
Mund ta nis kështu shkrimin, duke vënë në hyrje njoftimin V.O:
“Këtë dhe, që e kemi edhe atdhe, këtë nuk e dua…, por erdha, pashë dhe po dëshmoj realitetin”.
Edhe pa e dashur atdheun mund ta bësh kaq gjë. Sepse është kthyer në modë të ditës që për të qenë ‘ i kohës’, ose për t’u bërë interesant, nis e shpik skenat më të shëmtuara për vendin tënd. Madje, po u kap dikush që thotë fjalët e duhura për atdheun, këtë e sulmojnë si ‘otomanët’. ‘Intelektual është ai që shan atdheun e vet!’, po thonë. Nuk është nevoja ta duash atdheun, nëse nuk do që ta duash. Po që të tregosh atë që shikon e prek, kjo quhet përgjegjësi intelektuale. Po them aq më tepër për median. Se shkrimtarët, në fund të fundit, rrethe rrotull fshatit vërtiten e shkruajnë vargje për njëri tjetrin. Po gazetarët që kanë përgjegjësinë dhe mundësinë që të futen skërkë më skërkë e të informojnë publikun. Të paktën të vihesh në rolin e një reporteri të huaj. Ai, i huaji, teksa Shqipëria nuk kishte interes për botën, as që e kishte dëgjuar emrin e Bogës apo të Bënjës. Mirëpo deri më sot nuk besoj se ka mbetur rrëzë e vendit tonë pa u zbuluar nga reporterët e huaj. Jo se ata ‘ kanë dashuri për atdheun tonë’, por se kanë detyrën të zbulojnë botën siç është.
Të paktën kaq të bënte media jonë, edhe pa e dashur atdheun. Se po të themi ‘ta duash atdheun’, këta të quajnë ‘komunist’, ose minimum ‘njeri i qeverisë’. S’e dinë se po bëjnë një budallëk të madh duke i quajtur të gjithë ‘ të dashuruarit me atdheun’, si njerëz të afërt me qeverinë dhe me shtetin. Këtë verë, edhe një herë tjetër, u konstatua se media shqiptare është e para në botë që nuk di të shkruajë reportazhe nga vendi i vet. U provua me turizmin. Nuk ka mbetur, besoj, media serioze në botë, veçanërisht në Perëndim, pa shkruar reportazhe dhe dokumentare nga lokacionet turistike në Shqipëri. Ashtu siç edhe kanë shkruar për turizmin e vendeve të tyre. Sepse ky është një shërbim për qytetarët. Nëse do që ti të jesh një dritare që bashkatdhetarët e tu e hapin që në agim për të vizatuar ku kalohet jeta në stinë vaknance, atëherë reportazhi për turizmin quhet hapësira jote. Edhe pa e dashur atdheun tënd, nëse nuk ke dëshirë mos e duaj; por ‘dil nga strofka e inatit, shiko, dhe dëshmo’. Gjëja më e afërt që të intereson është se në mbrëmje do të konstatosh se edhe media jote ushqehet nga turizmi. Minimumi është kjo, aq minimum sa të mos e duash atdheun, meqë atdheu ‘është i qeverisë’. Sipas shumë studiuesve, gazeta e parë ishte Acta Diurna, 59 vjet para Krishtit, e krijuar nga romakët. Nuk kishte shumë shtrirje, aq sa ishte rrezja ku mund të mblidhej informacioni. Por u tregonte njerëzve çfarë kishte ndodhur, kush kishte vdekur e kish kishte lindur në 24 orët, u sillte edhe thashetheme… Por ama i njoftonte njerëzit për çfarë shikonte e merrte vesh.
Të mos i mbushësh ekranet dhe faqet e gazetave me jetën e turizmit, kjo do të thotë se jetës tënde i eliminon një stinë, të paktën. Ka disa që shkruajnë më të zezën ose që përgjojnë orën kur dynden turistët e shkojnë për gjumë. Atëherë e filmojnë plazhin të boshatisur. Këta e bëjnë në emër të ‘ lajmit korrekt e të paanshëm”, por në fakt gënjejnë. Gënjeshtra nuk pranohej as në gazetën Acta Diurna të Romës së lashtë. Gënjeshtra në media është gropë në memorien kolektive. Edhe pa e dashur atdheun mund të tregosh atë që ndodh. Vendi ynë që është edhe ‘atdhe’ për shumicën absolute të banorëve, ka bërë përparime shumë të mëdha. Megjithatë, edhe sikur të mos ishte kështu, pse u dashka shkruar pa dashuri për atdheun?
Arsyeja:
Sepse ka plot atdhetarë që të sulen nëse thua të vërtetën për vendin tënd. Këta të akuzojnë se ‘i shërben Edi Ramës’ . Sa i mbinatyrshëm duhet të ndihet ky njeri që e quajnë ‘ vetë atdheu’. Nëse atdheu do te ishte një njeri i vetëm, atëherë do te quhej ‘at- njeri’, por quhet ‘at – dhè’. Ndoshta që mijëra vjet më parë ka pasur njerëz qe nuk e duan atdheun për shkak të një njeriu, e atëherë kanë bërë zgjidhjen duke përdorur fjalën neutrale ‘ dheu’.
Si kolegu im Sandër Çipa i quan ‘ atdhetarët’ me fjalën e shpikur ‘dheas’.
E ke qare zotni
"E veshur me blerime kjo toke, Agimet pret.....:
O Sandër Çipa, as yt atë, tashmë i ndjerë, nuk e përdori kurrë këtë “DHERAS”, mbasi në shqipen e pastër ( përsëri të tyt eti) tingëllon DHJERAS që e dimë mirë ne shqipot se çdo të thotë i DHJERË.
Ja ku doli shpejt e shpejt asqeri i otomanit non grata , i qoftëlargut të Viçidollit . Shëmbull konkret i atyre plehrave , që përmënd aq bukur gazetari i nderuar Frrok Çupi , ky i sipërmi L.XH. i cili pa ju dridhur dora , e quan ATDHEUN ku ka lerë "të dhjerë" . Ty dhe ç'të përmban pragu i shtëpisë , more zagar i fëlliqur , ju dhjefshin 4 milon shqiptarë , edhe ata që jetojnë jashtë vendit .
Jo dheras dheas..!! Kurse une do thosha ata qe e nxijnë te verteten janl mutas..!!
Cdo lloj qeni qe flet per ty edhe mund te kete te drejte, por ajo Cfar shkruan dhe se si e transmeton ceshtjen e Atdheut per mua dhe per shume te tjere si une je BRILANT dhe nuk ka fjale tjeter per ata qe kane sado pak mend ne koke.Kur ta marre veshe idjoti se eshte idjota atehere do te ndryshojne edhe shume gjera i dashur Frrok me ate pene qe vlen me shume se nje plumb per ata qe abuzojne me atdhen e vete.
Nuk arrijnë të bëjnë reportazhe gazetarët, se kjo është tokë e xanun e padishahut që me makinerinë e unukëve rreth e rrotull kanë vënë zhurmuesin ndaj atyre tradhëtarëve dhe imperialistëve që na shajnë Shqipërinë. Nuk la shkollë dhe hale pa inagurar vetë padishahu i Shqipërisë dhe veziri i Tiranës. Pastaj dy sorrat (që kur të largohet padishahu do i nxjerrin sytë njëra-tjetrës). Nuk kam parë asnjë kryeministër në botë dhe asnjë kryetar bashkie që të inaugurojë çdo ditë sa kilometra asfalt janë shtruar dhe sa bukur janë lyer shkollat. Sa për sharjen e mëmëdheut, është drejta e secilit të kritikojë. Por besoj se shumica nuk e ka me vendin e tij, por me hijenat që kanë marë frenat dhe gjithshka në dorë. Prandaj or Frrok djali, mos i bo furçe kot kriminelëve me kollare dhe çitjane
Frrok Çupi penë e Artë!
Z. Cupi , je nje lende e pare ose prototip shume , shume interesant . Je nje fluger I vertete . Nuk ka lidhje me ndryshimin , sepse I tilli tregon mencuri , pergjegjesi per te kerkuar rruget e zgjidhjet me te mire per ate te miren e pa fund . Kjo metamorfoza jote e perhershme cenon dic thelbezore , Karakterin . Kesisoj edhe kur nenvizon gjera te drejta , nuk je I besueshem . Edhe vete e ndien , e vuan kete traume qe I ke shkaktuar vetes dhe ai qe te lexon , e ndien dihatjen tende Sizifiane per per rikuperim , por qenkan CA gjera qe kur prishen , nuk rregullohen me kurre ...
Sikur te kesh lexuar komentet negative dhe sharjet per nje reportazh te emisionit "D ritare" per Delvinen..!Po c'keni o njerez kaq negativitet per vendin ame ..!
Kjo tokë mban edhe Frrok Çupin! Harroi Frroku se çfarë të zezash shkruante për Ramën derisa më pas kaloi tek lavdërimet e gjyshes veneciane. Ky është si veshje double face që vishet nga të dyja anët.
Ky te pakten I harroi,po ti kur do I harrosh karlliqet e tua.Apo nje kar vetem karlliqe shkruan.
Po n'at er , Baltanët , Llucerët , Dheracët , u poqën në Plitsar me Plugun e bën më katsh gosti një karpë . Djem trine ata . Trima iç .
Hajde ne Amerike, o Frrokçup, edhe pyet nje kalimtar te rastit a eshte antiamerikane te kritikosh presidentin. Do te pergjigjet se, nese mendon se presidenti s’ka punuar mire, eshte antiamerikane te mos e kritikosh. Fakti eshte qe te ardhurat nga turizmi jane rritur vitet e fundit. Eshte gjithashtu fakt qe investimet me te medha ne ndertim e turizem po behen nga organizata kriminale qe pastrojne para. Eshte gjithashtu fakt qe te ardhurat nga turizmi po shperndahen ne menyre shume te pabarabarte ne ekonomi dhe vendet e punes qe hapen kane karakter sezonal dhe informal. Eshte gjithashtu fakt se vendi nuk po zhvillon dot industri prodhuese per te diversifikuar bazen e ekonomise. Eshte gjithashtu fakt qe forca punetore po emigron me ritem te frikshem sepse vetem sklleverit dhe bujkroberit duan te jetojne ne Palermo. Une mendoj, o Frrokçup, se eshte antishqiptare te mos diskutosh mbi kete realitet te hidhur.
Cfare dl te..thuash Frrok? Asnje nuk shan memedheun! Nese ke vene re, ne qe jetojme ne perendim.shajme politikanet dhe ara qe vijne pas ryre se e kane shakaterruar Shqiperine! Ty mbase nuk te hyn ne sy sepse ne Shqiperi.ke jetuar dhe aty ke perfituar! Ato te.mirst qe ka Shqiperia nuk i kane sjelle poltikamet ppr zoti qe I ka gjithcka. Harroje Sali kermen, por Rama mburret me deitin dhe natyren sikur I ka krijuar ai me doten e tij.
Per Çupin e shoket e tije . Nuk po na ndahet filozofia e mentaliteti komunist i perpjekjes per te identifikuar Atdheun me partine e kush ishte kunder partise bente tradhti ndaj Atdheut. Kjo filizofi realishte eshte vazhdim i demit qe i behet Atdheut . Me kete mentalitet i gjeti shqiptaret 90ta ku iken nga Atdheu si prej koleres. Per ate çfare Zoti ju ka dhene shqiptareve megjithse shume me teper se Clare kane sot prapeseprape kane Atdheun me te bukur e me te pasur se asnje vend tjeter i botes per njesi te siperfaqes. Nese z Çupi e shume si ky qe vijne nga erresira komuniste e nuk ju shqiten atij vend si rriqnat per 50 vjet vertete duan te shkruajne e te kontribuojne per Atdheun e shqiptarve tju tregojne shqiptareve se perse e braktisin Atdheun sikur jane duke u larguar nga kolera edhe sot e kesaj dite. A ka nje vend te dyte ne bote qe vendin me te bukur e te pasur per cfare Zoti ju ka dhene e kane braktisur me shume se 50% e popullit. Po ju them qe femijet e shqiptareve sot po shkollohen ne universitetet me prestigjoze te Amerikes e Europes madje me rezultate te shkelqyera pra jemi nje popull qe Zoti eshte treguar bujar me ne edhe me mente e kokes. I bej thirrje bashkekombasve te mije vetem ti perdorin mendet e kokes nje here ne 4 vjet per te mire e ne sherbim te Atdheut nese nuk duan qe Atdheu i tyre te shnderrohet ne Kurdistan.
Shume e sakte!
Bravo Frrok se keta palaco e qenefa qe shajne Shqiperin jane palacot ma te qelbur
Nuk shan njeri Shqiperine o koqe kandari! Qeveria Shqiptare nuk identifikohet me Shqiperine! Ne shajme poltikanet dhe politikat qe e kane shkaterruar ate vend. Ne, o Frrok, nuk ka rruhet shume se kush eshte ne pushtet. Madje shumica jone kishim shprese tek ky Gjatoshi qe eshte kthyer ne influencer ne YouTube apo Instagram. Ne kemi deshire te behet Shqiperia shtet I vertete per popullin dhe jo per politikanet, gangsterat, kurvat, etj. Ti Frrok nuk e kupton se nuk ke jetuar me dekada ne perendim. Apo te punosh ne qeverine e nje vendi te zhvilluar. Kur degjon dhe lexon lajme ku drejtorat ne pune qeverie abuzojne me femrat per seks apo kercenojne burrat e tyre e kupton se sa mbarapa eshte Shqiperia. Ti Frrok nuk e kupton dot jetesen ne perendim ku polici po te pa qe te ka rene goma, pervesh menget dhe te ndihmon. Ka shume gjera qe ju gazetaret apo analistet nuk I merrni vesh dhe duhet te kerkoni me shume nga qeveria sesa te mundoheni tu mbyllni gojen njerezve qe ankohen. Apo doni to fusni ne burg si dikur Enveri se ankoheshin per buke?
O klysh i Lavires 1941...
Ti Tan Karin qe paske jetuar ne prendim dhe paske hanger lang patatesh,ti qeverin shaje por jo te shpifsh per vendin se je bere si koqet e shpifra te salehut
Ku jane shpifjet per vendin qe kam bere o Vicidol? Ne flasim per qeverite por mentaliteti juaj eshte qe vendi dhe qeveria apo Edi Rama jane nje. I gjithe fisi im ne Shqiperi voton per keta dhe asgje nuk eshte bere per te rritur mireqenien. Qenke dhe me shume edukate se shan shume pale! Mbase ke marre edhe ti ndonje cope toke, rere ne plazh, apo vend pune ne administrate. Ju dhe te tjeret si ju do e coni shume lart Shqiperine!
Edhe pa dashur atdheun thuj cfare po sheh !Po,shoh nje korupsion galopant nga pushteti hajdut iripjelles nje vjedhje me partneritetin Publik privat qe nuk eshte pare asnjehere ne historine e shtetit shqiptar , shoh nje tentative te te gjatit te ripjelljes per ta paraqitur gjithe kete realitet si parajsen e krijuar nga ai, shoh nje propogande nga lapangjozet dhe maskarenjet e mediave per ti bere gojore dhe bythe lepirje ketij pushteti ne shkembim te kockes se rradhes. Shoh edhe shume gjera te tjera por nuk mafton koha per ti shprehur.
Ne i themi "rri shtrembër,por fol drejt"!