Le ta dëgjojnë Makronin ata që çirren për “bashkërendim me ndërkombëtarët”

31 Gusht 2024, 19:20Blog TEMA

Le ta dëgjojnë Makronin ata që çirren për

Nga Andi Bushati

Ndodhi fiks ashtu siç e pati parathënë e përditshmja “Le monde”. Porsa mbaroi ceremonia e nënshkrimit të kontratës 3 miliardëshe për blerjen e 12 avionëve francezë “Rafale standart F4” prej Serbisë, presidenti Makron përgëzoi qasjen e Beogradit në dialogun me Kosovën dhe kritikoi këtë të fundit për shqetësimin që po sillte me vendimet e njëanshme. Pas firmosjes së kontratës, gazeta e referencës në Paris kishte vënë në dukje të njëjtin shqetësim, se pala franceze po tregohej e njëanëshme, së paku që prej prillit të kaluar, kur po diskutonte me Beogradin realizimin e kontratës së majme për gjigandin e industrisë së aviacionit, Dassault. Kur gjithçka përfundoi, në një editorial (këtë të premte) le Monde e konsideroi këtë “deal” si sukses tregtar, por të dyshimtë diplomatikisht, duke përmendur edhe heshtjen e presidentit francez për trazirat që Vuçiç ka shkaktuar në Kosovë.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj kontrate nuk mjafton vetëm shifra. As dhe fakti se ato po i shiten një ushtrie të armatosur deri më tani nga Rusia. Për të duhet ditur se Franca nuk prodhon më shumë se dy avionë Rafale në muaj, se përpos ushtrisë franceze ajo nuk ka kontrata me më shumë se 8 shtete të tjera, vetëm dy prej të cilave janë evropiane. Industria e këtij vendi është në një konkurencë të hapur me F- 18 e prodhuar në SHBA dhe prandaj, shtimi i Serbisë përkrah Greqisë dhe Kroacisë, si blerëse të avionëve luftarakë Rafale, i’a vlente që presidenti Markon të merrte rrugën për në Beograd, ndonëse i ngecur në kurthin e politikës të brendëshme të vendit të tij, që po i’a pamundëson zgjedhjen e një kryeministri.

Me siguri i’a vlente edhe që shefi francez i shtetit të akoomodonte disi edhe qëndrimet. Pikërisht për këtë, nuk është aspak çudi që Makron përshëndeti qasjen e Beogradit karshi dialogut, kur presidenti i këtij vendi ka deklaruar me gojën plot se ai e ka krahun të plagosur për t’a nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Ai bëri sikur e haroi se ish kryeministrja serbe Bernabiç, i ka dërguar një letër aleatëve të tij perendimorë, ku shprehet qartë se Serbia nuk do të paranojë kurrë, aëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Ai nuk donte ta ruante në kujtesë sulmin terrorrist të Banjskës, që i vë minat çdo principi të marëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por përshëndeti Serbinë për hapat pozitiv të hedhur në realizimin e tyre, dhjetorin e shkuar, fiks dy muaj pas aksionit të armatosur të Radojçiçit. 

Në këto kushte të fajësosh Kosovën dhe të përgëzosh Serbinë është më e pakta hipokrizi. E kjo hipokrizi nuk vihet në dukje vetëm nga media të rëndësishme franceze, por edhe nga vetë serbët. Për ta qëllimi i Vuçicit me blerjen e avionëve Rafle është i qartë. Në këmbim ai do mbështetje. “Vuçiç beson se duke blerë këto Rafale, të cilat janë një produkt jashtëzakonisht i shtrenjtë i industrisë franceze të armëve, ai do të fitojë mbrojtje politike dhe favore nga presidenti Macron » i tha medias së Brukselit Euroactiv, Vuk Vuksanoviç, nga qendra for Security Policy.

Kjo lojë e nënshtrimit të parimeve nga interesat ekonomike është e lashtë sa vetë diplomacia. Edhe pak kohë më parë shumë zëra analistësh të njohur në rajon tundën këmbanat e alarmit, kur në më 19 korrik, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe drejtori i përgjithshëm i Mercedes Benz shkuan në Beograd për të marrë pjesë në nënshkrimin e një partneriteti midis Serbisë dhe BE-së, për minierat e shfrytëzimit të Litiumit, që do i mundësojnë Bashkimit Evropian prodhimin e baterive elektrike.

“Sot BE dhe Gjermania kanë shkëmbyer demokracinë, shtetin ligjor dhe perspektivën evropiane të Ballkanit me litiumin”, shkroi pas kësaj ngjarjeje, në  x, sepecialisti i Ballkanit Florian Bieber. Me siguri ai dhe të tjerët i referoheshin zgjedhjeve të manipuluara sipas raporteve të OSBE ODHIR, që u zhvilluan në Serbi 8 muaj më parë. Ata kishin pasasysh korrupsionin dhe kriminalitetin si dy këmbë mbi të cilat mbështetet regjimi i Vuçiçit.  Por, me sa duket ato kanë më pak vlerë sesa blerja e avionëve Rafale dhe nxjerrja e litiumit.

Ndaj dhe ne, këtej në anët tona, nuk mund ti kuptojmë dot të plota deklarata si ato të Makronit, që godet Prishtinën për veprimet e njëanëshme dhe përgëzon Beogradin për hapat konstruktivë në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit, pa ditur këtë kontekst. Qëndrimet për asociacionin, hapjen apo jo të urës së Ibrit, heqjen e njërës postë apo hapjen e tjetrës në Mitrovicë dhe për shtrirjen reale të sovranitetit në veri, nuk mund të shihen të shkëputura nga këto interesa dhe objektiva momentale, që nuk kanë të bëjnë aspak me shqetësimin për të ardhmen e Kosovës.

Parë nga ky prizëm, thirjet histerike për rakoordim në ç‘do hap me ndërkombëtarët, për dëgjim pa kushte të atyre që na kanë çliruar, tingëllojnë qesharake. Në princip Parisi apo Berlini janë më të shqetësuar për shifrat e grupeve Dasssault dhe Mercedes sesa për debatin se cili ka të drejtë në komunën e Leposavaqit. Ata duan avionët Rafale dhe litiumin më tepër se kalimi lirshëm nga një anë e Mitrovicës në tjetrën. Politikanët e tyre janë votuar për të shpënë përpara interesat e të parëve, prandaj është absurde që ne tu kërkojmë të zgjedhurve tanë, ti shkojnë pas me çdo çmim atyre edhe kur janë të bindur se po bëjnë një gjë të drejtë për vendin e vet.

Kjo është ajo që duhet kuptuar nga qëndrimet e presidentit Makron në Beograd, që një shumice prej nesh, mund t’i tingëllojnë absurde dhe të padrejta. Në fund të fundit në përshkrimin e detyrës së tij ai nuk ka asnjë nen ku ti kërkohet mbrojtja e shqiptarëve.

 

22 Komente

  1. S
    Skraparlliu

    U zgjove. Vemje?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajtori.com

      Ah, ... jo kështu! Ky vemja kur zgjohet bëhet Flutur! Flutura del në shëtitje se kërkon Mashkull! Ky i fundit e mbars, dhe ajo bën vezë. Vezët çelin krimba, Dhe kështu plotësohet cikli i rigjenerimit! Pra me pak fjalë, ty vemja është ose Hysni Kapo, ose Vito Kapo! Quheni si të doni, por të dy ishin armiq të popullit! Kështu është dhe pasardhësi i tyre! Përfundimi, ... "Qeni leh atje ku ha", dhe ky ha tek çanaku i Sali Serbishtes! Tung!

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zeno Qafpata

      Gazetar, opinionist dhe hajvanist ekselent, ki Andi Mehdi Bushati. Ki të ha munë. Është psikopat, mllefaxhi, gjobëvënës mediatik (me këtë mënyrë nxjerr paratë), dhe impotent intelekti.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Plehre komuniste

        Per te qene i sinqert çfare ky bole shkruan nuk i lexoje , surati qelbur i ketij bllomeni me kujtone shoqen Vito Kapo , Hysni Kapo, Pellumb Kapo, Gaqo Nesho ,Tana Kondi , Mihallaq Zicishti , Xhelil Gjoni , Enver Hoxha dhe prindin e tij spiune i sigurimit.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          A më pi pordhën..!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albini

            Kete bq une e kam inat por ne kete rast ka te drejte

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agim Selenica

              Bahkohem me mendimin tuaj.

              Përgjigjjuni
            2. A
              A ke bo plazh o gunfac?!

              Pervers malinj, gunfac we paguhet nga Kurti ne rubla!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                Ti e di shume mire se si eshte e verteta e shitjeve te avioneve midis Serbise dhe Frances dhe ne gjithe boten sepse i ke aq klase shkolle dhe aq i lexuar je.Pervec kontrates se shitjes aty eshte dhe loja e kodeve te armatimit te avioneve,prandaj keto shkrime e artikuj mos kujto se njerzit nuk i dine Prandaj ne cdo artikull qe shkruan zotrote te shajne dhe te ofendojne.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hysniu

                  Po kto jane pasojat e mos-dakordesimit me perendimin o bq lulishteje

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                    Plotësisht e drejtë edhe pse nga goja e një prostitute halabake që nuk la mut greku dhe vorjoqimarjoti motërqir pa i bërë portapotti dhe që ka 30 vjet që bredh tallava më tallava 24 orë në ditë me shishe benzine në dorë kundër Shqipërisë.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Doda

                      Po lexojeni o te uruar se mbase e ka mire

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asd

                        Jo. Shfrytezon cdo rast te injektoje helm ne miqesine USA-AL. Kete synon edhe ne shkrim. E ka vdekje (amanet nga gjishi) "imperializmin Amerikan" sepse i rrezoi nga pushteti. Babai i ketij, Mehdiu (nje kar me zile) ishte shpirtzi kunder te gjitheve. Bente vetem te keqija rreth e rrotull. E kishin tmerr ne federaten e sporteve ku ka qene kryetar. Ky bushtra i vogel i ngjan atij; tepke neperke.

                        Përgjigjjuni
                      2. O
                        OPINIONI

                        Komentuesit e mesiperm jane vertete te dehur ose pa moral. Andi Bushati eshte nje opinionist i padeshiruar per mua pasi eshte obsesiv por shkrimi i mesiperm eshte 100% i drejte dhe parimor.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lasgushi

                          Ata shqiptarë,në çfardo pizicioni që janë në drejtim,që për hir të belafigurës semaforiane,që duan të bëjnë ne botë,ju them që Andi,ka të drejtë,kurva franceze sado të mbulojë,por zanatin e vjetër nuk e haron,kundër shqiptarëve. Këtyre birbove që ju pëlqejnë hallatet franceze,gjermane apo evropiane,i këshilloj që të mos ngatërrojnë fatet e shqiptarëve të vuajtur,me kënaqësitë e tyre,perverse.

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .

                            Kosova, nje cope livazh, pa ushtri, pa ekonomi, qe as nuk njihet nga gjysma e botes si shtet, ka ndjekur nje diplomaci qe e ka demtuar shume. Ka ftohur marredheniet me Francen, Gjernanine, BE-ne, Ameriken dhe NATO-n. Te gjithe keta e kane kritikuar Kosoven. Nese nuk sheh ndonje gje te gabuar ketu per Kosoven por vazhdon me te vjetren "Kurva Europe", atehere qenke nje budalla trulesh. Nuk mund te hedhesh vickla ndaj atyre qe te kane bere shtet se asgje nuk do fitosh po do mbetesh i vetem si nje mut i vogel ne dere te kontinentit duke qare per kurven "Europe dhe France".

                            Përgjigjjuni
                          2. I
                            III

                            Presidenti francez normal qe do mbroje interesat e vendit te tij se per ate pune eshte zgjedhur, dhe gjithashtu interesat e Evropes, por mos harro edhe diplomacine. Ato kritikat dhe kerkesat qe prisje ti nga Macroni behen pas dyerve te mbyllura, jo perpara kameras gjate nje vizite zyrtare shtetetore ku shkon per te forcuar marredheniet. Mos harro se Vucici tha se kemi ca mosmarreveshje per kushtet qe nuk donte t'i permendte qe Macroni ja ka diktuar ne privatesi, jo ne nje fjalim publik ku zakonisht shprehet miqesia midis shteteve. Edhe presidenti amerikan kur shkon ne Kine me te cilen ka njeqind konflikte, ne deklaraten zyrtare me kreun kinez thote vetem gjerat e mira dhe miqesine mes vendeve. Pas dyerve te mbyllura behen bisedat serioze dhe kerkesat.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kalaruesi

                              Sapo lexova komentin e Fajtorit të vetëfajsuar. Për çudi, më erdhi me vjellë dhe po ashtu më kapi diareja por për çudi se përmenda emrin e fajtorit më koloj gjithë ky siklet. Thash me vehte sa shumë ja paska kalarue robët Saliu këtij fatkeqi, sepse përndryshe nuk është kaq i obsesuar më të, rrezik se i del çdo not në gjimë. Je në hall Fajtor por nuk kam asnjë recetë shërimi përveqëse të vazhdoj kalerimin. Sa për artikullin për mendoj që është i goditur, por jo për fajtorët, ata ashtu do vdesin më emrin e Salës në gojë.

                              Përgjigjjuni
                              1. /
                                ///

                                Ha mut ha. Se do merren 100 here me nje cope Kosove Macroni dhe Evropa. Nuk kane pune tjeter po te merren me tekat e Kurtit. Nuk e kupton qe Serbia me ekonomi me te madhe dhe e pasur me litium, eshte shume me e rendesishme ne syte e Evropes dhe Kosova nuk degjon udhezimet e Brukselit (Frances dhe Gjermanise) po ben sikur ka ndonje gje ne dore dhe vetem sa po largon aleate qe e kane bere ajo qe eshte sot? Gjysma e botes nuk e njeh as si shtet. Nuk mund te armiqesoje Francen, Evropen, Ameriken, NATO-n ne kete menyre. Ku do perplaset pastaj. Ne Amerike mund te vije Trump, qe as nuk do t'i behej vone per Kosoven.

                                Përgjigjjuni
                                1. W
                                  WWW

                                  Aman, do psikologjise politikat e Macronit dhe te Frances ky cope trushkulur

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 1
                                    1997

                                    Po me kë do bashkërendojmë, meqë ndërkombëtarët s'të pëlqejnë? Me Mavin, me Janullën, me Ferid Shehun dhe Gjikurinë e Vorjoqimarës, me buçen e Viçidolit, me sorrosjanët, me antishqiptarët që e duan Shqipërinë 500 copash, siç bën ti me gjithë motërqirët e tjerë, që na sodomizojnë presidentët e shitur shqiptarë dhe kërkojnë të na poshtërojnë si shqiptarë me atë që ju bëjnë duke i shkërdhyer dhe përrmjerrë në gojë? Nuk ka vend në botë nga SHBA deri në Rusi e Kinë, që nuk matet me raportet internacionale. Janë raporte që kanë brenda edhe pozitiven edhe negativen edhe fitimin edhe humbjen. Quhet art i gjeopolitikës. Më mirë se të gjithë ku përgjigj vetë Kurti, agresionit të Makronit pasi bëri tregëti në kurriz të shqiptarëve dhe stabilitetit rajonal, ku vetë Kurti deklaroi që; "Franca është një vend aleat në BE dhe NATO që na ka njohur dhe që e ftojmë të kontribuojë në forcimin e ligjit në Kosovë". Sepse Kurti nuk është budalla dhe e di që veprime të tilla janë para syve të të gjithëve, mjaft diskretituese për seriozitetin dhe përgjegjësitë e Francës. Kurti merr të mundshmen nga Franca dhe shfrytëzon shpirtin e saj matrapaz dhe neverinë që shkakton kudo në botë si vend kolonialist, për të përfituar prestigj, mbështetje dhe armë nga ku kudërshtarët e Francës në gjeopolitikë. Kurti i zgjidh vetë punët e veta. Është trim, patriot, i zgjuar dhe nuk thyhet. Ndërsa llumi i Tiranës, të gjithë pa përjashtim; hajdutë, prostituta, zjarrvënës, frikacakë, oportunistë, intrigantë, të ligj, të poshtër, të ndyrë dhe të neveritshëm. Bashkohen vetëm në luftën ndaj figurës së Enver Hoxhës, në prostitucjon, në injorancë, në harbutëri, në vjedhje, në kanibalizimin e Shqipërisë, në shqyerjen e ushtrisë dhe pasionin për t'i nxjerrë sytë njeri tjetrit. Kosova për të fituar ndaj Serbisë, duhet të bashkohet me Shqipërinë duke pushtuar dhe shfarosur këtë klasë pseudointelektuale dhe politike të ndyrë të po varros Shqipërinë. Duket e vetmja mënyrë që t'a shpëtojë Shqipërinë nga copëtimi, shpërbërja, rrënimi dhe degjenerimi total dhe të bashkojë kombin shqiptar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. W
                                      W.w

                                      Ne 2-3 vende te BE kane rifilluar te plasin " tubacionet e ujrave te zeza".Ne rast se aroma e " fekaleve " arrin" ne trojet shqiptare,ahere zgjidhja me e arsyeshme do te ishte , qe shqiptaret permes referendumit te beheshin shteti me i ri i SHBA....

                                      Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje