
Nga Fatos Çoçoli
Për menaxhimin e mbetjeve, Shqipëria ka një legjislacion të gjerë. Ligji bazë është ligji nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” i vitit 2011, i cili synon parandalimin e mbetjeve, riciklimin dhe asgjësimin e tyre, për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, duke mos vënë në rrezik ujërat, ajrin, tokën, tokën bujqësore, bimët dhe kafshët.
Janë 35 ligje, vendime të Këshillit të Ministrave dhe udhëzime të ministrive të linjës, për menaxhimin e mbetjeve. I gjithë legjislacioni synon grumbullimin e sigurt, riciklimin si dhe asgjësimin, përmes operacioneve të sigurta të mbetjeve që nuk rikuperohen. Një pjesë e legjislacionit parashikon rregulla të hollësishme për ambalazhimin e mbetjeve të rrezikshme, transportimin dhe trajtimin e tyre.
Jo çdo mbetje e rrezikshme është toksike, e dëmshme për njeriun dhe mjedisin
Mbetjet e rrezikshme tek ne, si në çdo vend tjetër në botë, prodhohen nga industria, por edhe nga aktivitete si shëndetësia, etj.. Mbetjet e rrezikshme përbëhen nga prani elementësh ndotës apo helmues për mjedisin dhe për shëndetin e njeriut në mbetjet industriale, në mbetjet spitalore, ne vajrat industrialë apo në mbetje ndërtimore.
Cilat mund të jenë mbetje të rrezikshme?
Konventa e Bazelit e vitit 1989, parashikon kushte shumë të veçanta të transportimit të mbetjeve të rrezikshme. Ato duhet të jenë kushte të posaçme për transport. Jo çdo kompani transporti mund te transportojë mbetje të rrezikshme.
Është e rëndësishme të theksohet se qoftë Konventa e mësiperme e Bazelit për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre, qoftë dhe aktet rregullatore të Bashkimit Evropian apo ato kombëtare për eksportin, tranzitimin dhe klasifikimin e mbetjeve, nuk ndalojnë kurrsesi transportin dhe eksportin e këtyre mbetjeve të rrezikshme, në rastin kur ato nuk janë toksike, por vetëm rregullojnë protokollet dhe procedurat e posaçme të autorizimeve dhe të kontrollit të eksportit të tyre.
Mbetjet industriale eksportohen rregullisht nga Durrësi
Tek ne si kudo, kompanitë vendase paguajnë kompani të huaja të specializuara transporti, për dërgimin si eksport të ngarkesave me lëndë të rrezikshme(por jo toksike) jashtë Shqipërisë, në rast se këto ngarkesa kanë vlerë tregtare.
Zakonisht këto dërgesa, sidomos kur bëhet fjalë për mbetje industriale, janë kryer përmes konteinerëve rifuxhio(të mbyllur) në portin e Durrësit. Dërgesat janë transportuar rregullisht në vendet tranzit dhe në destinacionet përfundimtare. Deri tani, nuk ka patur reklamime nga autoritetet portuale të porteve ku dërgesat tranzitohen apo destinohen. Pra, asnjë reklamim apo ankesë, nëse dërgesat kanë patur natyrë toksike apo jo.
Historia e dy ngarkesave për në Tajlandë dhe Kinë
Nga ana tjetër, është mëse e vërtetë po ashtu, që, në fillim të gushtit 2024, Rrjeti i Veprimit të Bazelit (BAN), një OJQ ndërkombëtare që bën fushatë dhe ushtron kontroll në të gjitha dërgesat botërore me anije dhe jo vetëm, kundër eksporteve të mbetjeve toksike, raportoi se 816 tonë mbetje të rrezikshme furre u dërguan nga Shqipëria në Tajlandë dhe Kinë, në bordin e dy anijeve me kontejnerë të kompanisë së mirënjohur ndëkombëtare të transportit Maersk.
BAN deklaroi se anijet besohej se mbanin pluhur toksik të furrës së çelikut, të mbledhur nga filtrat e kontrollit të ndotjes. Të dyja dërgesat ishin të destinuara, njëra me ngarkesën e emërtuar oksid/hidroksid hekuri (lëndë që nuk klasifikohet toksike), për t'u dorëzuar në Portin Laem Chabang në provincën Chon Buri, Tajlandë dhe tjetra me ngarkesën e emërtuar koncentrat zinku(po ashtu lëndë që nuk klasifikohet toksike), për në Portin e Nanning, në Kinë. Si autoritetet portuale tajlandeze, ashtu dhe ato kineze i bllokuan ngarkesat, pasi u njoftuan nga BAN.
Reagimi i drejtë i qeverisë sonë
Qeveria jonë, përmes një njoftimi për shtyp të përbashkët të djeshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, deklaroi se, në këto rrethana, nuk mundet që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.
Ky është një veprim i drejtë. Në lojë nuk është kosto e dërgimit apo e rikthimit të anijeve, por imazhi i vendit dhe i strukturave ligjzbatuese të tij. Nuk ka asnjë të dhënë apo tregues, apo indicie, që autoritetet tona portuale, doganore apo të policisë kufitare detare të jenë sjellë jo në përputhje me ligjin, në të dyja rastet e dërgesave ndërkombëtare të nisura nga Porti i Durrësit.
Është shumë mirë po ashtu, që qeveria reagoi menjëherë dhe fort, me shkëmbim intensiv të informacionit dhe duke hapur një hetim të përbashkët me Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit (OLAF).
Veprimi me kokë poshtë i Kurum International
Reagimi i gabuar dhe krejtësisht jo i dobishëm për investuesin e huaj, është ai i kompanisë turke Kurum International, nga e cila ka ardhur ngarkesa e deklaruar me oksid apo hidroksid hekuri, ngarkesë e dërguar për në Tajlandë. Kompania Kurum pushoi dje punën në uzinat e saj, duke deklaruar si arësye remontin e uzinave dhe duke lënë përkohësisht pa punë 500 punonjësit shqiptarë të këtyre uzinave. Nuk është e vështirë për të bërë lidhjen mes ndërprerjes së punës nga Kurum International dhe reagimit të fortë dhe të drejtë të qeverisë shqiptare, për t’u thelluar dhe për të hetuar më shumë, në rastin e denoncuar nga Rrjeti i Veprimit të Bazelit të dërgesës së oksid/hidroksid hekurit në Tajlandë.
Cocol, dikur gezoje respekt si ekspert ekonomie! Sot je kthyer ne vegel e keqperdorur! Ty ta paskan lene “kopilin ne dere” per te lare m.. me sh…?! A nuk tha Kumbaro para dy ditesh: “pisllekun e ka bere KURUM”! Po kjo Kumbaro del sot me Ballukun e thone: “s’pranojme balte mbi supe pa te drejte”! Po Doganat qe thane: “mbetjet erdhen nga Kosova”, e harrove?! Atehere cilin reagim te besojme?! Po Porti i Durresit eshte han pa porta, apo institucion shteteror qe ka detyren te kontrolloje cdo gje qe hyn e del?! A ka ndonje pergjegjesi, apo vari lesht?! Jo mer Cocol jo, ndyresirat e KURUM-it po reagojne ne menyre ekstreme se po iu “rikujtojne” zarfet mujore personave qe mbyllin syte me vite! Edhe reagimi i Ballukut e Kumbaros eshte nga halli, se u be problem nderkombetar! Nuk ka te “mire” e te “keqinj” kjo afere! Jane te gjithe te zhytur ne llum deri ne fyt! Prandaj leri denglat Cocol!
Thoni cte doni por filtrat e “ kurum” jane me standartet me te mira boterore, madje te vetmet ne bote qe arrine te mbledhin 860ton GRIMCA METALESH. Jo po legjistacioni eshte i mire jo po vari carin… ne keni zbuluar filtrat qe do pastrojne stratosferen me keto qe na percillen si lajme ju thoni legjistacioni…860 ton grimca metalesh kane kapur filtrat e “ kurum” hahahaaaaa… NASA ku je?! Ku je te degjosh se me “super filtrat” e nje kompanie ne shqiperi do kini mundesi te ndaloni ngrohjen globale madje do arrini der atje sa te ndani rrezet djellore si te doni. Me vrap te vini neser ketu. Bota po pret... “ super filtrat” qe po bejne cudine ne nje qytet te shqiperise e ju rrini akoma ne amerike. Indi o vendi mi i ndotur ne bote ku je?! E kuptoni ju ne indi se me keto “ super filtrat” do shpetoni nja milona e milona vdekje njezish ne vit?! Me vrap te vini ketu e te pyesni gazetaret sesi ka mundesi qe nje kompani e vetme te mbledhi 860 ton grimca metalesh ne muaj e ju qe pretendoni se kini arritur ne hene te mos e kini kete teknollogji. Po kina ku eshte kina?! Jeni fshehur?! Nuk dini ku te fusni koken nga turperimi qe u beri nje kompani e thjeshte shqiptare. Hajdeni mor kinez e shikoni me syte tuaj se si arrihen majat e teknologjise. O arabia saudite ku je?!?! Ku jeni mor te mjere qe mundoheni te gjeni uje e nuk keni degjuar per “ super filtrat” e shqiperise qe kapin grimca metalesh e jo me koqe rere qe as kane me te voglen mundesi te kalojne. Neser ketu edhe ju. Te shpetoni nje here e mire nga mallkimi mijera vjecar i ujit. Shpetuat edhe ju tani. Tani na ka ngelur vetem nje gje per tu pare me keto “ super filtrat” e kurumit. Mos valle jane aq shume precize sa do na ndalojne bekimin e zotit te vije poshte se cdo gje tjeter e zgjidhin keto “ super filtrat 860 ton grimca ne muaj”. Po te jete keshtu, pra qe te ndalojne bekimin e zotit te vije poshte, i bej thirrje ambasadores amerikane e akredituar me pune ketu qe te takoje edi ramen qe ne mengjes e ta informojme mbi kete ndodhi, pasi ai nuk lexon mediat kazan dhe si gjithmone i shkreti ngelet i painformuar. Zonje e nderuar. I thoni qe te japi urdher qe keto filtra te prishem menjihere pasi rrezikohemi te prishim punet me zotin. Bota le ta gjeje shpetimin nje hete tjetet.
I gjori tos-cocoli: Ky dhe kur del ne fotografi perkulet,pa le me kur eshte perpara kryevezirit.Urojme, qe kur te ndodhi ky rast dyshemeja e teqes se rames te jete e paster.
Sa e lehte qenka sipas Tos Cocolit. Sa shume budallenj ka rrotull Shqiperise qe per cdo pisllek qe behet nga qeveritaret ketu, akuzojne kot. U gjet justifikimi "nuk pranojme kthim te mbeturinave pa arsyetim e fakte" E sjellin rrotull gjersa te gjejne menyren e t'i rrasin po ketu qe eshte bere si kosh plehrash.