At Zef Pllumi 100 vjeç!

26 Gusht 2024, 17:38Blog TEMA

At Zef Pllumi 100 vjeç!

Nga Agron Gjekmarkaj

Me 28 Gusht të vitit 1924 erdhi në boten shqiptare At Zef Pllumi, pra ai mbush 100 vjeç pasneser!
Nuk e di a do kujtohet ndokush për të por sigurisht nuk pritet shumë sidomos nga administratoret “kryematare e surratqerep” të kultures sot të cilet janë të zanë me kape ndokund ndoj pronë a me mjelë ndonjë tender!
Tani të gjithë vrapojnë me ndukë ndoj lek “dija , kanga e historia thirren dokrra kah Shqipnia” herët fort e pat nuhatë këtë tendencë At Gjergj Fishta e cila sot valon si flamuri i dreqit të mallkuem në zyrat ku duhet me u rujtë kujtesa, me u njoftë kontributet, me u shumfishu trashigimia, me u ndertu modelet kombetare, me u shfaqë mirnjohja njerzore e shtetnore për ata që nuk ishin aspak të zakonshëm në morinë e gjanave të pazakonshmë që na lanë trashigim. Habitej qysh në 1945 Ati ynë Pllumi atëbotë 21 vjeçar sesi një popull kaq i vogel mundej me qitë kaq shumë rrugaça teksa peshtyheshin duarlidhun ata që ma shumë se kushdo u perpoqen “me ba Shqipninë e shqiptarët”.
Kesi rrugaçash të verbet në çdo shqisë që dinë çmimin e gjithçkaje e vleren e kurrgjajë ka boll edhe sot e natyrisht nuk presim as na duhen nderimet e tyne! Tjetër asht shoqnia tjeter janë ata, paçka se koston e paguan e para e derisa ajo të njohë pergjegjësinë e vet kësaj farë kopukesh ka me i ecë kungulli mbi ujë si transoqeanik. Çdo bihude e tillë ka me u pa tu na krypë mënd qysh asht mirë e qysh asht keq, qysh asht bukur e qysh asht shemtuet e qysh fati i madh nuk na ka lanë pa ta per me ba dallimin historik mes kesaj kotille e burrave si At Zef Pllumi.
Fratin e shkrimtarin e të vertetave të medha, “të deshmive historike”, “të lirisë kunder tiranisë” burrin e llogoreve per “identitetin europian të shqiptarve”, “misionarin e rebeluar”, të perkthyerin në gjuhet e medha me bestsellirin e modernitetit,antropologjinë kulturore e historike të kombit tonë “Rrno vetem per me tregue”, nxënësin e Fishtes, At Anton Harapit e At Gjon Shllakut që doli të çojë tek bashkëkohesit amanetin e tyre atë të një Shqiperie “të vjeter” që deshmohet si e tillë qysh me”Mesharin”e Buzukut e cila u mbyt dhunshem, dhe u zevendesu me të “renë” e “njeriun e ri” pastaj me interesa pragmatiste e pasione zhbërëse, po e bëjme një me fjalët e njërit prej mesuesve , të atij që u pushkatua sapo tirania shkeli, të filozofit At Gjon Shllaku, të atij që e konkludonte pervojen e tij jetesore me maksimen “Shka u kà detyrë Shqypnija Françeskanvet? Kurrgjà. Pse Françeskant janë të Shqypnis”
Portreti i At Zef Pllumit i Françeskanit shqiptar bash është ky, i njëjti që skaliti Shllaku në fund të kohes për të gjithë parardhësit e tij nder shekuj qysh nga Barleti, Bogdani, Budi, Bardhi, De Martino, Zarishi e shumë e shumë asketë të binomit “Atmë e Fe”, të një Shqiperie që mbetet, që nuk tjetersohet, që di ka vjen e di ku shkon, që di kush janë “guret e themelit të asaj binaje që e therrasim Shqipni”!
Secili prej mesuesve e po kaq secili prej nxenësve nën provat e moteve e meritoi këtë skicim karakterial të ngjyer në gjakun e brezave që shqipja të mbetet që shqiptaret të jenë, që Shqipnia të kthehet “zojë e rande e burrat e dheut ti therrasin nanë” mes kombeve e cilivizimit që e i perket prej gjenezes, atij europian!
“Në daç me butsìn e shèjtit, në daç me urtìn e diplomatit, në daç edhe me hovin e ushtarit t’egër e fatos. P. Pal Matja hidhet në luftë, e, tuj u perleshun fyta-fyt me turk, rrxon prej kështjellit flamurin e gjysë hanës e në vend të tij ngulë atè të Lirìs. Frati matjan del prej qytetit të dorzuem me flamur nen sjetull e zhduket. Por ka lanë shokë mbas vetit. Këta kan me mësy kurdoherë qi flamuri të jetë në rrezik. Plumbi e salvimet janë shpërblimi i dèjë qi presin prej armikut. Konopi, hùni e skreditimet janë nderimi qi u bàn vllau i çoroditun. Nder stuhi të ndrrimeve politike janë këta qi i han furra mà të parët. Flamurtarë desin, flamurtarë zhduken; por flamurtarët françeskan Shqypnìn “edhè në vorr do t’a permendin”. Kan me e permendë edhè kur vorri të jetë ndo’i muranë e stolisun.
Per me e dashtë nji popull, duhet me e njoftë. Nuk mjafton por as me e njoftë. Duhet me pasë lè, me u pasë rritë me at popull. Lypet qi per vuajtje e deka t’i kenë shkrì s’bashku zemrat. Kur dy vetë duhen fort, të dekmen njani, des edhe tjetri. Historija e Shqypnìs e historija françeskane në vendin t’onë ndjekin shoqa shoqen. Janë dy histori qi shkojnë paralel: të njillojta në të çueme, të njillojta në të rrxueme, të njillojta në humbje. Por gurgullimi i termegëshem i gjakut të fisit t’ynë shfren rregullisht ndër perioda të shkurta, veç të lumnueshme, qi làn jeh të kumbueshem per perioda të gjata heshtimi”!

8 Komente

  1. H
    Hieronymus Posh

    Agron Gjekmarkaj eshte nipi kshuqe i falet ta doje fort! Pertej shakave, At Zefi e meriton me e kujtu!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      edhe 100 te tjera at Zefit

      Përgjigjjuni
      1. D
        D

        Sara, at zefi ka vdekur, por eshte i pavdekshem shpirti dhe vepra e tij .

        Përgjigjjuni
      2. M
        Misha

        Me nje fryme i kam lexuar 3 vellimet e At Zef Pellumbit Rrno vetem per me tregue.C'te them?A do te mbetemi ne" klase" me 2 milion "kokrra"...Duhet nje si At Zef Pellumbi te shkruaj historine tone, qe sic duket....?!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiperine e rimorri turku i vu zjarre

          At Zefi eshte personaliteti i madh i ketij kombi,por krejt i huaj dh armiqesor,per sundiuesit e krtij vemdi, neper keto dekada,sic dhe jane te harruar heroi kombetar Gjergj Kastrioti, moder Tereza etj,

          Përgjigjjuni
          1. e
            e po...

            çdo te thote "rrno", se nuk e kuptoj çfare gjuhe eshte? Zef Pellumbi kishte futur revolverin brenda ne bibel dhe ngado qe shkonte e mbante me vete. Kishte prere biblen ne formen e revolverit. Rrno per me tregue !!! Pse vazhdoni te talleni me natyren.

            Përgjigjjuni
            1. T
              TOPOJANI

              Nashti zoti Agron, ti, përveç se po na flet për nji frat dhe nji kushri fort të largët tëndin, po don me na tregue edhe për n" njeriun e ri " të asaj kohës. Po more zotni Agron, njeriu i ri i asaj kohës ishte njeriu i punës për atdheun, njeriu i shkollimit ( i ardhur nga analfabetizmi shekullor, pavarësisht përrallave të tua e të sivëllezërve të tu sot që na botoni hartime qesharake shkollareske ), ishte njeriu i gatshëm të jepte edhe jetën për vendin e vet, ishte njeriu që respektonte prindërit, të moshuarit, fqinjët dhe, përgjithësisht, bashkëjetesën shoqërore. Ndërsa " njeriu i ri " i sotëm, ku bën pjesë edhe ti zotni Agron, është njeriu i hurit e litarit, i dallavereve, mashtrimeve, grabitjes, drogës, korrupsionit dhe prostitucionit alarmant. " Njeriu i ri " i sotëm është politikani si ti e shumë shokë të tu, majtas e djathtas që sot thoni një gjë e nesër të kundërtën e saj, që e lëpini publikisht pështymën që keni hedhur dhe që i shkoni mbrapa ( madje, e mbani si idhull ) një banditi politik si Sali Berisha që gjithë populli shqiptar e njeh për bandit, mashtrues, gojëflligtë, pa nder e moral. " Njeriu i ri " i sotëm është si puna jote që shkon në Himarë dhe i bën thirrje popullit atje të votojë për kryetar bashkije një grek të ardhur nga Organizata Panepirote e Amerikës dhe me mision helenizimin e Himarës. A thue zotni Agron, At Zef Pllumi do të kishte qenë dakord me këtë ? " Njeriu i ri " i sotëm është si puna jote e shumë të tjerëve të cilët, në shenjë " kryengritësi " kundër komunizmit të vdekur, përpiqet të flasë e shkruaj në dialekt apo nëndialekt dhe jo në Gjuhën e Njësuar e cila unifikon kombin. Po të kishe pasur ideale, ti dhe të tjerë si ti, nuk i bashkoheshit një sharlatani si Sali Berisha i diskredituar brenda dhe jashtë vendit. Shkrimet e tua humoristike nuk impresionojnë askënd. At Zef Pllumi ishte një prift, të cilin e patën braktisur edhe familja e vet, për arsyet që i dinë ata. Ai ishte një prift që bëri burg për tentativë arratisje ( për këtë të vjen keq ), shkroi për disa ngjarje që i ka parë apo ia kanë treguar dhe kaq. As ishte filozof, as sociolog, as shkencëtar dhe ( ndoshta jo për fajin e tij ) nuk ka pasur kurrfarë kontributi në zhvillimin kulturor, arësimor, social etj. të Shqipërisë. Ekzagjerimet që bëhen për figura të ndryshme, jo në shërbim të atyre vetë por të ekzagjeruesve, jo rrallë iu bëjnë dëm atyre figurave, në vend që t'iu bëjnë mirë.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Esenin

                At Zef Pellumbin eshte gedhendir forte ne historine e ketij vendi , ne disa rrafshe , duke I dhene nur dhe krenari . Vec kur shkruan per Te ky zagari i kriminelit Berisha , KY langaraq , sikur e ndot ...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje