
Që prej qershorit 2016, kur Përfaqësuesja e Lartë e atëhershme e BE-së për politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, Mogherini, paraqiti zyrtarisht dokumentin politik të titulluar Strategjia Globale e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, është folur dhe shkruar shumë për atë që në atë kohë u cilësua si autonomia strategjike europiane. Ishte pikërisht ky dokument i cili vendosi si objektiv arritjen e kësaj autonomie. Në atë kohë, Këshilli Evropian e formuloi autonominë strategjike si kapacitet për të vepruar në mënyrë autonome kur dhe ku të ishte e nevojshme. Me pak fjalë, nocioni synonte që BE të arrinte tëishte e aftë për të vepruar vetëm, pra pa qenë e varur nga vendet e tjera, në dimensione të rëndësishme strategjike si mbrojtja, ekonomia dhe mbështetja e vlerave demokratike. Më thjeshtë akoma, dimensioni operacional i autonomisë strategjike përkthehet në aftësimin e evropianëve për të vepruar pa SHBA-të sa herë që do të ishte e nevojshme.
Nocioni në fakt nuk ëshë as i ri dhe as i panjohur pasi në dekadat pas Luftës së Ftohtë ka pasur përpjekje të herëpashershme të europianeve për të farkëtuar politikën e tyre të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes dhe këto përpjekje janë rigjallëruar sa herë që ata janë sensibilizuar se nuk disponojnë kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e krizave dhe ndërmarrjen e operacione paqeruajtëse. Por kësaj here, krahas lëmit tëmbrojtjes, nocioni i autonomisë strategjike e BE-së u shtri në një mori fushash të tjera si tregëtia, shëndeti publik, ushqimi dhe energjia si dhe zinxhirët e furnizimit dhe mineralet e ashtëquajtur të gjelbër. Në periudhën 2017-2019, autonomia strategjike u konsiderua si një mënyrë për të mbrojtur interesat evropiane në një mjedis gjeopolitik kompleks, të karakterizuar nga Brexit, presidenca Trump dhe rritja globale e Kinës. Një vit më pas, Covid 19 e zhvendosi fokusin e autonomisë në pakësimin e varësive ekonomike nga zinxhirët e huaj të furnizimit. Që prej vitit 2021, fushëveprimi i autonomisëstrategjike të BE është zgjeruar teorikisht në pothuajse të gjitha fushat e politikave të BE-së. Presidentja e rizgjedhur së fundmi e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e bëri autonominë strategjike një parim qendror të mandatit të parë të saj ndërkohëqë Presidenti Macron dhe krerë të tjerë të shteteve evropiane investuan shumë në formulimin e këtij koncepti.
Sa i përket lëmit thelbësor të mbrojtjes, autonomia strategjike përcaktoi disa detyra kryesore ushtarake mjaft ambicioze si mbrojtja e mënyrës evropiane të jetesës, ruajtja e stabilitetit në zonën përreth BE-së, dhe kontribuimi në sigurinë kolektive të OKB-së. Në këtë kontekst, duhet theksuar se që prej dështimit tënë vitin 1954 të projektit francez për një Komunitet Evropian të Mbrojtjes, ideja e një ushtrie evropiane, e cila vazhdon tëperceptohet si jo shumë jorealiste, është rinxjerrë rregullisht nëdebatin politik nga mjaft liderë politikë evropianë nga krahë të ndryshëm politikë. Më 2015, ishte Presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Juncker, i cili deklaroi se BE kishte nevojë për një ushtri të sajën për t’u mbrojtur nga Rusia. Krahas mbështetjes së kësaj ideje nga disa liderëve konservatorë dhe euroskeptike si Kryeministri hungarez Orban, ishte Presidenti francez Macron i cili në vitin 2018 i dha një shtysë të mëtejshme debatit politik mbi të ashtëquajturën ushtri evropiane duke folur publikisht mbi nevojën e krijimit të saj për të përballur kërcënimin rus dhe për ta shkëputur Evropën nga varësia prej SHBA-ve dhe, eventualisht, edhe për tu mbrojtur prej tyre. Pak ditë më vonë, edhe Kancelarja gjermane Merkel mbështeti publikisht krijimin e një ushtrie europiane, por duke theksuar se ajo nuk do të ishte kundër NATO-s por një plotësim i mirë për këtë të fundit.
Në atë kohë, u komentua se dalja e përsëritur në pah e konceptit të një ushtrie evropiane ishte simptomë e një evolucioni strategjik. Të ballafaquar me kërcënimin rus në lindje dhe kërcënimin xhihadist në jug, ndërkohë që SHBA-të dukeshin tëangazhuar ushtarakisht në teatro të tjerë operativë si Lindja eMesme apo Azia, evropian në t duket se u ndërgjegjësuan se kanë nevojë për njëri-tjetrin më shumë se kurrë më parë. Gjashtëvite më pas, diskutimi mbi nevojën që BE të bëhet më aftësuar në lëmin e mbrojtjes është rigjallëruar si rrjedhojë e komenteve të bëra së fundmi nga ish-Presidenti Trump dhe kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA-të, i cili vuri publikisht në diskutim angazhimin e SHBA-ve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s të atyre vendeve aleate të cilët nuk po shpenzojnë mjaftueshëm në fushën e mbrojtjes.
Megjithatë, duhet theksuar se koncepti i autonomisë strategjike të BE vijon të mbetet kryesisht teorik ndërkohë që shtetet anëtare të BE-së kanë një spektër qëndrimesh të ndryshme ku nga një anë qëndrojnë evropianistët, të cilët mbështesin një BE më të pavarur nga SHBA-të, dhe nga ana tjetër janë pozicionuar pro-atlantistët e përkushtuar. Për më tepër, vendet e BE-sëvijojnë të paraqiten mjaft të ndara sa i përket perceptimeve tërreziqeve të sigurisë. Ndërsa vendet lindore dhe veriore gjykojnëse rrezikohen kryesisht nga kërcënimin rus, dhe e shohin sigurinë e tyre të lidhur ngushtë me NATO-n, vendet e Evropës Jugore, përfshirë Francën, ndihen më shumë të kërcënuara nga drejtimi i Afrikës dhe Mesdheut.
Ndërkaq, lufta që Rusia ka ndërmarrë ndaj Ukrainës ka përforcuar lidershipin politik të SHBA-së dhe rëndësinë e fuqisë ushtarake të tyre në sigurinë evropiane, duke e bërë edhe më tëqartë se europianët vijonë të mbeten shumë të varur nga SHBA-të për sigurinë e tyre dhe nuk disponojnë aftësi ushtarake tëpërshtshme për të përballuar një krizë të madhe pa ndimën e Uashigtonit. Më specifikisht, Evropës i mungojnë burimet kryesore, konkurrenca industriale dhe fuqia ushtarake, elemente këto thelbësore për arritjen e një autonomie reale nga SHBA-tënë fushën e mbrojtjes. Këto dobësi strukturore të ndërlidhura kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse si dhe një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes, rritje kjo që sipas analistëve duhet të kapë shifrën e stërmadhe të njëqind miliardëEurove. Në këto kushte, duket se BE, ndonëse ndjen nevojën për të zhvilluar kapacitete të konsiderueshme ushtarake, i ndruhet në praktikë avancimit deri një nivel të tillë i cili do tësillte shkëputjen e plotë nga SHBA-të. Paralelisht, edhe vetëSHBA-të shpesh kanë një qëndrim të dyzuar pasi ndërkohë që inkurajojnë në mënyrë aktive BE-në që të zhvillojë kapacitete serioze ushtarake, duket se nuk synojnë që kjo e fundit të mund të arrijë autonominë e plotw në fushën e Mbrojtjes.
Është e vërtëtë që vendet evropiane po rrisin aktualisht ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes, por ata po e bëjnë këtë në kontekstin e mbrojtjes dhe shkurajimit ndaj Rusisë nga ana e NATO-s e cila mbetet korniza kryesore për planifikimin ushtarak kolektiv duke u larguar kështu nga autonomia strategjike evropiane. Për më tepër, me përjashtim të Francës dhe Britanisë së Madhe, e cila tashmë nuk është në BE, vende këto të cilat disponojnë disa kapacitete strategjike autonome, vendet e tjera evropiane nuk kanë kapacitete të tilla dhe nëpërgjithësi i kanë forcat e tyre të armatosura të strukturuara për të punuar si elementë të një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-të.
Aftësimi strategjik ushtarak i europianëve lidhet gjithashtu direkt edhe me domosdoshmërinë e zhvillimit të aftësive tënevojshme teknologjike ushtarake moderne, tepër të nevojshme në fushën e betejës, sic po dëshmon aktualisht lufta në Ukrainë. Ndërkohë që disa prej vendeve evropiane kanë zhvilluar teknologjitë e duhura në rang kombëtar, kompleksiteti i interesave dhe procedurave evropiane ka bërë që ato të mos shtrihen dot në një shkallë industriale pan-evropiane. Njëshembull shumë domethenës në këtë drejtim është vendimi i marrë nga shumë vende të BE si Gjermania, Italia, Holanda, Polonia Belgjika, Finlanda, Republika Çeke dhe Danimarka për të blerë avionin luftarak shumë modern amerikan, F-35, duke e bërë këtë avion platformën ajrore luftarake mbizotëruese tëgjeneratës së pestë të kontinentit të vjetër, ndërkohë që dy produktet më të mira evropiane, Eurofighter dhe francezi Rafale, mbeten avionë të gjeneratës së katërt.
Kështu, NATO vijon të mbetet shtylla kryesore e sigurisë dhe mbrojtjes evropiane dhe duket qw në situatën aktuale të sigurisëndërkombëtare BE do të jetë e detyruar të punojë me prioritet për të forcuar shtyllën evropiane të Aleancës Atlantike. Si rrjedhojë, autonomia strategjike e Evropës nuk duket se do tëmund të jetë e arritshme në një të ardhme të afërt.
Lini një Përgjigje