Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit sharlatanë

27 Gusht 2024, 19:10Blog TEMA

Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit

Nga Andi Bushati

Ajo që po shitet si një krizë e stërgjatur institucionale mes një Gjykate Kushtetuese që e urdhëron parlamentin të votojë për t’i sjellë për shqyrtim çështjen e imunitetit të Olta Xhaçkës dhe shumicës parlamentare që pretendon se deputetët e zgjedhur nga sovrani nuk mund t’i urdhërojë askush se si të votojnë, është në fakt, një farsë për t’i hedhur hi syve publikut. Ajo do thjeshtë të ruajë faqen e fëlliqur në shërbimet ndaj qeverisë të trupës më të rëndësishme të dalë nga reforma në drejtësi.

Problemi nuk është fare në pikën për të cilën po diskutohet sot; pra, nëse ka ose jo të drejtë kushtetuesja të urdhërojë kuvendin që ti dërgojë për shqyrtim mandatin e ish ministres që pretendohet se ka përfituar titullin e investitores strategjike nga qeveria ku bënte pjesë.  

Sepse, nga e drejta që po kërkon me këmbëngulje sot, përmes një vendimi të marrë në fillim të këtij korriku, pra atë për të shqyrtuar në themel çështjen e Xhaçkës, kushtetuesja hoqi dorë vetë me vullnetin e saj për ti shërbyer qeverisë Rama. Gjithçka u vendos në shkurt të 2023, kur Olta ishte ende ministre e jashtme. Atëherë nuk kishin kaluar as dy vite nga zgjedhjet e shkuara dhe ndërprerja e një mandati për mos respektimin e tij, kishte një farë peshe në lojën politike. Por atëherë Kushtetuesja, si ajka e drejtësisë së re, vendosi të luajë kartën e sorrollatjes. Ajo e shpërfilli trajtimin e kërkesës të 1 / 5 të deputetëve (28 mbështetës të Berishës) që i kërkuan të shprehej nëse Xhaçkës i takonte ose jo mandati. Ata, të ndihmuar edhe nga një kërkesë e grupimit opozitar Alibeaj- Basha, që asokohe ishte shumë më i madh në numra, vendosën të merren me formën jo me thelbin, pra nëse duhet detyruar ose jo kuvendi ta përcjellë kërkesën e opozitës për heqjen e një imuniteti. Ata e shpërfillën në mënyrë flagrante kërkesën e obligueshme të 1 / 5 të deputetëve dhe kjo nuk ishte një harresë e rastësishme. Atëhere Olta ulej ende në krah të kryeministrit në mbledhjet e kabinetit, atëhere ajo kishte përpara vetes edhe plot 29 muaj si deputete. Dhe ndihma më e mirë që i bënë asaj gjykatësist kushtetues ishte që të luanin shejtan budallain, për të shmangur shqyrtimin e dosjes së saj në thelb. Ata frikësoheshin pasi parardhësit e tyre “të drejtësisë së vjetër”, i patën lënë në dorë pataten e nxehtë të precedentit të heqjes së imuniteteve të Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës, për çështje të ngjashme. Kështu, në vend që ta shpëtonin drejtpërdrejt, ata e “falën” duke i dhuruar kohë ish ministres. 

Sot, kjo çështje e ka humbur rëndësinë dhe rrezik kushtetuesja nuk do ta shqyrojë do më kurrë atë. Por edhe nëse e bën, vendimi që do të marrë do të jetë qesharak, pasi kur ai të shpallet, Olta Xhaçka do jetë futur në listën e re të partisë për në parlementin e ardhshëm.     

Këtu mbaron dhe fabula e mandatit të Olta Xhaçkës bashkë me polemikën shterpë, nëse do të detyrohet kuvendi ta shpjerë dosjen e saj për shqyrtim. Por ama këtu fillon një çështje shumë më e mprehtë: ajo e asgjesimit së Gjykatës Kushtetuese, që nuk ka humbur asnjë rast për ti shërbyer Edi Ramës. Ky institucion i sapo dalë nga reforma, është ai që ka legjitimuar në këtë vend zgjedhje moniste me një parti të vetme dhe pa dekretimin e kreut të shtetit. Kjo është gjykata që ka refuzuar të shprehet nëse shembja me fadroma nga Veliaj e ndërtesës së Teatrit Kombëtar ishte apo jo e ligjshme. Në fakt ajo ka shpërfaqur trajtat tipike që përftojnë ata të cilëve u duhet të bëjnë arbitrin në regjime autokratike. Ata heqin dorë nga dhënia e vendimeve. Ashtu si na rastin e Xhaçkës, kur i’u shmang gjykimit të thelbit, kushtetuesja ka refuzuar ta bëjë këtë për çështje të tjera të nxehta. Ata nuk kanë pranuar të marrin në shqyrtim koncesionin e dhënies së Portit të Durrësit për Alabarin, ata kanë votuar kundër futjes në seancë plenare të papajtueshmërinë e zgjedhjes së Skënder Gjinushit, njësoj janë sjellë kur janë vënë para dilemës nëse ishte i ligjshëm apo jo izolimi i Sali Berishës, dhe të njëjtin standart kanë aplikuar kur i’u është kërkuar të shprehen për mosngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Pa përmendur këtu rastin Beleri, për mos lejimit e betimit të të cilit gjyqtarët kushtetues u renditën përkrah kamikazëve të partisë në drejtësinë e re. 

Pra, konkluzioni është se për çështjet e mëdha, ata ose kanë dhënë vendime në favor të qeverisë ose kur e kanë pasur të pamundur ta bëjnë këtë, kanë refuzuar të shprehen duke lejuar që sërish përfituesja të jetë ajo. Pikërisht për këtë është tani i rëndësishëm debati rreth imunitetit të ish-ministres strategjike, për të kuptuar se deri në ç‘pikë kanë përfunduar korifejtë e drejtësisë së re. Dhe ta mendosh se për të arritur deri këtu, u desh të asgjesohej plotësisht Gjykata “e vjetër”, që në tetë vite i kish kthyer pas Berishës kryeministër një dyzinë vendimesh si anti kushtetuese (mes tyre marëveshjen e famshme të detit) dhe që vazhdoi më të njëtin ritëm të sprapësonte shkelejt e pasardhësit të tij Rama. Boll dhe kaq mjafton për të kuptuar se ku kemi mbërritur. 

29 Komente

  1. M
    Maro

    Nuk besoj se ka gjykate kushtetuese ne bote me moshen mesatare te tones....pervoja zero

    Përgjigjjuni
    1. l
      liria

      Gjykata Kushtetuese eshte shume e djallezuar deri sa merret me Olta Xhacken dhe nuk merret me shkeljen flagrante te Kryesise se Kuvendit te Shqipërisë te mos heqjes se mandatit te deputetit kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berishes, qe ka kaluar mbi 6 muaj ne arrest shtepie per shperdorim te postit te larte te ish-Kryeministrit gangster te Shqiperise.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Atdhetari

      Ik ore plehre Ti je nje pseudo anilisti me sharlatan qe e ndyen fjalen e lire sapo del . Shikoje more vehten tende si je katandisur , nje leçires i Suri tv dhe i televizioneve me anti kombetare . Yyyyy salist i ndyre .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Linza

        O Bushat je legen dhe komplet i paafte per analiza. Shkruan gjithmone kunder Rames se te paguajne me rubla.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mehdiu

          Mos bo edhe ti shejton budallain se çuni sigurimsit famëkeq asnjiherë nuk ka qenë kundër thonj-paprerit ... Përkundrazi ka qenë dhe vazhdon fuqishëm në mbështetje të diktaturës sepse ai me atë frymë është rritur ...

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bateria

          - Nqs do ishim nje shtet i kosoliduar, do ishte turp i cdo deputeti te mendonte se nje burre i nje ministreje do duhet te “ hante bar” dhe te ndalonte cdo ativitet privat. Nuk jemi. Ndaj dhe keto idotesirat qe detyrohet Gj/Kushtetuese te marri vendime te cilat jane totalisht ne shkelje te te drejtave te njeriut. Nqs do ishim shtet normal, do e pergezonim nje ninistre qe ka nje burre i cili pasi u shqyrtua nga departamentet perkatese dhe pa asnhe ndikim, do bente nje investim. Nuk jemi… ndaj jo vetem mendojme se ku njeres me ministra e drejtor ne shtet, jane 100% produkt korupsioni. - Andi, uleritese eshte qe nuk krihome dot struktura ku ligji zbatohet i barabarte dhe pa asnje ndikim. Cdo gje tjeter, jo po nuk lejohet burri, gruaja, sternipi e stergjyshja, kane nje prejardhe dhe nje mendesi. Quhet komunizem. Shteti demokratik ndertohet ne baze te lirive dhe jo ne baze te ndalimeve. Ketu, sic e nisi berish serbi ashtu do vauhdoje… mendjet komuniste do duan qe Gj/kishtetuese te marri vendime mbi ndalime e jo mbi pricipin baze, ate te lirise ekonomike, - Se mos me keqkuptoni, po olta xhacka ka vepruar per perfitime dhe ky quhet korrupsion por ugjidhja e vetme eketij lloj korrupsioni vjen duke bere institucionet shzetrore te pavarura dhe te zbatojne ligjin. Cdo gje tjeter eshte vrime ne uje

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fajtori.com

            Foli ky K.U.R.V.A që pa gdhirë mirë!

            Përgjigjjuni
          2. S
            Sufllaqja me qepe

            Jepini hakun kete here Bushatit. Kushedi si ndihet Koco kokdhima

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              Per ke gjykates e ke fjalen?.per gjin gjonin?.apo per kurven tende?. O te qifsha ty dhe saliun familjarisht.

              Përgjigjjuni
              1. e
                e po...

                Gjykata kushtetuese eshte per ligjet kushtetuese kur kane nje mungese interpretimi, ndersa keto jane per prokuroret dhe gjykatesit e si fillim eshte komisioni qendror i zgjedhjeve qe ben interpretimin dhe po ka shkelje ja dergon prokurorise. Gjykata kushtetuese ne Shqiperi eshte bere si byroja politike qe vendoste ajo per çdo gje, pastaj i thote Kadri Hazbiut qe "...partia do te gjykoje..."Nuk behet Shqiperia sa kohe te jene gjalle kasta e Sali Berishes qe u komandua nga Ramiz Alia se ai shperberi pronen, Shqiperine dhe gjithe fytyren shteterore te atij vendi me prokurore e gjykates plepash qe jane dhe sot. Shqiperine vetem nje lufte e shpeton se me ata gazetare, media, prokuroe e gjykates, me keq do behet. Kapitalizmi luftrat i ka per te zgjidhe krizat.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sio...

                  O Bateria, Do te kishe te drejtë nese prona do t'u ishte kthyer pronareve të ligjshem, që eshte themeli i çdo shoqerie qe para Romes se Lashtë... Bushati është ai që më 1991-92-93 etj bërtiste që s'mund të kthehet prona, është thjesht një pinjoll i nomenklatures...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Ss

                    Është e vërtetë… pjesërisht. Meruni me ANALISTËT SHARLATANË të tipit Bushati

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      UNE

                      Gjykatesit e Kushtetueses na qenkan sharlatane. Po ne kohen e Hiske Dylberit a kishte gjykate kushtetuese??? Po sharlatani qe nuk e lejonte ke kish dylber?

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UNE

                        Gjykatesit e Kushtetueses na qenkan sharlatane. Po ne kohen e Hiske Dylberit a kishte gjykate kushtetuese??? Po sharlatani qe nuk e lejonte ke kish dylber?

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          UNE

                          Gjykatesit e Kushtetueses na qenkan sharlatane. Po ne kohen e Hiske Dylberit a kishte gjykate kushtetuese??? Po sharlatani qe nuk e lejonte ke kish dylber?

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjindje pa' Shkolle ,zoti Andi

                            Zoti kelyshi i Bllokut,pjese e klanit kapò.Me thoni Ju lutem ,ne cilin ligj apo nen te kushtetutes,thuhet qe burrata( grate) e ministra e,deputeteve,me zgjedhjen ne keto funksione te bashkeshorteve te tyre,u ndalohet te punojne ne organizmit shteterore apo ne sipermarrjet private te cilesdo kategori.Me thuaj ,ne cilin nen te kushtetutes percaktohet se gjukata kushtetuese Ka te drejten te urdheroje kuvendin,te votoje Sic i pelqen kesaj gjukates.Me thuaj,ne cilen kushtetute percaktohet se kuvendit komandohet,drejtohet ,ndertohet sipas venv vdimeve te gjukates kushtetu se,AQ me teper kur kemi te bejme me mandatinv e deputetet.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Avokate e popullit pa mandat!

                              Ruaj te rene qe ke marre Bushat dhe mjaft na hiqesh si Hisniu!

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fredi

                                Tregoji fansave ku e kalove veren dhe me parate e kujt? Leri pord.et o kelysh blloku

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Gj kushtetuese mundohet qe te laje fytyren e bere pleh nga perkrahja per ripjelljen. Eshte nje gjykate bythelepirse e hajnave te ripjelljes. Ajo me veprimet e saja eshte vite drite larg misionit dhe detyrave kushtetuese qe i ka caktuar ligji. Duke qene se te gjitha pushtetet ne Shqiperi jane te uzurpuara nga hajnat e ripjelljes, te gjitha pa perjashtim nuk ben fort cudi. Keto gjygjtare jane ordinier sepse duket se atyre ju eshte premtuar nje rritje jashte rradhe e pages, qe nuk e kane marre akoma, keto hedhin shqelma per tu dukur si te forte. Keto nuk kane asnje dallim me gjygjtaret e plepave dikur ne sherbim te doktor rrumpalles, sot gjygjtare te plepave te reformes se ripjelljes, ne sherbim vetem te klanit ne pushtet.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tellalli

                                    Ti je real , aq sa mund të jetë reale që Berisha të bëhet kryeministër . Real "non grata" .

                                    Përgjigjjuni
                                  2. M
                                    Mehdiu

                                    Kur i biri xhelatit të Sigurimit bën shejtan budallain .....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lida

                                      Si ka mundesi qe ka akoma portale dhe tv qe e therrasin ne studio kete gazetarin sherbetor te familjes kriminale Berisha. Eshte gazetari me mashtrues sot ne Shqiperi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Perlat Spahiu

                                        Cshkruan more I zi,djali i spiunit,uh mo koqe kandari,ku i kopjon keto fjale,sovrani ,ky eshte sovrani more kalla byzhuk,esshte bere dhe qylli nga lekdushi sovrani i bythes.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tellalli

                                          Ja dhe gjarpëri i Mehdi Bushatit dhe Vera Kapos e hodhi helmin e vet të përhershëm . I neveritshëm .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vëzhguesi

                                            Si unë dhe shumë të tjerë, nuk e kuptojmë çfarë je Bushat,analist,komentator apo b...ë-lëpirës!Nuk rrotullohet bota rreth teje dhe sorollopit tënd dhe opinioni të dëgjojë broçkullat tënde.Je jashtë përderisa të gjitha analizat i bën nga fobia dhe mllefi që ke për kryeministrin dhe përulësia dhe shërbimi për ish-kryeministrin.Sa je blerë apo je shitur për të patur një "staturë" mashtruese në thelb dhe të rëndësishme në dukje. Hiqe mëndjen delirante se nuk mund të lahet m..i me sh..ë.Jeton si pasha, paguan qera super të lartë për mjedisin e portalit tënd faqezi,na dashke dhe vëmëndje për surratin tënd faqezi!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Real

                                              Prap ti Tellalli ? Po mesoje more truthare qe mos u merr me komentuesit por me argumentat e artikullit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                M. Xhimitiku

                                                C'dteq zhgualli paska KY shurredhjese e nje hallke te zinxhirit te atij sistemit shqiptare ngrenese , qe s'u ngopka me peshtymen , neverine dhe urrejtjen qe shprazet mbi te !? C'dreq , Jo dteq .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Amerikani

                                                  A. Bushati , bir dhe nip ... dihet ... E keqja shkon Tek e keqja . S'ka rruge tjeter . Bushati I sherben te keqjes me te madhe te ketij vendi , Sali Berishes . Nuk mund te ndodh ndryshe .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Trapjanetket njohin

                                                    O njerez mos e degjoni kete bir kurve qe e ka kethyer gojen ne ne hale publike vetem ha mut e nxjerr mut nga goja , se vetem ate zanat njeh .

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje