionin e pushtetit në mbarë botën demokratike. Siç janë, ndër të tjera, konsumimi organik i qeverisë nga qeverisja e gjatë, korrupsioni absolut në pushtetin absolut, mërzitja dhe velja e qyetarëve me të njëten parti dhe të njëjtat fytyra në pushtet për shumë kohë. E mbi të gjitha një opozitë e reformuar që bëhet shumicë popullore me zgjedhje të lira.
Në fakt, në situatën aktuale, Shqipëria nuk ka një opozitë në nivelin e një alternative kërcënuese të pushtetit, siç duhej të ishte Partia Demokratike, e cila pandeh se mund të fitojë pa u reformuar dhe për më tepër duke u thyer hundët SHBA-ve, Britanisë se Madhe dhe Perëndimit në tërësi. Si e tillë, kjo opozitë është aseti i paçmuar mbi supet e së cilës Rama ka mundësi të hedhë vështrimin e fitimtarit thellë në kohë, si asnjë politikan në botën e lirë.
Por ambicieve të tij të shfrenuara nuk u mjafton kriza e opozitës për të qëndruar në pushtet gjatë, si liderit autokratë në Rusi, Bjellorusi, apo në disa vende të Afrikës, ku formalisht ka pluralizëm, por asnjë parti nuk e kërcënon partinë predominuese në pushtet.
Shqipëria është vend i NATO-s, aspiron të bëhet pjesë e BE-së, ka një masë të madhe qytetarësh në opozitë me qeverinë, që aktualisht janë shumicë, por ose nuk e gjejnë vetën të gjithë në partitë e opozitës, ose humbasin nëpër marifetet e sistemit zgjedhor. Veç këtyre, nuk është e thënë që PD dhe partitë e tjera të vogla opozitare nuk janë duke menduar zgjidhje deri me sakrifica, shpresoj, që do të çonin në zhbllokimin e krizës dhe bashkimin e tyre nën një lidership të ri para zgjedhjeve të vitit 2025.
Në këto kushte, për të evituar kostot e konsumimit, korrupsionit kapilar apo neverisë së njerëzve me jetëgjatësinë jashtë normave klasike demokratike të qeverisë, Rama me të tijtë kanë bërë një “shpikje” të rrallë, ndoshta të pashoqe në botën e lirë. Kanë shpikur regjistrin elektoral partiak, që nuk është thjesht regjistri i anëtarësisë, por i zgjedhësve që u duhen për të qenë parti predominuese me popullsinë që ka Shqipëria në momentin e dhënë.
Ky është kuadrati i famshëm 800 mijë, që Rama e ngriti në qiell edhe në Kongresin e kësaj vere të nxehtë kur tha: “Ne nuk jemi as njëmijë, e dymijë, jemi tetëqind mijë njerëz. Tetëqind mijë njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë, duan të bëhet Shqipëria”!
Po të tjerët që janë më shumë se tetëqind mijë, nuk duan të bëhet Shqipëria? – siç nënkupton vetvetiu, edhe në mos e pastë patur në mendje autori, kjo fjali e tmerrshme e një sektarizmi dhe eugjenizmi politik leninist të huaj për diskursin demokratik.
Kuadrati tetëqind mijë ka në bërthamën e vet anëtarët dhe votuesit besnikë të PS-së. Realisht ata janë shumë, PS është një parti e madhe. Por nuk janë tetëqind mijë. Kuadratin e fiksuar e mbushin njerëz të administratës së stërfryrë, që nuk duan të rrezikojnë benefitet e vendit të punës, e mbushin njerëz të tjerë pa parti apo me parti të mbetur rrugëve, interesaxhinj dhe hallexhinj të joshur apo të konvertuar me karotën e pushtetit; e mbushin kontigjente të botës së krimit të lidhur ngushtë me qeverinë në nivel qendror dhe vendor, e tjerë.
Kuadrati tetëqind mijë as rritet nga sukseset e papara që reklamon qeveria, as zvogëlohet nga skandalet dhe korrupsioni i paparë qeveritar.
Lëvizjet brenda kuadratit mbahen nën kontroll dhe përditësohen ‘non stop’ me mendësinë e mbajtjes në rrethim të një kazerme politikë në çdo centimetër të saj nëpërmjet ushtrisë së aktivistëve, patronazhistëve dhe zyrtarëve socialistë qëndrorë e vendorë të niveleve të ndryshme. Këta mundësojnë menaxhimin emër për emër të pjesëtarëve të kuadratit, deri në lëvizjet më të vogla. Këta informohen në kohë reale për vdekjet, për largimet, për hatërmbetjet dhe rebelimet e vogla, të vërteta apo të simuluara me qëllime përfitimi. Dhe bëjnë çmos të realizojnë pa humbur kohë zëvendësimet me material brenda llojit e jashtë llojit, me premtime, me ndere, përmes nxitjes së proselitizmit politik, domethënë ikjes nga partitë opozitare, duke qenë se “pushteti ka për të gjithë”.
Kuadrati duhet të jetë gjithnjë plot. Aq sa i duhet kryeministrit të një vendi të vogël në një vend të zvogëluar nga hemoragjia e pambaruar e ikjes së njerëzve jashtë. Dhe këtu qëndron ndër të tjera cinizmi i kësaj shpikjeje përveçse: kuadrati-kazermë mund të menaxhohet nominalisht, çfarë është e pamundur në vende të mëdha, në vende të lira.
Kuadrati tetëqind mijë është ilustrimi perfekt i përcaktimit që jepet për demokracitë fasadë apo të kalbura ku “një minorancë e organizuar sundon mbi një mazhorancë të ç’organizuar”, siç thoshte Solzhenicini.
Kuadrati-kazermë është garancia e papërgjeshmërisë, mungesës së transparencës dhe llogaridhënies nga qeveria. E cila, falë kuadratit, e di se do të fitojë sërish e sërish. Si bëri mirë, si bëri keq.
Kaudrati-kazermë është garanci për paligjshmërinë në shkallë të gjerë, deri në ndërtime masive pa leje në qytete dhe bregdete ku krimi në pushtet dhe pushteti në krim bëjnë ligjin.
Ashtu siç ekziston dhe për arsyet që ekziston kuadrati-kazermë është armiku i lirisë që duhet të ketë e të ushtrojë sekush në jetën e tij pa qenë i kushtëzuar nga pushteti apo krimi.
Ashtu siç ekziston dhe për arsyet që ekziston kuadrati-kazermë ka ndikimin e vet në ikjen pa mbarim të mijëra e mijëra shqiptarëve, kryesisht opozitarë, por edhe socialistë që nuk durojnë të jenë pjesë e kazermës, nuk pajtohen me reminishencat e një partie hegjemoniste në një Shqipëri të hapur, që nuk pajtohen me asnjë lloj forme të segregacionit politik në vend, as në rrafshin verbal; që nuk duan të jenë e keqja e vëllezërve dhe motrave të tyre të ngjyrave të tjera politike.
Pas promovimit të krimit në politikë, çfarë ka sjellë si pasojë marrjen peng për një kohë të gjatë e sot kësaj dite të dhjetëra qyteteve e fshatrave nga individë dhe grupe të narkotrafikut, kuadrati elektoral 800 mijë, që nesër, në vartësi të ikjes së njerëzve mund të zbresë shtatëqind mijë, është invencioni tjetër politik i Edi Ramës për të cilin do të ketë një vend në pjesën e keqe të historisë. Sepse shtetarët mbesin në histori jo për veprat e ndërtuara në kohën e tyre (të gjithë ndërtojnë me paratë e qytetarëve, edhe diktatorët), por para së gjithash për gjurmët që lenë në shtetformim, në zhvillimin ekonomik e kulturor, në emancipimin e shoqërisë, e tjerë.
Demokracisë, edhe kësaj tonës, nuk i mungojnë mjetet e vetëmbrojtjes nga shpikjet përveçse antidemokratike. (Nuk më shkon mendje të mendoj për një zgjidhje kobzezë dhe groteske njëkohësisht, kur këtu të mbesë vetëm kuadrati i Edi Ramës). Mbeten marrëdhëniet me aleatët amerikanë dhe europianë, që pasi të shohin se kuadrati-kazermë është diçka krejt tjetër nga politika elektorale normale e një partie politike, do të vënë duart në kokë e do të reagojnë. Shqipëria nuk mund të jetë një ishull i vogël rus apo afrikan, ndërkohë që në Europën kontinentale nuk gjen një vend ku një parti fiton e vetme pushtetin disa legjislatura radhazi. Edhe aty ku ndodh me të rrallë diçka e tillë, si në Britaninë e Madhe për shembull, vetë partitë në pushtet bëjnë rrokadë të lidershipit brenda tyre.
Mbetet ndërkaq, më e madhja pasuri e njerëzve ku ata mund të dëshmojnë lirinë e tyre: Dhoma e fshehtë e votimeve. Atë nuk e kanë hequr e s’mund ta heqin.
Je një JAGO i dalë boje, o spiuni i sigurimit Preq Zogjaj, apo Përq. Je pa karakter. Bën mirë të heshtësh. Heshtja është flori, për modelet si puna e jote. Je njesoj si Sali Berisha. Je një kokërr muti që bie erë një javë larg,
1 milion shuplakat e PS jane mbeshtetja per rrugen euroatlantike te Shqiperise,reformen ne drejtesi dhe çrrenjosjen e pleporeve qe u mbollen me krejt administraten nga saliu ne 1992-1997 .Ju ,zotri dhe Luli qe keni qene ngjitur me saliun duhet te denonconi saliun.
Nuk t'a ka fajin Rama me deklaratat e tij o preshç,por t'a ka fajin ai psikopati kriminel në maj të hales që ju shurron juve poshtë,këtë e ka kuptuar edhe Rama,vetëm ju nuk po kuptoni.... Ju o mender Preç me Taborin llapaqen po diskreditoheni çdo ditë,ju akoma nuk po kuptoni që jeni futur në gjynah me këtë popull dhe në kurriz të këtij jeni majmur,ju keni bër aq krime dhe vazhdoni të mbroni kriminelët e hajdutët,ju jetoni në vila dhe hiqeni të varfër,ju humbisni dhe thërrisni fitore,pastaj na i vodhën votat.Me Mulin,me Vokshin me Këlliçi e krriçin e Faros do fitoj preshi Lushnjes.....
Shyqyr Mero qe paske harruar te bllokosh mundesine per te komentuar Precin. Prec, si gjithnje, kot perpiqesh te paraqites demokrat kur na flet per rotacionin ne demokraci. E dime kete, por dime me mire se ty se demokracia shprehet me vote, qeveris kush fiton shumicen. Rendesi ka qe vota mos vidhet aq sa te permbyset rezultati. Kjo ka ndodhur vetem sa here ka fituar udheheqesi lexhendar yt Berisha. PS do rrije ne per aq kohe sa ta votojne shqiptaret 50% plus 1 vote. Doni ju dhe Fevziu apo jo, ky eshte rregulli postulat i demokracise. Ti flet sikur nuk je pro Berishes, po per ne nuk mund te mos jesh i tille perderisa me cdo menyre perpiqesh te reduktosh sukseset e socialisteve duke shumefishuar rastet e korrupsionit, edhe pse ti e di me mire se ne qe korrupsioni galopant i klanit dhe familjes nongrata nuk ka mjet mates qe e mat, duke tejkaluar shume- shumefish ate te disa ministrave te PS. Me mire mos fol e mos shkruaj se me analiza as mish as peshk jemi ngopur, kemi Bushatin, Hoxhen, Shkullakun etj. berishiste te terbuar. Mbase do mundesh te jesh me objektiv pasi te zhduket nongrata nga politika se bashku me falangat e tij, por deri atehere hesht me mire. Pershendetje, Miku yt, nga koha kur ishe Minister Shteti i Nanos
O Preç,për sa kohë alternativë është Berisha,Edi Rama do mbretëroj i qetë. Si politikan i vjetër që Je,jepu një alternativë fituese por gjithmonë pa Berishën,ish kolegëve të Tu që bashkthemeluat PD-në.
Rama vjen me vote dhe largohet me vote. Sipas llogjikes tende Rama duhet te qendroje 4 vjet pastaj ta mari Fevziu per 4 vite te tjera e pastaj ish kandidati per président 4 vite , votuesi per ty nuk ka vleren eshte kot haaaa n'a mbyten budallenje. Rama dhe PS qendron ne pushtet se di te fitone Me Berrishen , Fevziun, Shkullakun edhe ti bashke me ta , jo vêtem qe nuk fitoni por jeni bere fytyra te urryere . Çfare eshte kjo llogjike ik ti te vije une ,Rama do qendroje ne pushtet deri sa ajo opozite te pastrohet , si mendon ti te iki Rama e te vije Berrisha ,Noka, Paloka, Salianji, Bardha , Ilir Méta , Vokshi , Blushi .... harrojeni votent nuk jam socialist por keta plehra ish komunist te PD nuk i votoje kurre . I pakenaqur me Ramen por nuk munde te votome Kellicin dhe debilin e Fahro pacé pilaf Argiden dhe Zenin apo Strazimirin me pistolet apo psikopate n Kalaja . - Rama ka bere pune te mire , por duhet me shume , ne momentin qe del nje me i mire se Rama atehere i themi Rames mirupafshim.
Po ne cilin shtet demokratik te perendimit ke par ti mor zotni qe te lihet pushteti I fituar me vote mazhoritare dhe ti jepet dikujt se eshte opizite ? KJO NUK ESHTE ROTACION POR MOHIMI I TE DREJTES TE MAJORANCES SE NJE POPULLI TE ZGJEDH. Merrja pushtetin me vot. Binde popullin qe je nje zgjidhje per te ardhme. Mbetet duke lypur pushtet se mbani akoma kriminel e hajdut ne krye te opozitet.
Ke 34 vjet po Preç Zogaj qe vijon ti biesh çiftelise me te njejtin rritem kurcte rekrutuan per spiun te sigurrrimit, po si nuk u lodhe a u merzite mo burre i dheut? Tytaaa
Pashko dhe teoria e tokes se djegur qe la mbrpa bashke me kerma si puna e ketij trapit. Uroj qe edhe ne boten tjeter shpirti i Pashkos te mos gjej rehat per ato eksperimene qe beri me Shqiperine.
A na ngrenc mune o Prec! Perderisa opozita te kujtohet per te ngritur breket e veta, ka shume te drejte Rama te talle bythen me te. Pushtet xhaba, nuk ka ndaj behuni burra, tregojini vendin vampireve non grata, pastaj na kerkoni voten per Pune pushteti.
Rrofte spiuni cifteli qe jep leksione
Rrofte spiuni cifteli qe jep leksione
O Preç or taj,a nuk do ishte më mirë me letër me vrimë dhe t'i binte gjithmonë Sali komunist kriminelit,na bëjnë leksione për dhjerokracinë dhe harrojnë votat e duan t'ja japin pushtetin humbësit
O PRESHI NUK KA FAJ EDI RAMA SE JU SHKONI CDO DARKE PER TE PRITUR SHURREN E SALIHKARAXHICIT.....PUSHTETI NUK DHUROHET POR FITOHET.......KUJTU DUHET TJA LERE EDI ,SALEHUT,ILIRPRESIDHJERIT,LULBASHOVICIT APO TRITAN PRESHIT.....JANE ME TE DHJERE NGA TE GJITHE DEMOKRATET BASHKE.......PERVEC KORRUPSIONIT (QE NE E KEMI NE GJAK) EDI MBI TE GJITHA NUK I KA DUART ME GJAK SI SALEHU ILIRI APO LULUSHI.......
Haaaa spiuni me pseudo Çiftelia i punesuar te ish sekretari rinise komuniste njeriu me dosje Fevziu. Te ofendoshe nje votues perbene krime , pasi eshte i lire te votoje per ke ai deshirone . Te ofendoshe 800 mije votues nuk ka rendesi per ke votojne nuk perbene krime por nje akt terroriste. Ky bastarde spiune eshte nje terroriste. - Kuptohet ne nje vende ku nuk egziston kontrolle audio visuel , ku njerzit me dosje ligjerojne ne kazanet e mbremjeve duke infektuar shikuesin . Ku Fevziu del me nje vegel qe gruaja e tij e perdor nese ka ngelur shtatane , e ngul te pjepri dhe n'a tregone çfare do lindi gruaja djale apo vajze . Deri sa dosjet nuk po hapen njerez si Çiftelia Penecilina Stilolapsi Demi Kirurgu do ti kemi ne kazanet TV ne parlament kudo .
Nje ndytesire e qelbur sulmon 800000 votues plus familjet e tyre,ky duhet shkerdhur tere familjarisht ,nje spiun i flliqur e degjenruar
E more Prec derdimeni, e sheh sa te duan e te degjojne shqiptare? Po ke pak cipe, hesht dhe reflekto per realitetin me te mire qe po jetojme. Meri pa inat keto komente me siper, se perndryshe nuk te ban mire per shendetin.
Pse nuk behesh lider i opozits or taj!