Mirënjohja e munguar për gjeneral Tellini-n

27 Gusht 2024, 17:00Blog TEMA

Mirënjohja e munguar për gjeneral Tellini-n

Nga Roland Qafoku

Më 27 gusht të vitit 1923, në afërsi të Kakavijës, u vra nga nja bandë greke, Enrico Telini, gjenerali italian i caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve si kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për të përcaktuar kufijtë jugorë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bashkë me ushtarakun italian mbetën të vrarë edhe tre oficerë, përkthyesi dhe shoferi shqiptar. Kjo cilësohet një nga vrasjet më të rënda e ndodhur në historinë e shtetit shqiptar dhe një ngjarjet më të rënda të ndodhura nga pala greke ndaj vendit tonë. Ishte pusia e një bande të pabesë, nga njerëz të armatosur dhe të mirëorganizuar që ishin pjesë e organizmave greke si kundërpërgjigje me qëllimin për të hequr qafe një gjeneral që po tregohej i drejtë me përcaktimin e kufijve mes dy shteteve dhe noshta nëse ai nuk do vritej Janina do ishte pjesë e territorit shqiptar. Ngjarja u shoqërua nga një sërë reagimesh nga Italia e cila nën urdhrin e Benito Musolinit pushtoi ishullin e Korfuzit dhe pas ndërhyrjes së Lidhjes së Kombeve gjithçka u zgjidh me zbatimin e 7 kushteve mes tyre edhe pagesa prej 50 milionë franga si dëmshpërblim. Një shtatore e skulptorit Odhise Paskalit, e vendosur përpara godinës së Akademisë së Shkencave në Tiranë të gjeneral Telinit qendroi deri në vitet e para të komunizmit. Por ajo shtatore u shkatërrua dhe iu hoq emri i rrugës aty pranë dhe që nga ajo kohë emri i gjeneral Telinit përmendet vetëm rrallw ose nuk përmendet fare. Kur në një kryeqytet që ka lloj-lloj emra të çuditshëm rrugësh, nga ata që e meritojnë apo jo, në anonimë, vrasës, injorantë e dallkaukë, nderimi që duhet ti bëjmë Enrico Telinit me një shtatore është një nderim që më shumë i bëjmë vetes. Historianë që ngrohin karriget e zyrave shkencore as që marrin mundimin të shprehin mirënjohje e të nxjerrin në pah atë që bëri Telini për ne dhe për të cilën ra dëshmor. Gjithsesi, edhe pse koha kalon dhe jemi 93 vjet më pas, asnjëherë nuk është vonë. Është pak të themi faleminderit gjeneral Telini! Si fillim mirënjohjen po ta shprehim, me fjalë. (Publikimi i pare me 27 gusht 2016) Kujdes hajdutet e shkrimeve!

5 Komente

  1. z
    zzz

    Janina ,,vorio epir ,,,,,

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamdi Jupe

      Vezhgim shume i mire Roland. Te lumte. Histprianet tane kane vdekur. Ata merren vetem me histori te shpifura te kominizmit. Nese je akoma ne televizion, fto nja dy prej tyre te flasin per Telinin. Urime.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hamdi Jupe

        Vezhgim shume i mire Roland. Te lumte. Histprianet tane kane vdekur. Ata merren vetem me histori te shpifura te kominizmit. Nese je akoma ne televizion, fto nja dy prej tyre te flasin per Telinin. Urime.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sa gomere Ka peqini

          Zoti Qafoku,mos na ngaterro,jemi te zene me ngritjen e monumentit te Kostes se Ndinit te Micos se Taqit tani.Mos na hap Pune te tjera.Se dyti , duhet ti ngreme permendore Edhe Musolinit ,per mbrojtjen e te drejtave te shqiptareve,per trojey shqiptare.Jo vetem qe zaptoi Korfizin,por ne 1940 Nisi luften per clirimin e trojeve shqiptare ,zaptuar nga Grueqirat.Dhe me vone te mendojme per Hitleri.E meriton Edhe ai nje permendore te madhe.Jo vetem qe bashkoi kosoven me Shqiperine,sigurisht ne aleance me Musolinin,por u perpoqen te bashkojne Shqiperine me Europen e Bashkuar.Do thuash ti ," me force e armeve" Po,por nuk kish rrugen tjeter sepse komunistet po i merrnin frymen Europes dhe nuk pranoni Bashkim ne menyre demokratike.He me te lumte,kjo tregon se Edhe ti Qafoku,je patriota i madh musolinist shqiptar.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Mosmirnjohja eshte turp dhe në këtë rast turpi më i madh i bie atyre që e hoqën se si italian që ishte e kanë ngaterruar me fashistet, por turp është gjithashtu po aq sot kur është rehabilituar e nderuar gjithfare horri por jo ky që punoi më shumë se kushdo për Shqipërinë e atij momenti historik.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje