
Nga Marko Caka
Ngjarjet e rënda të javës që lamë pas për çeshtje morali nuk kishte sesi të mos të ishin më tronditëset për opinionin publik sepse janë krime që vrasin jo vetëm jetë njerëzish por shkatërrojnë edhe e familjet e tyre. Një lexues më shkruan se çfarë mendimi ke për krimet për çeshtje morali meqenëse jeton në ShBA. I shkruajta se e kam studiuar lëndën e psikologjisë në Universitetin e Athinës por nuk e ushtrojë këtë profesion për të dhenë mendime psikologu. Por për të folur për ketë fenomen duhet gjithësecili të flasë e të protestojë sepse është një plagë e madhe e shoqërisë sidomos për Shqipërinë në tranzicion. Është një fenomen që fillon me karakterin e gjithësecilit por mbi të gjitha tek gjendja ekonomike në familje. Sa i përket krimit të fundit të qëllimit mbi gjashtë herë mbi të dyshuarin për të dashur të gruas, nuk besoj se kjo ishte për çeshtje ekonomike.
Sipas kronikës, si bashkëshortja që e kishte tradhtuar vetëm një herë(si një herë si shumë herë është tradhëti) si dhe bashkëshorti që të dy ishin të punësuar dhe madje me punë të mira. Por zanafilla e kësaj lidhje jashtëmartesore mund të jetë për shkaqe të tjera që ne nuk i dimë akoma. Por ajo që na shqetëson më shumë është fakti se kjo lidhje jashtëmartesore e ka zanafillën në ambientin e punës, dhe aq më e rëndë në sektorin e shërbimit publik (ERE). Meqenëse kjo lidhje ka nisur në vendin e punës, pikërisht për këtë dua ti përgjigjem lexuesit se çfarë pasojash ka kur ndodh një gjë e tillë në ambientet punës sime në industrinë e e filmit hollivudian. Me cdo casting dhe çdo projekt ne firmosim një kontratë me produksionet e studiove të mëdha ku gjëja me kryesore është zbatimi i rregullave kundra abuzimit seksual (sexual harassment). Kam 10 vjet në këtë industri dhe kur nisem në punë së pari unë vë moralin tim pastaj zbatoj rregullat strikte që ka vënë industria për të mbrojt cilindo aktor nga këto fenomene. Dhe falë Zotit me mendjen në kokë(pa ja dhënë komandën organeve) gjatë gjithë këtyre viteve kam qenë i përpiktë sado që filmi të tundon me lëmin bukurisë femërore që ka sheshxhirimi. Por asnjëherë nuk jam provokuar sepse siç thashë së pari duhet të jesh vetë njeri me moral pastaj është vendi i punës që na i ka imponuar këtë, se në karrierë është e vetmja rrugë ku morali duhet të i pastër. I pamoralshëm e i komanduar nga hormonet nuk ka vend në industrinë filmit dhe besoj edhe në çdo sektor tjetër pune. Edhe ato pak raste që u zbardhen gjatë lëvizjes "Me too" dhe që tronditën industrinë e filmit sado që ishin personalitete me peshë gjykata amerikanë i shpalli fajtorë duke ju dhënë dënimet e merituara dhe më ekstreme për ti bërë si shembull që të mos përsëritet. Pra çdo gjë është në dorën tonë për të zgjedhur në mes të mirës dhe të keqës që kjo e fundit dihet që ka shumë pasoja.
Me pak fjalë në Shqipëri problemi më i madh është sektori i punës dhe akoma më i rëndë në sektorin publik që gjithë këto ditë nuk pashë asnjë reagim prej tyre, të paktën për të dënuar marrëdhenjën jashtëmartesore të dy kolegëve në vendin e punës e cila solli edhe këtë krim të rëndë. Nuk jam në dijeni nëse kanë ndonjë rregullore të punës, por ky fenomen duhet të ishte në pikën e parë të kodit të punës, dhe çdo shkelje duhet të jetë me vendim administrativ të largimit të menjëhershëm nga puna, pastaj për të tjerat merret drejtësia. Dhe në këtë rast asnjë reagim nga ERE që edhe ajo ka një pjesë të përgjegjësisë që ka mbajtur në punë një inxhinier që sipas policit e shantazhonte si dhe bashkëshorten që e tradhëtonte. Të dyja këto janë produkte të shkelje të rregullores së punës dhe drejtuesit e Entit Rregullator të Energjisë duhet të kishin marrë masat që herët që të mos vijonte pasoja të rënda si në jetë njeriu dhe në familje. Që të tre personazhet e ngjarjes janë pjesë e një krimi, sado që barra bie mbi policin që shkrepi armën dhe që mund ta menjanonte plagosjen me dëme trupore me forma të tjera së pari tek sektori i punës së bashkëshortes të denoncimit të marrëdhënies me viktimën e tij, si dhe në organet e policsë aty ku edhe ai vetë ishte pjesë e efektivit të tyre. Pra asnjë nga këto të dyja nuk kishin ndodhur që të shmangej e gjithë kjo histori vrasëse për moral. Këtu është ajo që në Shqipëri akoma ekziston vetëgjyqësia duke shpërfillur organet kompetente sepse shteti akoma nuk punon për ta edukuar shoqërinë tek çështja e moralit. Por ja ka lënë gjërat në dorë vetë shoqërisë që nuk dijnë të dallojnë se cilët janë më hamshorët, ku hormonet u kanë paralizuar edhe logjikën mendore. Dhe disa në mes nesh akoma nuk e kanë kuptuar se sado të biesh preh e provokimeve, familja është gjëja më e shtrenjtë për shqiptarët dhe nuk preket por vetëm respektohet.
Unë jam dskord me ju autor i artikullit në shumë gjëra që ju shkruani, por morali nuk manger me rregullore por me ndërgjegjie. Mund të firmosësh në kontratën e punës po sa gjëra bëhen nën rrogoz themi ne ose underground thoni ju. Nuk të mban në shinat e moralit as betimi përpara Zotit në kishë kur bën betimin e martesës jo të të mbaj një çopë letër. Moralin o e ke o nuk e ke. Se sipas kësaj që tregoni ju i bije të bëjmë nga një polici në çdo institucion? Mund ta kem gabim po ky është mendimi im.
Më mirë të mos e kishte shkruar fare këtë artikull leshi të pakuptimtë. Ore kaq e vështirë është të marrësh në konsideratë që mund të ketë qenë dashuri?! Pse xhanëm iu shkon mendja për abuzim në vendin e punës!!! Një vajzë që vjen nga provinca në kryeqytet, që ka pasur vetëm një burrë në jetën e saj që kur ishte 15 vjeç dhe që bën një "gabim". Kaq e thjeshtë është. Burri i saj është më i mençur se autori i shkrimit se gjeti fajtorin e vërtetë. Kjo histori është shkruar në dhjetra romane që 2 shekuj më parë dhe nuk është fenomen i tranzicionit shqiptar siç pseudo-autori shkruan.
Lum si ti o Marko Caka qe nuk u tundoke ne sheshin e xhirimit!
Leksione morali duke u nisur nga shembulli i vet? Kjo është forma më e pështirë e të bërit moral,sepse çdokush ka moralin e vet. Që në momentin kur ajo femra shkoi (një herë!???) me inxhinierin martesa saj me oficerin mbaroi. Inat do t'i vinte kujtdo, por njeriu duhet të përballet me faktin që i nxjerr përpara jeta. Të ndahej nga e shoqja dhe të shikonte jetën e vet. Ky është moral.... Pastaj për të qëlluar njerëz si inxhinieri nuk do kishte kuptim,sepse nuk do t'i mjaftonin fishekët. Martesa është një sfidë që edhe mund t'a humbasësh,nuk ka asnjë çudi këtu. Fëmijët janë problemi i madh në këtë histori,dhe ata fëmijë nuk do të kishin nevojë përveçse për një nënë të poshtëruar edhe për një baba në burg! Dhe kjo përse? Se polici donte të vinte " nderin në vend" duke marrë shenjë testikujt e inxhinierit!! Banalitet....
Z.Caka. Keto qe thua ti jane perralla me mbret. Nese ka nje vend pune ne bote ku kurveria eshte sheshit eshte pikerisht Hollivudi. Atje more zoteri, nuk ke kurrfare shansi te behesh aktore pa kaluar neper krevtate e regjizoreve, drejtoreve, aktoreve me peshe etj.etj. dhe kete s'e them une por e kane thene ne libra, intervista e shkrime te ndryshme me qindra aktore e aktore. Mjaft me perralla mashtruese per popullin shqiptar. Hollivudi nuk eshte vendi per t'u marre shembull per ceshtje morale, madje krejt e kunderta.
Haha vetem Caka e paska mar seriozisht rregulloren e Hollivudit. O Cak bota eshte bordello, Hollivudi eshte bordello
Sekreti i nje martese te lumtur eshte mungesa e sekreteve. te gjtihe mendojne se do te ngelet i pa zbukuar ndaj trimerohet. para se ta kryesh nej akt dueht bere llogaria, : po sikur te merret vesh, a perballem dot me pasojat!!!! . Askush nuk ka pune me ate tjerin apo me ate tjetren, i vetmi person pergjegjes eshte partneri, ose partnerja jote. Ne kete rast flasim per njerez mature, i bie qe duhet ti kerkonte rrenjet e se keqes brenda familjes se tij. Dikush e fal, dikush kerkon divorc, por te shkosh tek ai tjetri dhe te kerkosh hesap pse , burri apo gruaja mature, krijon lidhje , eshte dobesi. Gykoj nga menyra se si i e zgjidhi ceshtjen, polici, eshte "problematik". Do te mbuloj diellin me shoshe. "AI e mashtroi gruan time, jo se gruaja ime e preferoi per arsyet e veta. KY MESAZH ESHTE SHPERNDAR PREJ POLICIT.