Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe e kundërta, dhe pikë

29 Gusht 2024, 21:45Blog TEMA

Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe e

Nga Eljan Tanini

A është Adem Jashari heroi Kombëtar i Shqipërisë apo vetëm i Kosovës? Kjo është pyetje koti, sepse çfarë është e Kosovës është edhe Shqipërisë dhe e kundërta, pavarësisht flamujve të sotëm apo pasaportave të ndryshme. 

1.    Bac, nëse ti nuk je heroi im as Çerçiz Topulli nuk është heroi i shqiptarëve të Kosoves! Por: 

2.    Bac, Çerciz Topulli luftoi si ti për Shqypni. Në këtë botë dhe në atë tjetrën kush lufton për Shqypnin  e tij por edhe timen është heroi im. 

3.    Bac ti je heroi im sepse unë flas dhe mendoj shqip. Kudo ku flitet shqip, kudo ku mendohet shqip apo kushdo që ndihet me pak Shqipni brenda tij, ka të njëjtat vlera si në veri dhe në jug të maleve tona.  

4.    Bac, komandant, foli pak shqipove televizive se kanë fillu me na nda heronjtë dhe fitimtarët! Kanë filluar të ngatërrojnë meritat njerëzore me ato shtetërore. 

5.    Bac, Rita Ora dhe Dua Lipa e të tjera si ato, janë nga Kosova e Shqipërisë. Kosova nuk është një krahinë autonome e Shqipërisë, është një Shqipëri tjetër e shkëputur nga Shqipëria Mëmë.  Kanë meritat e tyre për ato që kanë arrit. Por në thelb, janë shqiptare, janë shqiptare të Kosovës që flasin shqip. 

6.    Këto marrinat se çfarë është e Kosovës i takon vetëm asaj vlen vetëm për letra, vula e foto. Çfarë është shqiptare  me nder, është arsye me jetu mirë. 

7.    Ne bëjmë një gabim të madh kur mendojmë se ka vetëm heronj e fitimtare në kaq pak vite shtet të Kosovës. Domethënë: Kosova tani ka heronj dhe fitimtarë modernë. Çfarë kishte me herët i ka bashkë Tirana dhe Prishtina, çfarë ka tani, i ka vetëm Prishtina zyrtare të sajat, jo me Tiranën. 

8.    Shqiptarët e Kosovës kanë meritat e tyre në jetën e përditshme edhe kur ata i kalojnë ato dhe dalin  më lartë se shqiptarët e Shqipërisë. Kjo për arsyet e tyre njerëzore dhe politike. Në fund ata mbeten shqiptarë dhe nuk mund ti takojnë një Kombi Kosovar i cili nuk bën gjë tjetër veç se flet dhe mendon shqip. Edhe në WC madje shkon shqip. Termi Komb Kosovar më kujton ndasitë tona të përhershme. Mbase Dua Lipa dhe Rita Ora krenojnë vetëm familjet dhe buxhetin e tyre në këtë mot të globalizmit. 

9.    Çfarë është shqip, nuk është as e Prishtinës dhe as e Tiranës. Është shqiptare dhe pik’.  

10.    Tirana dhe Prishtina përballë të qenit tokë, në fillim janë shqiptare pastaj përcaktime të prekshme ndjesore apo mendore. 

11.    Po Migjeni, Gjergj Fishta, Anton Pashku, Azem Shkreli, Sabri Hamiti, Ali Podrimja, Adem Demaçi, At Zef Pllumi, Petro Nini Luarasi të kujt janë? S’ka si mos të jenë të Kosoves as Motrat Qiriazi! 

12.    Ne në shkollat tona mësojmë të njëjtët heronj e fitimtarë, ata janë frymëzues si këtej dhe andej kufirit. Por në jetën moderne shqiptare heronjtë dhe festat na ndahen pak sepse kështu janë kushtet tona sot. Këtu gabohen të gjithë! 

13.    Nëse Shaqiri, Dua Lipa, Rita Ora janë vetëm  shqiptarë të Kosovës dhe jo të Shqipërisë, në atë botë dhe në këtë botë i bie që Migjeni dhe Gjergj Fishta nuk janë të Kosovës?! 

14.    Rita Ora është atje ku është për shkak të meritave të saja, as të Shqipërisë dhe as të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria mburren me Rita Orën me shkak dhe pasojë, se nuk i dhanë një jetë më të mirë, dhe sa mirë që nuk ia dhanë një jetë më të mirë se ndryshe nuk do të kishim atë Rita Ora që kemi sot. Do të kishte humbur keq nëpër Prishtinë e Tiranë. 

15.    Po ashtu edhe Mira Murati është atje ku është për shkak të aftësisë së saj, as të Tiranës e as të Prishtinës. Por Mira Murati nga Vlora është e çdo shqiptari që ndihet shqiptar me komb shqiptar. 

16.    Dëgjoni bre: Mos ngatërroni aftësitë personale me të folurin shqip. Çfarë është e Kosovës është edhe e Shqipërisë dhe e kundërta. 

17.    Ali Podrimja mësohet si në Tiranë dhe në Prishtinë. 

18.    Çohu o Anton Çetta e pajtoji shqiptarët se kanë fillu me nda heronjtë e fitimtarët.

19.    Çohu o Gjovalin Gjadri e na bëj një urë me tregu se çfarë është shqip është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht pasaportës. 

20.    Lum ai apo ajo femijë që ka le me nënë nga Prishtina e me Babë nga Tirana se nuk kanë çfarë i thonë. 
 

20 Komente

  1. L
    Lani

    Tollovi vape. Nuk kemi me çfarë merremi e themi ndonjë budallallëk.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuituzovi

      Bravo. Noten 10 me yll.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kot fare

        Po cjane keto artikuj pa pike lidhjeje? Pse mundohesh more zoteri te besh nje artikul ku me shume ngaterrohesh se tregon thelbin. Shume emra qe permend nuk jane ne lartesine e asaj qe fliten, dhe ata qe permend si shembuj suksesi i perkasin botes dhe vehtes tyre sepse aty ne Kosove do hanin nje mut por shpetuan kur u larguan. Po egzagjerohet shume me kete ndarje ajo qe dua te them eshte se ne vendasit e Shqiperise asnjehere te vetme nuk kemi qene xheloz per lindjen porta jone e endrrave ishte vendi perballe detit shume prej nesh njihnin me mire kengetaret dhe aktoret italiane me mire se dhe se ata vete. Me gjithe censuren asnjehere aspirata e shqiptari nuk u largua edhe sporti ishte nga kenaqesite e medha gjysma e shqiptareve jane tifoze te cmendur te Italise dhe skuadrave te tyre keshtu qe me duket qesharake deklarata e atij mut aktori qe ska asnje talent vecse i eshte ngjitur si muti pas kepuce nje tjetri ne kete rast Vedatit. Cdo tjerrje perte na treguar figurat e medha me duket nje pordhe e madhe patriotike sepse jemi ketu ku jemi dhe per paaftesine e tyre qe vec fjale te mira kemi degjuar per ta dhe asgje tjeter.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lester

          Interesting!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Timi

            Kosova ka plot debila dhe tv debile që ju japin hapesirë. Nuk ja vlen të diskutojmë çdo fjali debilësh që dëgjojmë. Jemi një popull dhe pikë. Kush thotë të kundërtën nuk është shqiptar i vërtetë.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati 12

              Nje budalla hedh nje gur ne pus , mblidhen 40 te mençur e s’e nxjerrin dot , thote populli . Keshtu dhe ky diskutim pa bereqet . Nje idiot , nje karagjoz pa tru ne koke na thote se shqiptaret jane xheloz per kosovaret e bla bla bla dhe te peshkuar ne rrjeten e ketij idioti vazhdojne diskutimet . Vari k…..

              Përgjigjjuni
              1. I
                Irena

                Bravo per shkrimin

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vellau

                  Shume mire e ke berē kete ,por do ishte me mire me e then qe je ti Kurti e Osmani e gjithe VV qe kane shume kohe qe bejne kete perçarje midis vellazerise , jane shume raste ,mos harojme ate te federates te futbollit te Kosoves se çfare nxiu per Shqiperine ,ku edhe ky po i VV ,dje na doli ky lolo ,e shume analiste te VV ne TV po nxijne Shqiperine ,kujtoni çfare nuk thonin per çmimet ne plazh ,edhe kjo politika e Kurt -Osmanit

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nje qytetar

                    Heronjtë e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe e kundërta ? Jo mor Eljan , jo e kunderta por ANASJELLTAS !

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Suksese dhe Respekte !

                      Respekte z. Eljan Tanini... mese e vertete me kete perpledhje qe ke bere per Herojnte e perbashket... KS Shqiperi.. Suksese.... te ndjekim gjithmone ne Emisionet e tuaj..

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Suksese dhe Respekte !

                        Respekte z. Eljan Tanini... mese e vertete me kete perpledhje qe ke bere per Herojnte e perbashket... KS Shqiperi.. Suksese.... te ndjekim gjithmone ne Emisionet e tuaj..

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Suksese dhe Respekte !

                          Respekte z. Eljan Tanini... mese e vertete me kete perpledhje qe ke bere per Herojnte e perbashket... KS Shqiperi.. Suksese.... te ndjekim gjithmone ne Emisionet e tuaj..

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjergj Fishta i riu

                            Ne rradhe te pare duhet te veme raportin me heronjte, pasi sistemi komuniste qe kaloi si ne Kosove dhe Shqiperi(tej i eger) ka prishur raportin se kush duhet konsideruar hero. Sigurisht kur vendos se kush duhet te jene heronjte edhe pa e thene dalin lakuriq TRADHTARET(!). Ne te Shqipnise kemi mesuar se tradhtaret e Kosoves jane Xheferr Deva, Shaban Polluzha, Xhem Gostivari etje. Ju andej nga kosova keni mesuar se tradhtaret e Shqipnise jane Esat Pashe Toptani, Ahmet Zogu, Hysni Dema, Pater Gjergj Fishta, Ernest Koliqi etje. Po analizojme vetem pake te parin. Esat Pash Toptani heroi i mbrojtjes se Shkodres. Sherbimet sekrete te mbreteris serbe vrane duke dale nga çadra e tije(me darken e ngrene apo kafen e pire me Esatin) Hasan Riza Pashen. Qellimi i serbeve ishte, me pakti me perçar lidhjen shqiptaro-turke per mbrojtjen e Shkodres, gjoja se shqiptaret jane te tille te pabese, sa te vrasin dhe me buken apo kafen e pritjes. Akademia e shkencave ende sot i fryne zjarrit se ate e vrau Esat Pasha permes njerzve te tij.. Mbledhjae shtabit te luftes, qe u ba pas vrasjes se Hasan Riza Pashes vendosi Esat Pashen te udheheq luften e Shkodres. Vrasja qe u gradua nga serbet ne Beograd per perçarjen e qendreses ne Shkoder, Lidhja e Luftes(shqiptaro-turke) i dhe emrin Shqiperi duke vendosur ne balle te luftes nje shqipetar. Thuhej ne komunizem dhe sote thuhet nga Xhufi e Kompani se ushtria Evropiane po vinte drejt Kotorrit dhe te ndihmonte shqiptaret ne luften e Shkodres. Ajo po vinte te shpartallonte ose kapte robe trupen turke dhe bashk me ta do te vriteshin dhe trupat shqiptare pasi nuk mund ti linin ne balte turqit ne ate pozicin te momentit per te cilin po luftonin per Shqiperi(!). Ateher Pasha i informuar nga Xhino Berri dorzoi Shkodren dhe nxori trupen turke. Agjentet serb te Tiranes thone ende e shiti Shkodren , dorzimin e barazojne me shitje (akademia e shkencave shqiptare duhet te gjeje dokumentat e shitjes dhe te ndihmoi serbet te vine e ta marrin). Direkt pas saj Esat Pasha organizoi Luften e Dibres (shtator 1913). Ai ka qene prezent sekret ne Sinen e Kastriotit kur trimat dibrane qe ishin krahu i tij i djatht ne Shkoder ju turren postes serbe tek ura e Lushes. Kur Esati arriti tek Guret e Sel Hasanit Dibranet u ngriten menjehershem deri ne Sheher. Ateher Pasha i emocinue tha: t'kishem pas arme te taneve me ju dhane, kishem mposht serbin veç me dibrane. Esat Pasha u prish me Prince Vidin sepse ja kuptoi qellimin(!) qe ai nuk kerkonte Shqiperi me poshte se linja Pogradec e mbi Vlore. Me 1915 Esat Pasha sabotoi planin e mbretit serbe Peter, qe pregatiti terrenin ta vdiste ushtrine shtatedhjete mijshe serbe, ne perleshje me austriaket ne Prishtine. Peteri deshi qe mitin e ngritur per Lazarin ta baje realitet. Atehere Pasha me Parine e Dibres( te mirekuptuar qysh ne luften e Shkodres) ndryshuan taktike dhe ju hapen rrugen e i priten serbet. Se fundemi Esat Pasha pasi la Ahmet Zogun ne aleance me austriak per te bashkuar Gegnine, vete me dibranet trima shkoi ne Selanik duke vendosur urat me Camerine dhe duke luftuar perkrahe aleances qe po e fitonte luften. Atje ne Selanik ashte vula se ku ndahen, kater etnite e ndryshme shqiptare, turqe, greke e sllave. Paisi me pasaporta shqiptare, shqiptaret e atjeshem, duke ju nxitur njenjen kombtare se ne jemi shqiptare e jo turq. Nuk asht vendi ta zgjas me Zogun, Fishten e Koliqin. Tani kam nje pyetje: ku do ta vendosni Avni Rustemin? Me Adem Jasharin, Gjergj Fishten, Ernest Koliqin, Shaban Polluzhen, Xhem Gostivarin, Dua Lipen etje, apo do ta kryqezoni atje ku e ka vendin, tradhetar se vrau ate qe do ta kishte bashkuar Camerine me trungun ame, pasi Esat Pasha me para se te kalonte ne Shkoder kishte qene ne Janine dhe atje kishte shoqerine e tije luftarake. Kthimi ne panteonin e lavdise, i Esat Pashe Toptanit, ngrene serish larte ushtaret e tij dibrane qe i pati krahe ne diagonalen e tij luftarake: Shkoder-Lufta e Dibres 1913-Selanik, njekohsisht i pati mirekuptues ne luften diplomatike: sabotimin e qendreses serbe ne Kosove, mposhtjen e rebelimit ne Tirane, dhe "internimit" e ministrit te tij te luftes Shahin Dino ne Janin, ku e "mbante" te rrethuar me dibrane(!).

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptari nga Peja

                              Shkrim perfekt o Eljan por mjerisht debilat qe nxisin kete debat dhe bejne keto dallime te Shqiptaret , sigurisht e thone me tendenca te caktuara per ta perçare dhe tradhtuar kombin tonë. Duhet te injorohen keta persona cili do qofte dhe nga do qofte ai, absolutisht nuk duhet t'iu jepet hapesire debilave. Plotesisht jam dakord me komentin Timit, ska pergjigje tjeter per keta debila, dhe komentit te Timit mund t'ia shtoni edhe kete paragraf se keta imbecila dhe dobiça po e bejne punen e UDB/BIA-as dhe ASFALIA-s.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kur ne gazete rrjedhin dhe fekale

                                Ky lloj tanini, qenka i gjithi RYC, si nga pamja dhe nga permbajtja. Ik or pirdhuni se na nxorret zorret, duke mos e ditur vet se cfare qeniesh koti jeni.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  DRENICA E KUQE

                                  Duhet te pajtohemi me patjeter se te gjithe heronjte shqiptare jane te Shqiperise, pa dallim krahine... Por, mos te harrojme asnjehere se ky popull eshte kah e heq te zite e ullirit prej atyre qe flasin shqip e mendojne serbisht, jugosllavisht, turqisht, greqisht... Ore, Tanini, “Shqipot televizive” e te mediave jane te partive politike, “patriotike” e “shqiptare”, dhe gjithmone e bejne berllok dhe ata qe i prijne berllokut jane ne LDK-FARK

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sokrati

                                    Thuhet "e anasjellta", jo "e kunderta". Po the "e kunderta" atehere do spjegohej : Heronjte e Kosoves jane dhe heronjte e Shqiperise dhe ...Heronjte e Kosoves nuk jane dhe heronjte e Shqiperise. Gazetar te hengert dheri. Te vdekte mesuesja e klases se peste,... qe te dha klasen.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      DRENICA E KUQE

                                      Ju lutem, mos i censuroni komentet, ose, mos i publikoni fare, kur i censuroni, sepse, po censuroni te vereteten!... Dhe, kjoi eshte me keq se keq! DRENICA E KUQE

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        DRENICA E KUQE

                                        Ju lutem, mos i censuroni komentet, ose, mos i publikoni fare, kur i censuroni, sepse, po censuroni te vereteten!... Dhe, kjoi eshte me keq se keq! DRENICA E KUQE

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shkembi

                                          Keshtu ka qene dikur. Kjo mbetet vlere madheshtore e rilindesve tane, te cilen po na e poerdhosin ndyre ca minj halesh qe kane dale ne krye te pilitikes e te shtetit tone.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje